Faqja: 1
Shqip
15
Informacione sigurie
Ju lutem lexoni informacionet e rëndësishme të sigurisë para se ta përdorni pajisjen. Përmban
informacione të përgjithshme sigurie për pajisjet dhe mund të përfshijë materiale që nuk
zbatohen për pajisjen tuaj. Ndiqni udhëzimet e paralajmërimit dhe kujdesit për të parandaluar
dëmtimet ndaj vetes dhe të tjerëve dhe për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.
Termi“pajisje”i referohet produktit dhe baterisë së tij, karikuesit dhe artikujve të dhënë
bashkë me produktin, dhe çdo aksesor i aprovuar nga Samsung i dhënë bashkë me
produktin.
Paralajmërim
Mosrespektimi i paralajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të
shkaktojë lëndime serioze ose vdekje
Pajisja juaj përmban magnete. Mbajeni pajisjen larg nga objektet që mund të ndikohen nga
magnetet, si për shembull kartat e kreditit dhe pajisjet mjekësore të implantueshme. Nëse keni
një pajisje mjekësore të implantueshme, konsultohuni me mjekun para se ta përdorni
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Lidhjet jo të forta mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e prekni pajisjen, kabllot e energjisë, spinat ose prizën elektrike me duar të lagura ose me
pjesë të tjera të trupit të lagura
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e tërhiqni kabllin e energjisë fort kur e shkëputni
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ndërsa pajisja është duke u karikuar
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Faqja: 2
Shqip
16
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi
• Përdorimi i karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja
të mos funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të pëlcasë.
• Përdorni vetëm bateri, karikues dhe kabllo të aprovuar nga Samsung të bërë posaçërisht për
pajisjen tuaj. Bateritë, karikuesit dhe kabllot e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze
ose dëmtime në pajisjen tuaj.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor aksesorë apo pajisje që
nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
• Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion në të.
• Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose mos i shkaktoni goditje të forta pajisjes
• Kjo mund të dëmtojë pajisjen ose baterinë, të bëjë që pajisja të dëmtohet ose të shkurtojë
jetëgjatësinë e saj.
• Kjo gjithashtu mund të shkaktojë nxehje, djegie, zjarr ose rreziqe të tjera.
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
• Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos e vendosni baterinë
ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund
të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e
përdorur.
• Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
• Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të
shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
• Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
• Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe jetën e
pajisjes dhe baterisë.
• Mos përdorni kurrë një karikues ose bateri të dëmtuar.
• Mos e përdorni kabllo që është zhveshur ose është dëmtuar, dhe as mos përdorni karikues ose
bateri që është dëmtuar ose nuk funksionon mirë.
• Mos e ndizni ose përdorni pajisjen kur vendi i baterisë është i ekspozuar.
Faqja: 3
Shqip
17
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje gatimi me nxehtësi ose enë
me presion
• Bateria mund të rrjedhë.
• Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta pluhuri ose materiale
fluturuese në ajër
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të keqfunksionojë dhe të shkaktojë
zjarr ose goditje elektrike.
Mos e lejoni fishën universale dhe fundin e vogël të karikuesit që të bien në kontakt
me materiale përçuese, si lëngje, pluhur metalik, dhe maja lapsi. Mos e prekni xhekun
shumëfunksional me mjete të mprehta ose mos e goditni atë
Materialet përçuese mund të shkaktojnë një qark të shkurtër ose gërryerje të terminaleve, të cilat
mund të rezultojnë në shpërthim ose zjarr.
Kur përdorni karikuesin me valë, mos vendosni materiale të huaja si objekte metalike, magnete
dhe karta me shirit magnetik midis pajisjes dhe karikuesit me valë
Pajisja mund të mos karikohet mirë ose të nxehet tepër.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë
• Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni shpërthim ose zjarr.
• Fëmijët ose kafshët mund të gëlltitin pjesë të vogla.
• Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin atë siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime serioze.
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me qendrën e shërbimit të autorizuar
më të afërt.
Faqja: 4
Shqip
18
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të sigurisë mund të
shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të
ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të
interferohen nga frekuencat e radios
• Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15 cm pranë
stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
• Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në
anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
• Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni nëse
pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
• Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet elektronike
të navigimit. Ndiqni rregullat e dhëna nga kompania e fluturimit dhe udhëzimet e personelit
të avionit. Në rastet ku nuk lejohet ta përdorni pajisjen, gjithmonë përdoreni në modalitetin e
fluturimit.
• Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak të interferencës radio nga
pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë informacione.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni që të keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth
frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate dëgjimi. Para se të
përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të
ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë frekuenca radiosh, të tilla si
sistemet e zërit dhe kullat e radios
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.
Faqja: 5
Shqip
19
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
• Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e
shpërthimit.
• Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve
kimike, ose në zona shpërthyese.
• Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të njëjtin
vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër
shërbimi Samsung
• Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj.
• Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë ose
zjarr.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket
përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë
pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe
sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
• Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në
një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
• Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe
trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
• Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste“detyrash”ose kërkimi në
librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të
automjetit.
• Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun.Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të
futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
• Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin vëmendjen nga rruga.
Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju
shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
Faqja: 6
Shqip
20
Kujdesuni dhe përdoreni mirë pajisjen
Mbajeni pajisjen të thatë
• Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në pajisjen tuaj.
• Kjo pajisje ka të pajisur treguesit e brendshme të lëngshme. Dëmtimi nga uji e pajisjes tuaj mund ta
bëjë të pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Pajisja mund të përdoret në vende me temperaturë ambienti 0 °C deri në 35 °C. Mund ta mbani
pajisjen në temperaturë ambienti -20 °C deri 50 °C. Përdorimi ose mbajtja e pajisjes jashtë
temperaturave të rekomanduara mund ta dëmtojë pajisjen ose të ulë jetëgjatësinë e baterisë
• Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull brenda në makinë gjatë verës.
Nëse veproni kështu mund të bëni që ekrani të keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose
të bëni që bateria të shpërthejë.
• Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura kohore (mbi kroskotin e
një makine, për shembull).
Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull monedha, çelësa dhe varëse
• Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
• Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të shkaktojë zjarr.
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
• Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse ekspozohet në fusha
magnetike.
• Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe lejet plastike të kalimit
mund të dëmtohen nga fushat magnetike.
Shmangni kontaktin me pajisjen kur është duke u nxehur tepër. Nëse nuk bëni këtë mund të
shkaktoni djegie temperature të ulët, skuqje dhe pigmentim të lëkurës.
• Bëni kujdes nga nxehja e tepërt e pajisjes kur e përdorni për periudha të gjata dhe shmangni
kontaktin për kohë të gjatë me lëkurën.
• Mos u ulni mbi pajisje ose mos bëni kontakt direkt me lëkurën për periudha të gjata kur e karikoni
ose lidhni me një burim energjie.
• Tolerancat ndaj temperaturës së lartë ndryshojnë individualisht. Ju lutem bëni shumë kujdes në
lidhje me përdorimin nga fëmiëjt, të moshuarit dhe njerëzit me kufizime të veçanta.
Faqja: 7
Shqip
21
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
• Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e mbani ekranin shumë afër
syve tuaj.
• Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të forta gjatë shikimit
të videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash për një periudhë kohore të gjatë. Nëse
ndieni jorehati, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes.
• Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose të fikët gjatë përdorimit të një pajisjeje të tillë,
konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen.
• Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose i çorientuar, mos e përdorni pajisjen
dhe konsultohuni me një mjek.
• Për të parandaluar lodhjet e syrit, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni pajisjen.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me gishta,
luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj.
Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini
butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas përdorimit,
mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
• Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në dëgjim.
•
Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe të
bëhet shkak për aksident.
•
Gjithnjë ulni volumin përpara se të lidhni kufjet në burimin e zërit dhe përdorni
nivelin minimal të volumit të nevojshëm për të dëgjuar bisedën apo muzikën.
• Mund të pësoni ndonjë infeksion në vesh nëse kufjet bien në kontakt me materiale të huaja dhe
nëse i mbani për kohë të gjatë. Mbajini kufjet të thata dhe të pastra.
• Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni përdorimin e
kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar elektricitetin statik para
se të lidhni kufjet me pajisjen.
• Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu mund të
shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e jashtëligjshme në
varësi të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve.
Faqja: 8
Shqip
22
Bëni kujdes kur vini pajisjen
• Për të bërë matje të sakta, duhet ta mbani pajisjen në mënyrë të tillë që të puthitet me kyçin e
dorës. Pas matjes, lirojeni rripin që të lejoni ajrin të qarkullojë në lëkurë. Rekomandohet që ta mbani
pajisjen në mënyrë të tillë që të mos jetë as tepër e lirë, as tepër e shtrënguar, dhe që ta ndjeni rehat
në situata normale.
• Kur e mbani pajisjen për kohë të gjatë ose bëni ushtrime me intensitet të lartë ndërsa e mbani,
mund të ndodhë irritim në lëkurë për shkak të disa faktorëve të caktuar, si fërkimit, presioni ose
lagështia. Nëse e keni mbajtur pajisjen për kohë të gjatë, hiqeni nga kyçi i dorës për njëfarë kohe që
ta mbani lëkurën të shëndetshme dhe që kyçi i dorës të pushojë.
• Nëse e shtrëngoni pajisjen shumë fort, mund të ndodhë irritim në lëkurë dhe nëse e lini shumë
lirshëm, mund të ketë fërkim.
• Mbajeni pajisjen të thatë dhe të pastër për të shmangur kontaktin me lëkurën.
• Pajisja i përmbahet standardeve ndërkombëtare të sigurisë, por merrni pasat paraprake të
nevojshme nëse lëkura juaj është tepër e ndjeshme ose nëse keni alergji ndaj ndonjë materiali.
Mos vizato apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj
• Ngjyra apo afishet mund të pengoj pjesën lëvizëse dhe të pandalojë operimin e duhur.
• Nëse jeni alergjik nga boja ose pjesët metalike të pajisjes, mund të keni kruajtje, ekzemë ose enjtje
të lëkurës. Kur ndodh kjo, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare
• Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është instaluar në automjetin tuaj
të jetë montuar në mënyrë të sigurt.
• Mos e përdorni pajisjen dhe aksesorët pranë ose brenda një vendi ku është vendosur airbegu.
Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të shkaktojnë dëmtime serioze kur airbegët
hapen papritur.
Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje
• Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë.
• Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe të ngarkuesit
• Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të karikohet përsëri para se të
përdoret.
• Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
• Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuar.
• Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më të gjatë të pajisjes
dhe baterisë tuaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e shkaktuar nga mosrespektiimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të evitojë garancinë e prodhuesit.
• Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime mbulohen nga garancia
brenda periudhës të vlefshmërisë, por jo dëmtimet ose prishjet e shkaktuara nga përdorimi i
aksesorëve të paaprovuar.
Faqja: 9
Shqip
23
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
• Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e
prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
• Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
• Mos e çmontoni ose ripërdorni baterinë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
• Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
• Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
• Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose gërryeni
pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
• Mos e lejoni pajisjen të ekspozohet ndaj pluhurit, djersës, bojës, vajit dhe produkteve kimike të tilla
si kozmetikë, spraj antibakterial, pastrues duarsh, detergjent dhe instekticide. Pjesa e jashtme dhe
pjesët e brendshme të pajisjes mund të dëmtohen ose të rezultojë në performancë të dobët. Nëse
pajisja juaj ekspozohet në ndonjë prej substancave të përmendura më sipër, përdorni një leckë të
butë pa push për ta pastruar.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin
e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Mbajini kabllot me kujdes
• Kur lidhni një kabëll me pajisjen, sigurohuni që kablli të jetë i lidhur në anën e duhur.
• Lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë dëmtime në xhekun
multifunksional ose në pjesë të tjera të pajisjes.
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana.
Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për të
kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.
Faqja: 10
Shqip
24
Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose keqpërdorimin e
informacioneve sensitive
• Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave të
rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo të dhëne.
• Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj rivendosni pajisjen tuaj për
të parandaluar keqpërdorimin e informacionit tuaj personal.
• Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes veçanërisht me
aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të dhënave
tuaja personale.
• Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara ose të dyshimta. Nëse gjeni
ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj të
shërbimit që të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.
• Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në llogaritë tuaja në
mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale.
• Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe bllokoni pajisjen tuaj me një
model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejën e pronarëve të tyre. Në këtë
mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për çfaredo
çështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të materialit me të drejtë
të autorit.
Maluerët dhe viruset
Për të mbrojtur pajisjen nga maluerët dhe viruset, zbatoni këto këshilla përdorimi.
Mosrespektimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime ose humbje të të dhënave të cilat mund të
mos mbulohen nga shërbimi i garancisë
• Mos shkarkoni aplikacione të panjohura.
• Mos vizitoni faqe interneti të pabesueshme.
• Fshijini mesazhet e dyshimta ose email-ët nga dërguesit e panjohur.
• Vendosni një fjalëkalim dhe ndryshojeni atë rregullisht.
• Çaktivizojini veçoritë wireless si për shembull Bluetooth, kur nuk e përdorni.
• Nëse pajisja sillet në mënyrë jo normale, hapni një program antivirus për të kontrolluar për
infektime.
• Hapni një program antivirus në pajisjen tuaj para se të hapni aplikacionet dhe dosjet e sapo-
shkarkuara.
Faqja: 11
Shqip
25
• Instaloni programe antivirus në kompjuterin tuaj dhe hapini rregullisht për të kontrolluar për
infektime.
• Mos bëni ndryshime në cilësimet e regjistrit ose të modifikoni sistemin operativ të pajisjes.
Informacioni mbi certifikimin e Koeficientit
Specifik të Absorbimit (SAR)
Për më shumë informacion, vizitoni www.samsung.com/sar dhe kërkoni për pajisjen tuaj me numrin e
modelit.
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave
(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti dhe aksesorët
e tij elektronikë (p.sh. karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen bashkë me
mbeturinat e tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga
hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t’i ndani këto sende nga llojet e
tjera të mbeturinave dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e vazhdueshëm të
burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e kanë blerë këtë produkt,
ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit të këtyre
sendeve për një riciklim që respekton mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shqyrtojnë termat dhe kushtet
e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk mund të përzihen
me mbeturina të tjera komerciale.
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti
Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateria e këtij produkti në fund
të jetës së tyre nuk duhet të flaken bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të
jetës së tyre. Aty ku shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se bateria përmban
Mërkur, Kadmium, ose çon sipër niveleve referencë të Direktivës 2006/66 të EC.
Faqja: 12
Shqip
26
Deklarim për mosmbajtje përgjegjësie
Disa përmbajtje dhe shërbime të lejuara nëpërmjet kësaj pajisjeje i përkasin palëve të treta dhe janë
të mbrojtura nga e drejta e autorit, patenta, marka tregtare dhe/ose nga ligje të tjera mbi pronën
intelektuale. Përmbajtjet dhe shërbimet e tilla ofrohen vetëm për qëllime personale jo-tregtare. Ju
nuk mund të përdorni ndonjë përmbajtje ose shërbim në një mënyrë që nuk është e autorizuar nga
pronari i kësaj përmbajtjeje ose nga ofruesi i shërbimit. Pa kufizuar atë çka përmendëm më sipër,
përveçse kur autorizohet veçanërisht nga pronari i përmbajtjes së zbatuar ose nga ofruesi i shërbimit,
ju nuk mund të modifikoni, të kopjoni, të ripublikoni, të ngarkoni, të postoni, të transmetoni, të
përktheni, të shisni, të riprodhoni punë, të shfrytëzoni, ose të shpërndani në asnjë mënyrë ose mjedis
asnjë përmbajtje ose shërbim të afishuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
“PËRMBAJTJA DHE SHËRBIMET E PALËVETËTRETA OFROHEN“TË PANDRYSHUESHME.”SAMSUNG-U
NUK E GARANTON PËRMBAJTJEN OSE SHËRBIMET QË OFROHEN NË KËTË MËNYRË, SI NË MËNYRË
TË SHPREHUR, ASHTU DHETË NËNKUPTUAR, PËR ASNJË QËLLIM. SAMSUNG-U SHPREHIMISHT
NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR GARANCITË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR
NË, GARANCITË E SHITJES OSETË PËRSHTATJES PËR NDONJË QËLLIMTË CAKTUAR. SAMSUNG-U
NUK GARANTON SAKTËSINË,VLEFSHMËRINË, PËRPIKËRINË, LIGJSHMËRINË, OSE PLOTËSINË E ÇDO
PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMITË DISPONUESHËM NËPËRMJET KËSAJ PAJISJEJE DHE NË ASNJË
RRETHANË, PËRFSHIRË KËTU NEGLIZHENCËN, SAMSUNG NUK DOTË JETË PËRGJEGJËS, AS PËR
KONTRATËN, DHE AS PËR DËMET, PËR ÇDO DËMTIM DIREKT, INDIREKT, AKSIDENTAL, SPECIFIK OSE
RRJEDHIMOR, PËRTAKSAT E AVOKATËVE, SHPENZIMET, OSE PËR SHPENZIMETËTJERA QË LINDIN
NGA, OSE QË LIDHEN ME, ÇDO INFORMACION QË PËRMBAHET ATY, OSE SI REZULTAT I PËRDORIMITTË
NDONJË PËRMBAJTJEJE OSE SHËRBIMI NGA ANA JUAJ OSE E NDONJË PALETËTRETË, EDHE NËSE JENI
NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVETËTILLA.”
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk
merr përsipër ose garanton që çdo përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë
periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët e treta nëpërmjet lidhjeve
dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e
mospranimit të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose
detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar
nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e klientit që lidhet me
përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose
shërbimet duhet t’u bëhet në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.
Pyetje dhe përgjigje
Ke një pyetje në lidhje me Samsung Galaxy Watch 4 por nuk mund ta gjesh përgjigjen në udhëzuesin e përdoruesit? Ndoshta përdoruesit e ManualsCat.com mund të të ndihmojnë me përgjigjen e pyetjes tënde. Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, pyetja jote do të shfaqet poshtë udhëzuesit të Samsung Galaxy Watch 4. Lutemi sigurohu që ta përshkruash vështirësinë tënde me Samsung Galaxy Watch 4 sa më saktë që të mundesh. Sa më e saktë është pyetja jote, aq më të larta janë shanset për të marrë shpejt një përgjigje nga një përdorues tjetër. Kur dikush reagon ndaj pyetjes tënde do të njoftohesh automatikisht me email.
Bëj një pyetje në lidhje me Samsung Galaxy Watch 4