Faqja: 1
Redmi Note 11
Udhëzuesi i përdorimit të shpejtë
Faqja: 2
SHTU. 16 GUSHT
02
48
Butonat e
volumit
Butoni i
energjisë
Porta USB e tipit C
Faqja: 3
Ju falënderojmë që zgjodhët Redmi Note 11
Mbani shtypur butonin e energjisë për të ndezur pajisjen.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar pajisjen.
Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit:
www.mi.com/global/service/userguide
MIUI
Redmi Note 11 vjen me instalim paraprak me MIUI, sistemi ynë operativ i bazuar tek
Android, i cili ofron përditësime të vazhdueshme dhe veçori praktike për përdoruesin
bazuar në sugjerimet nga mbi 200 milionë përdorues aktivë në mbarë botën. Për më
shumë informacion vizitoni en.miui.com
Mbajtësja e kartës SIM:
Micro SD
Nano-SIM
Nano-SIM
Rreth sistemit me dy karta SIM:
• Opsioni i dy kartave SIM 4G ofrohet duke zgjedhur operatorët e telefonisë dhe mund
të mos jetë i disponueshëm në të gjitha rajonet.
• Mbështet dy karta nano-SIM. Kur përdoren të dyja foletë e kartave SIM, secila kartë
mund të caktohet si kartë parësore.
• VoLTE mbështetet nga operatorët e telefonisë vetëm në disa rajone.
• Sistemi mund të përditësohet automatikisht për performancë optimale të rrjetit. Për
detajet shihni versionin e sistemit që është në përdorim në pajisje.
• Mos futni karta SIM jo standarde në folenë e kartës SIM. Ato mund të dëmtojnë
folenë e kartës SIM.
• PARALAJMËRIM: Mos e zbërtheni këtë pajisje.
Faqja: 4
WEEE
Për asgjësimin e sigurt të këtij produkti duhen ndërmarrë masa kujdesi të
posaçme. Ky shënim tregon se ky produkt nuk duhet hedhur me
mbeturinat e tjera shtëpiake në BE.
Për të parandaluar dëmtimin e mjedisit ose të shëndetit të njeriut nga
hedhja e papërshtatshme e mbeturinave dhe për të nxitur ripërdorimin e
qëndrueshëm të burimeve materiale, ju lutemi të kryeni riciklim të përgjegjshëm.
Për të ricikluar në mënyrë të sigurt pajisjen tuaj, përdorni sistemet e kthimit dhe të
grumbullimit ose kontaktoni me shitësin ku keni blerë në fillim pajisjen.
Për të parë deklaratën tonë për mjedisin, vizitoni lidhjen e mëposhtme:
www.mi.com/en/about/environment
KUJDES
RREZIK SHPËRTHIMI NËSE BATERIA ZËVENDËSOHET ME NJË LLOJ TË PASAKTË.
HIDHNI BATERITË E PËRDORURA NË PËRPUTHJE ME UDHËZIMET.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të dëgjimit, mos dëgjoni me
volum të lartë për periudha të gjata.
Informacione dhe masa kujdesi shtesë për sigurinë mund të gjenden në
lidhjen e mëposhtme: www.mi.com/en/certification
Informacione të rëndësishme për sigurinë
Përpara përdorimit të pajisjes lexoni të gjitha informacionet e mëposhtme të sigurisë:
• Përdorimi i kabllove, i karikuesve ose i baterive të paautorizuara mund të shkaktojë
zjarr, shpërthim ose të paraqesë rreziqe të tjera.
• Përdorni vetëm aksesorë të autorizuar që janë të përputhshëm me pajisjen tuaj.
• Temperatura e funksionimit e kësaj pajisjeje është 0°C deri në 40°C. Përdorimi i
pajisjes në një mjedis jashtë këtij diapazoni mund të dëmtojë pajisjen.
• Nëse pajisja ofrohet me bateri të integruar, mos tentoni ta ndërroni vetë baterinë, në
mënyrë që të shmangni dëmtimin e baterisë ose të pajisjes.
• Karikojeni pajisjen vetëm me kabllon dhe karikuesin e përfshirë ose të autorizuar.
Përdorimi i karikuesve të tjerë mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike dhe dëmtim
të pajisjes dhe të karikuesit.
• Pasi karikimi të përfundojë, shkëputni karikuesin edhe nga pajisja, edhe nga priza
elektrike. Mos e karikoni pajisjen për më shumë se 12 orë.
• Bateria duhet ricikluar ose asgjësuar e diferencuar nga mbeturinat shtëpiake.
Trajtimi i gabuar i baterive mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim. Asgjësoni ose
ricikloni pajisjen, baterinë dhe aksesorët e saj në përputhje me rregulloret lokale.
• Mos e zbërtheni, mos e goditni, mos e copëtoni ose mos e digjni baterinë. Nëse
bateria duket e deformuar ose e dëmtuar, ndaloni menjëherë përdorimin e saj.
- Mos e lidhni baterinë shkurt, pasi ky veprim mund të shkaktojë mbinxehje, djegie
ose lëndim tjetër.
- Mos e vendosni baterinë në ambient me temperaturë të lartë.
- Mbinxehja mund të shkaktojë shpërthim.
- Mos e zbërtheni, mos e goditni ose mos e copëtoni baterinë, pasi ky veprim
mund të shkaktojë rrjedhjen, mbinxehjen ose shpërthimin e baterisë.
- Mos e digjni baterinë, pasi ky veprim mund të shkaktojë zjarr ose shpërthim.
- Nëse bateria duket e deformuar ose e dëmtuar, ndaloni menjëherë përdorimin
e saj.
• Përdoruesi nuk duhet ta heqë ose ta modifikojë baterinë. Heqja ose riparimi i
baterisë duhet kryer vetëm nga një qendër riparimi e autorizuar nga prodhuesi.
• Mbajeni pajisjen të thatë.
• Mos u përpiqni ta riparoni vetë pajisjen. Nëse ndonjë pjesë e pajisjes nuk funksionon
si duhet, kontaktoni me mbështetjen për klientin të "Mi" ose dërgojeni pajisjen te
Faqja: 5
një qendër riparimi të autorizuar.
• Lidhini pajisjet e tjera në përputhje me manualet e tyre të udhëzimeve. Mos lidhni
pajisje të tjera të papajtueshme me këtë pajisje.
• Për ushqyesit AC/DC, priza elektrike duhet të jetë e instaluar afër pajisjes dhe të jetë
lehtësisht e arritshme.
Masat e kujdesit për sigurinë
• Ndiqni të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme që kufizojnë përdorimin e
telefonave celularë në rrethana dhe në ambiente të veçanta.
• Mos e përdorni telefonin në pikat e karburantit ose në ambiente të tjera me
atmosferë shpërthyese ose potencialisht shpërthyese, duke përfshirë vendet e
mbushjes me karburant, hapësirat nën kuverta në anije, mjediset e transferimit
ose të ruajtjes së lëndëve djegëse apo kimikateve ose në vende ku ajri mund të
përmbajë kimikate ose grimca të tilla si kokrriza, pluhur ose pluhura metalikë.
Zbatoni të gjitha tabelat e vendosura për fikjen e pajisjeve me valë, të tilla si telefoni
celular ose pajisjet e tjera radio. Fikni telefonin celular ose pajisjet me valë kur jeni
në një zonë shpërthimesh apo në vende ku kërkohet që të fiken "radiot dhënëse-
marrëse" ose "pajisjet elektronike", për të parandaluar rreziqet e mundshme.
• Mos e përdorni telefonin në sallat e operimit në spital, në dhomat e urgjencës
ose në ambientet e reanimacionit. Veproni gjithmonë në përputhje me të gjitha
rregullat dhe rregulloret e spitaleve dhe të qendrave shëndetësore. Nëse keni
pajisje mjekësore, konsultohuni me mjekun tuaj dhe me prodhuesin e pajisjes për
të përcaktuar nëse telefoni mund të ndërhyjë në funksionimin e pajisjes. Për të
shmangur interferencën e mundshme te një stimulues kardiak, ruani gjithmonë
një distancë prej 15 cm midis telefonit celular dhe stimuluesit kardiak. Kjo mund
të arrihet duke e përdorur telefonin në veshin në anën e kundërt me stimuluesit
kardiak dhe duke mos e mbajtur telefonin në xhepin në kraharor. Për të shmangur
interferencën me aparaturat mjekësore, mos e përdorni telefonin pranë aparatit
ndihmës të dëgjimit, implanteve kokleare ose pranë pajisjeve të tjera të ngjashme.
• Zbatoni të gjitha rregulloret e sigurisë në avion dhe fikni telefonin në bordin e
avionit, kur kërkohet diçka e tillë.
• Kur jeni duke drejtuar një mjet, përdoreni telefonin në përputhje me ligjet dhe
rregulloret përkatëse të qarkullimit rrugor.
• Për të shmangur goditjen nga rrufeja, mos e përdorni telefonin jashtë në mot me
vetëtima.
• Mos e përdorni telefonin për të bërë telefonata kur ai është duke u karikuar.
• Mos e përdorni telefonin në vende me lagështi të lartë, si për shembull në banjë. Ky
veprim mund të rezultojë në goditje elektrike, lëndim, zjarr dhe dëmtim të karikuesit.
Deklarata për sigurinë
Përditësoni sistemin operativ të telefonit duke përdorur veçorinë e integruar të
përditësimit të softuerit ose vizitoni një nga pikat tona të autorizuara të shërbimit.
Përditësimi i softuerit me anë të mënyrave të tjera mund të dëmtojë pajisjen ose të
rezultojë në humbjen e të dhënave, në probleme sigurie dhe në rreziqe të tjera.
Rregulloret e Bashkimit Evropian
Deklarata e konformitetit me RED
Xiaomi Communications Co., Ltd., me këtë dokument deklaron se ky telefon celular
dixhital GSM / GPRS / EDGE / UMTS / LTE me Bluetooth dhe Wi-Fi 2201117TY është
në përputhje me kërkesat themelore dhe dispozitat e tjera përkatëse të Direktivës
2014/53/BE "Për pajisjet radio" (RED). Teksti i plotë i deklaratës EU të konformitetit
disponohet në adresën e mëposhtme të internetit:
Faqja: 6
www.mi.com/en/certification
Informacioni për ekspozimin RF (SAR)
Kjo pajisje është në përputhje me kufijtë e shkallës së përthithjes specifike të energjisë
(SAR) për ekspozimin e popullatës së përgjithshme/të pakontrolluar (lokalizuar në 10
gram SAR për kokën dhe trupin, kufiri: 2,0 W/kg) të specifikuar në Rekomandimin e
Këshillit 1999/519/KE, Udhëzuesin e ICNIRP dhe te RED (Direktiva 2014/53/BE).
Gjatë testimit të SAR, kjo pajisje është caktuar që të transmetojë në nivelin më të lartë
të certifikuar të fuqisë në të gjithë brezat e testuar të frekuencës dhe është vendosur
në pozicione që simulojnë ekspozimin RF gjatë përdorimit në kokë pa asnjë ndarje dhe
pranë trupit me një ndarje 5 mm.
Pajtueshmëria e SAR për përdorimin në trup bazohet në një distancë ndarjeje prej
5 mm midis njësisë dhe trupit të njeriut. Kjo pajisje duhet mbajtur të paktën 5 mm larg
trupit për të garantuar që niveli i ekspozimit RF të jetë në pajtim me nivelin e raportuar
ose më i ulët se ai. Kur e mbani pajisjen pranë trupit duhet përdorur një kapëse për
rripin e mesit ose një këllëf mbajtës, i cili nuk përmban pjesë metalike dhe mundëson
ruajtjen e një ndarjeje të paktën 5 mm midis pajisjes dhe trupit. Pajtueshmëria me
ekspozimin RF nuk është testuar ose nuk është certifikuar me ndonjë aksesor që
përmban metal dhe mbahet në trup, dhe përdorimi i një aksesori të tillë duhet evituar.
Informacioni për certifikimin (SAR më i lartë)
Kufiri SAR 10 g: 2,0 W/Kg,
Vlera e SAR: Koka: 0,598 W/Kg, Trupi: 0,996 W/Kg (5 mm distancë).
Informacioni ligjor
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndiqni rregulloret kombëtare dhe lokale në vendet ku përdoret pajisja.
Kjo pajisje është e kufizuar për përdorim vetëm në ambiente të brendshme kur punon
në diapazonin e frekuencave 5150 deri në 5350 MHz në shtetet e mëposhtme:
AT BE BG HR CY CZ DK
EE FI FR DE EL HU IE
IT LV LT LU MT NL PL
PT RO SK SI ES SE UK(NI)
IS LI NO CH TR
Kufizimet në brezin 2,4 GHz:
Norvegji: Ky nënseksion nuk zbatohet për zonën gjeografike brenda një rrezeje prej
20 km nga qendra e Ny-Ålesund.
Sigurohuni që karikuesi i përdorur plotëson kërkesat e pikës 6.4.5 në standardin IEC/EN
62368-1 dhe që ai është testuar dhe miratuar në përputhje me standardet kombëtare
ose lokale.
Brezat e frekuencës dhe fuqia
Ky telefon celular ofron brezat e mëposhtëm të frekuencave vetëm në zonat e BE-së
dhe fuqinë maksimale të radio-frekuencave si më poshtë:
Faqja: 7
GSM 900: 35,5 dBm
GSM 1800: 32,5 dBm
Brezi WCDMA 1/8: 25,7 dBm
Brezi LTE 1/3/7/8/20/28/38/40/41(2535MHz-2655MHz): 25,7 dBm
Bluetooth: 20 dBm
Brezi 2,4 GHz i Wi-Fi: 20 dBm
Wi-Fi 5 GHz: 5150 deri në 5250 MHz: 23 dBm, 5250 deri në 5350 MHz: 20 dBm, 5470 deri
në 5725 MHz: 20 dBm, 5725 deri në 5850 MHz: 14 dBm
NFC: 13,56 MHz < 42 dBuA/m në 10 m
Rregulloret e FCC
Ky telefon celular është në përputhje me pjesën 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi
u nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk duhet të shkaktojë
interferencë të dëmshme dhe (2) kjo pajisje duhet të pranojë çdo referencë
të marrë,
përfshirë interferencën që mund të shkaktojë funksionim të padëshiruar.
Ky telefon është testuar dhe ka rezultuar në përputhje me kufijtë për pajisjet dixhitale
të klasës B, në zbatim të pjesës 15 të rregullave të FCC-së.
Këta kufij janë projektuar për të siguruar mbrojtje të arsyeshme kundër interferencës
së dëmshme në një instalim rezidencial.
Kjo pajisje krijon, përdor dhe mund të rrezatojë energji nga radio-frekuencat dhe
nëse nuk instalohet e nuk përdoret në përputhje me udhëzimet mund të shkaktojë
interferencë të dëmshme në radio-komunikime.
Megjithatë, nuk ka asnjë garanci që interferenca nuk ndodh në një instalim të
veçantë. Nëse kjo pajisje shkakton interferencë të dëmshme në sinjalin e radios ose
të televizionit, gjë e cila mund të konstatohet duke fikur dhe duke ndezur pajisjen,
sugjerohet që përdoruesi të përpiqet ta korrigjojë interferencën me një nga veprimet
e mëposhtme:
- Ridrejton ose zhvendos antenën marrëse.
- Rrit hapësirën midis pajisjes dhe aparatit marrës.
- Lidh pajisjen në një prizë elektrike në një qark të ndryshëm nga ai ku është lidhur
aparati marrës.
- Konsultohet për ndihmë me shitësin ose me një teknik radio/TV me përvojë.
Informacioni për ekspozimin RF (SAR)
Kjo pajisje përmbush kërkesat shtetërore për ekspozimin ndaj radio valëve. Kjo pajisje
është projektuar dhe prodhuar që të mos kalojë kufijtë e emetimit për ekspozimin
ndaj energjisë së radio-frekuencave (RF). Standardi për ekspozimin për pajisjet me
valë përdor një njësi matëse
që njihet me emrin "shkalla e përthithjes specifike të
energjisë" ose SAR.
Kufiri i SAR i përcaktuar nga FCC është 1,6 W/Kg. Për përdorimin me mbajtje në trup,
kjo pajisje është testuar dhe ajo përmbush udhëzimet e FCC-së për ekspozimin RF, për
përdorimin me një aksesor që nuk përmban pjesë metalike dhe pozicione të pajisjes
me një distancë minimale prej 1,5 cm nga trupi. Pajtueshmëria me ekspozimin RF me
aksesor të mbajtjes në trup që përmban pjesë metalike nuk është testuar dhe nuk
është certifikuar dhe përdorimi i një aksesori të tillë për mbajtjen në trup duhet evituar.
Çdo aksesor i përdorur me këtë pajisje për përdorimin me mbajtje në trup duhet ta
mbajë pajisjen minimumi 1,5 cm larg trupit.
Shënimi i FCC-së
Ndryshimet ose modifikimet që nuk janë miratuar shprehimisht nga pala përgjegjëse
për sigurimin e pajtueshmërisë mund të bëjnë që përdoruesi të humbasë të drejtën e
përdorimit të pajisjes.
Me këtë njësi duhen përdorur kabllo të mbrojtur, për të garantuar pajtueshmërinë me
kufijtë e klasës B të FCC-së.
Etiketa elektronike
Kjo pajisje ka një etiketë elektronike për informacionet e certifikimit.
Faqja: 8
Për ta hapur atë, shkoni te Settings > About phone > Certification, ose hapni Settings
dhe shkruani "Certification" në shiritin e kërkimit.
Modeli: 2201117TY
2201 tregon se ky produkt do të hidhet në treg pas muajit janar 2022.
Prodhuesi : Xiaomi Communications Co.,Ltd.
adresai : #019, 9th Floor, Building 6, 33 Xi’erqi Middle Road, Haidian District, Beijing,
China
Modeli : MDY-11-EZ
Tensioni në hyrje : 100-240 V~
Frekuenca në hyrje : 50/60 Hz
Tensioni në dalje : 5,0 V / 9,0 V / 12,0 V / 20,0 V / 11,0 V
Rryma në dalje : 3,0 A / 3,0 A / 2,25 A / 1,35 A / 3,0 A maks
Fuqia në dalje : 15,0 W / 27,0 W / 27,0 W / 27,0 W / 33,0 W maks
Efiçenca aktive mesatare : ≥82,0%
Mohimi i përgjegjësisë
Ky udhëzues i përdorimit të shpejtë është publikuar nga Xiaomi ose një kompani bijë
lokale e tij. Xiaomi mund të kryejë në çdo kohë dhe pa asnjë njoftim përmirësime dhe
ndryshime në këtë udhëzues, që janë të detyruara si pasojë e gabimeve tipografike, të
pasaktësive të informacionit aktual apo si rezultat i përmirësimit në programe dhe/ose
pajisje. Sidoqoftë, këto ndryshime do të përfshihen në botimet e reja online të udhëzuesit
të përdorimit të shpejtë (për detajet vizitoni www.mi.com/global/service/userguide).
Të gjitha fotot janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë saktësisht
pajisjen aktuale.
Prodhuesi: Xiaomi Communications Co., Ltd.
Adresa postare e prodhuesit:
#019, 9th Floor, Building 6, 33 Xi’erqi Middle Road,
Haidian District, Beijing, China, 100085
Marka: Redmi Modeli: 2201117TY
© Xiaomi Inc. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Pyetje dhe përgjigje
Ke një pyetje në lidhje me Xiaomi Redmi Note 11 por nuk mund ta gjesh përgjigjen në udhëzuesin e përdoruesit? Ndoshta përdoruesit e ManualsCat.com mund të të ndihmojnë me përgjigjen e pyetjes tënde. Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, pyetja jote do të shfaqet poshtë udhëzuesit të Xiaomi Redmi Note 11. Lutemi sigurohu që ta përshkruash vështirësinë tënde me Xiaomi Redmi Note 11 sa më saktë që të mundesh. Sa më e saktë është pyetja jote, aq më të larta janë shanset për të marrë shpejt një përgjigje nga një përdorues tjetër. Kur dikush reagon ndaj pyetjes tënde do të njoftohesh automatikisht me email.
Bëj një pyetje në lidhje me Xiaomi Redmi Note 11