Faqja: 1
42
SHQIP
gjeneratori i avullit është ende i nxehtë apo nën
presion.
• Nëse nga poshtë rrotullës EASY DE-CALC del avull
apo pika uji, fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet për
të paktën 2 orë. Shtrëngojeni rrotullën EASY DE-
CALC. Nëse vazhdon të dalë avull, fikeni pajisjen
dhe kontaktoni me një pikë servisi të autorizuar
nga Philips.
• Mos përdorni kapakë të tjetër mbi gjeneratorin e
avullit përveç rrotullës EASY DE-CALC që vjen me
pajisjen.
• Kur aktivizohet avulli mbajini gishtat apo dorën
larg pllakës fundore të hekurit që të shmangni
djegien gjatë hekurosjes.
• Mos e drejtoni kurrë avullin nga njerëzit apo
kafshët.
• Vlen për produktet e serive Perfect Care Elite
Plus dhe Perfect Care 9000: Mos e tundni dhe
lëvizni hekurin para-mbrapa në ajër kur është aktiv
modaliteti inteligjent i avullit automatik, për të
shmangur djegien nga avulli.
KUJDES: Sipërfaqe e nxehtë
Sipërfaqet mund të nxehen gjatë
përdorimit (për hekurat me simbol
nxehtësie të shënuar mbi pajisje).
Kujdes
• Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara.
• Pajisja duhet të përdoret dhe të vendoset mbi
një sipërfaqe të rrafshët dhe nxehtësiduruese.
Kur e vendosni hekurin jashtë mbajtëses së vet,
sigurohuni që sipërfaqja mbi të cilën e vendosni
të jetë e qëndrueshme. Mbajtësja është thembra e
hekurit ose pjesa ku vendoset hekur kur qëndron
pa punë.
• Kordonin elektrik dhe zorrën e avullit kontrollojini
rregullisht për dëmtime të mundshme.
• Spina duhet të futet vetëm në priza me të njëjtat
karakteristika teknike si të vetat.
• Çmbështilleni kordonin elektrik përpara se ta fusni
në prizë.
• Platforma e hekurit dhe pllaka fundore e hekurit
mund të nxehen së tepërmi dhe mund të
shkaktojnë djegie nëse preken. Nëse dëshironi
ta hiqni gjeneratorin e avullit, mos e prekni
platformën e hekurit.
• Pasi të keni përfunduar hekurosjen, kur e pastroni
pajisjen, kur mbushni apo zbrazni gjeneratorin e
avullit dhe kur e lini hekurin, qoftë edhe për pak:
vendoseni hekurin sërish në platformën e vet,
fikeni pajisjen dhe hiqjani spinën nga priza.
• Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet për të
paktën 2 orë, për të shmangur rrezikun e djegieve.
Hiqjani skorien apo kryeni procesin Calc-Clean te
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që
ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen
www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexojeni me kujdes fletëpalosjen e informacionit
të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen.
Ruajini të dy dokumentet për referencë në të ardhmen.
Kjo pajisje është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Për çfarëdo përdorimi komercial, të papërshtatshëm
apo mospajtimi me udhëzimet, prodhuesi nuk merr
përsipër asnjë përgjegjësi dhe garancia nuk vlen për
raste të tilla.
Rrezik
• Mos i zhysni kurrë në ujë hekurin apo avulloren.
Paralajmërim
• Kontrolloni nëse voltazhi i përcaktuar në pllakën e
specifikimeve përkon me voltazhin e linjës lokale
përpara se ta vini në punë pajisjen.
• Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni
elektrik, zorra e avullit apo pajisja vetë paraqet
dëmtime të dukshme, apo nëse pajisja është
rrëzuar apo pikon.
• Nëse kordoni elektrik apo zorra e avullit janë të
dëmtuara, duhet t'i ndërroni nga Philips; një pikë
servisi e autorizuar nga Philips ose nga persona me
kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni
rreziqet.
• Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e
lidhur në rrjetin elektrik.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të
reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo
që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm
nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen
udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira.
• Mos i lini fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajeni hekurin dhe kordonin elektrik të tij në
vende ku nuk arrihen dot nga fëmijët e moshës 8
vjeç e poshtë kur pajisja është e ndezur apo duke
u ftohur.
• Fëmijëve u lejohet ta pastrojnë pajisjen dhe të
kryejnë procedurën e heqjes së skories apo Calc-
Clean vetëm nëse janë të mbikëqyrur.
• Mos e lini kordonin elektrik dhe zorrën e avullit të
bien në kontakt me pllakën fundore të hekurit.
• Përpara se të kryeni heqjen e skories apo Calc-
Clean, shkëputeni pajisjen dhe lëreni të ftohet për
të paktën 2 orë, për të shmangur rrezikun e djegies.
• Mos e hapni dhe hiqni rrotullën EASY DE-CALC
nga gjeneratori i avullit gjatë përdorimit apo kur
Pyetje dhe përgjigje
Ke një pyetje në lidhje me Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 por nuk mund ta gjesh përgjigjen në udhëzuesin e përdoruesit? Ndoshta përdoruesit e ManualsCat.com mund të të ndihmojnë me përgjigjen e pyetjes tënde. Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, pyetja jote do të shfaqet poshtë udhëzuesit të Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040. Lutemi sigurohu që ta përshkruash vështirësinë tënde me Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 sa më saktë që të mundesh. Sa më e saktë është pyetja jote, aq më të larta janë shanset për të marrë shpejt një përgjigje nga një përdorues tjetër. Kur dikush reagon ndaj pyetjes tënde do të njoftohesh automatikisht me email.
Bëj një pyetje në lidhje me Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040