Perfectcare 7000 Series PSG7040

Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 udhëzues

Perfectcare 7000 Series PSG7040

Udhëzuesi i përdoruesit për Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 në Holandez. Ky udhëzues PDF ka 52 faqet.

Faqja: 1
42 SHQIP gjeneratori i avullit është ende i nxehtë apo nën presion. • Nëse nga poshtë rrotullës EASY DE-CALC del avull apo pika uji, fikeni pajisjen dhe lëreni të ftohet për të paktën 2 orë. Shtrëngojeni rrotullën EASY DE- CALC. Nëse vazhdon të dalë avull, fikeni pajisjen dhe kontaktoni me një pikë servisi të autorizuar nga Philips. • Mos përdorni kapakë të tjetër mbi gjeneratorin e avullit përveç rrotullës EASY DE-CALC që vjen me pajisjen. • Kur aktivizohet avulli mbajini gishtat apo dorën larg pllakës fundore të hekurit që të shmangni djegien gjatë hekurosjes. • Mos e drejtoni kurrë avullin nga njerëzit apo kafshët. • Vlen për produktet e serive Perfect Care Elite Plus dhe Perfect Care 9000: Mos e tundni dhe lëvizni hekurin para-mbrapa në ajër kur është aktiv modaliteti inteligjent i avullit automatik, për të shmangur djegien nga avulli. KUJDES: Sipërfaqe e nxehtë Sipërfaqet mund të nxehen gjatë përdorimit (për hekurat me simbol nxehtësie të shënuar mbi pajisje). Kujdes • Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. • Pajisja duhet të përdoret dhe të vendoset mbi një sipërfaqe të rrafshët dhe nxehtësiduruese. Kur e vendosni hekurin jashtë mbajtëses së vet, sigurohuni që sipërfaqja mbi të cilën e vendosni të jetë e qëndrueshme. Mbajtësja është thembra e hekurit ose pjesa ku vendoset hekur kur qëndron pa punë. • Kordonin elektrik dhe zorrën e avullit kontrollojini rregullisht për dëmtime të mundshme. • Spina duhet të futet vetëm në priza me të njëjtat karakteristika teknike si të vetat. • Çmbështilleni kordonin elektrik përpara se ta fusni në prizë. • Platforma e hekurit dhe pllaka fundore e hekurit mund të nxehen së tepërmi dhe mund të shkaktojnë djegie nëse preken. Nëse dëshironi ta hiqni gjeneratorin e avullit, mos e prekni platformën e hekurit. • Pasi të keni përfunduar hekurosjen, kur e pastroni pajisjen, kur mbushni apo zbrazni gjeneratorin e avullit dhe kur e lini hekurin, qoftë edhe për pak: vendoseni hekurin sërish në platformën e vet, fikeni pajisjen dhe hiqjani spinën nga priza. • Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet për të paktën 2 orë, për të shmangur rrezikun e djegieve. Hiqjani skorien apo kryeni procesin Calc-Clean te Hyrje Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome. E rëndësishme Lexojeni me kujdes fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen. Ruajini të dy dokumentet për referencë në të ardhmen. Kjo pajisje është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak. Për çfarëdo përdorimi komercial, të papërshtatshëm apo mospajtimi me udhëzimet, prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi dhe garancia nuk vlen për raste të tilla. Rrezik • Mos i zhysni kurrë në ujë hekurin apo avulloren. Paralajmërim • Kontrolloni nëse voltazhi i përcaktuar në pllakën e specifikimeve përkon me voltazhin e linjës lokale përpara se ta vini në punë pajisjen. • Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik, zorra e avullit apo pajisja vetë paraqet dëmtime të dukshme, apo nëse pajisja është rrëzuar apo pikon. • Nëse kordoni elektrik apo zorra e avullit janë të dëmtuara, duhet t'i ndërroni nga Philips; një pikë servisi e autorizuar nga Philips ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni rreziqet. • Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. • Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të reduktuara fizike, shqisore apo mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. • Mos i lini fëmijët të luajnë me pajisjen. • Mbajeni hekurin dhe kordonin elektrik të tij në vende ku nuk arrihen dot nga fëmijët e moshës 8 vjeç e poshtë kur pajisja është e ndezur apo duke u ftohur. • Fëmijëve u lejohet ta pastrojnë pajisjen dhe të kryejnë procedurën e heqjes së skories apo Calc- Clean vetëm nëse janë të mbikëqyrur. • Mos e lini kordonin elektrik dhe zorrën e avullit të bien në kontakt me pllakën fundore të hekurit. • Përpara se të kryeni heqjen e skories apo Calc- Clean, shkëputeni pajisjen dhe lëreni të ftohet për të paktën 2 orë, për të shmangur rrezikun e djegies. • Mos e hapni dhe hiqni rrotullën EASY DE-CALC nga gjeneratori i avullit gjatë përdorimit apo kur

Pyetje dhe përgjigje

Ke një pyetje në lidhje me Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 por nuk mund ta gjesh përgjigjen në udhëzuesin e përdoruesit? Ndoshta përdoruesit e ManualsCat.com mund të të ndihmojnë me përgjigjen e pyetjes tënde. Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, pyetja jote do të shfaqet poshtë udhëzuesit të Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040. Lutemi sigurohu që ta përshkruash vështirësinë tënde me Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 sa më saktë që të mundesh. Sa më e saktë është pyetja jote, aq më të larta janë shanset për të marrë shpejt një përgjigje nga një përdorues tjetër. Kur dikush reagon ndaj pyetjes tënde do të njoftohesh automatikisht me email.

Bëj një pyetje në lidhje me Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040

Emri
Email
Reagimi

Shiko një udhëzues të Philips Perfectcare 7000 Series PSG7040 më poshtë. Të gjithë udhëzuesit në ManualsCat.com mund të shikohen krejtësisht pa pagesë. Duke përdorur butonin 'Zgjidh një gjuhë', mund të zgjedhësh gjuhën e udhëzuesit që dëshiron të shohësh.

  • Markë: Philips
  • Produkti: Hekura
  • Modeli/emri: Perfectcare 7000 Series PSG7040
  • Lloji i skedarit: PDF
  • Gjuhët e disponueshme: Holandez, Anglisht, Gjerman, Francez, Spanjisht, Italisht, Suedez, Portugalisht, Danez, Polish, Rusisht, Norvegjez, Finlandisht, Rumun, Turk, Sllovak, Grek, Hungarez, Slloven, Kroat, Ukrainas, Bullgare, Letonez, Lituanisht, Estonez, Shqiptar, Maqedonas, Kazak, Hebraik, Kinez, Indonezian, Arabisht, Vietnamez, Korean