Faqja: 1
Manuali i
përdorimit
HD928X
Faqja: 2
2 SHQIP
TABELA E PËRMBAJTJES
E rëndësishme 3
Hyrje 9
Përshkrim i përgjithshëm 9
Përpara përdorimit të parë 10
Programi NutriU 10
Kontrolli me zë 11
Përgatitja për përdorim 11
Përdorimi i pajisjes 12
Tryeza e ushqimit 12
Skuqja me ajër 13
Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë 17
Gatimi me presete 18
Kalimi në preset tjetër 20
Nisja e një recete nga programi NutriU 20
Skuqja e patateve të shtëpisë 21
Pastrimi 22
Tryeza e pastrimit 23
Vendruajtja 23
Riciklimi 24
Deklarata e konformitetit 24
Garancia dhe mbështetja 24
Përditësimet e softuerit 24
Përputhshmëria e pajisjes 25
Rikthimi në parametrat e fabrikës 25
Zgjidhja e problemeve 25
Faqja: 3
3
SHQIP
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
- Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos
e shpëlani në çezmë.
- Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu
tjetër brenda në pajisje, për të shmangur
goditjen elektrike.
- Gjithmonë futini përbërësit për skuqje
brenda koshit, për të parandaluar kontaktin e
tyre me rezistencat e nxehjes.
- Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së
ajrit ndërkohë që pajisja është duke punuar.
- Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim
mund të përbëjë rrezik për zjarr.
- Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni
elektrik ose vetë pajisja është e dëmtuar.
- Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të
pajisjes ndërkohë që është duke punuar.
- Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi
sesa niveli maksimal që tregohet te koshi.
- Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë
dhe brenda tij nuk ka ngecur asnjë ushqim.
Paralajmërim
- Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar,
ai duhet ndërruar nga “Philips”, agjenti i
tij i servisit apo persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangen
rreziqet.
- Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara.
Sigurohuni gjithnjë që spina të futet siç
duhet në prizë.
- Kjo pajisje nuk është menduar të vihet
në përdorim me anë të një kohëmatësi
të jashtëm apo një sistemi të veçantë për
komandimin nga distanca.
Faqja: 4
4 SHQIP
- Sipërfaqet e arritshme mund të nxehen gjatë
përdorimit.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona
me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose
mendore, apo që kanë mungesë përvoje
dhe njohurish vetëm nëse ata mbikëqyren
ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira. Fëmijët nuk duhet të luajnë me
pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët,
përveç nëse janë më të mëdhenj se 8 vjeç
dhe nën mbikëqyrje.
- Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve
ku mund të arrihet nga fëmijët e moshës nën
8 vjeç.
- Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në
pajisje të tjera. Lini të paktën 10 cm hapësirë
të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë e
pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi
pajisje.
- Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i
nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit. Mbani
duart dhe fytyrën në distancë të sigurt
larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit.
Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për
avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga
pajisja.
- Mos përdorni kurrë përbërës të lehtë ose
letër paketimi në pajisje.
- Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të
jetë e përshtatshme për varietetin e patates
që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C
për të minimizuar rrezikun e ekspozimit të
akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një
stufe të nxehtë me gaz apo mbi të të gjitha
Faqja: 5
5
SHQIP
llojet e stufave elektrike dhe pianurave
elektrike ose në një furrë të nxehtë.
- Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
- Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur
në temperaturë ambienti midis 5°C dhe 40°C.
- Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni
nëse tensioni i treguar në pajisje përkon me
tensionin e rrjetit elektrik lokal.
- Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të
nxehta.
- Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë
materialeve që marrin flakë, si për shembull
mbulesë tavoline ose perde.
- Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim
tjetër përveç atij të përshkruar në këtë
manual dhe përdorni vetëm aksesorë
origjinalë të Philips.
- Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
- Tigani, koshi dhe reduktuesi i yndyrës nxehen
gjatë përdorimit të pajisjes dhe janë të
nxehtë edhe pas përdorimit të saj, kështu që
veproni me kujdes.
- Përpara se ta përdorni pajisjen për herë
të parë, pastrojini mirë pjesët që bien në
kontakt me ushqimin. Referojuni udhëzimeve
në manual.
Kujdes
- Kjo pajisje është parashikuar vetëm për
përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk
është menduar për përdorim në ambiente
si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra,
ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk
është menduar për përdorim nga klientët
në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe
mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
- Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza
nëse e lini të pamonitoruar dhe përpara se
Faqja: 6
6 SHQIP
ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje
ose përpara se ta pastroni.
- Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale,
të drejtë dhe të qëndrueshme.
- Nëse pajisja përdoret në mënyrë të
papërshtatshme apo për qëllime
profesionale ose gjysmë-profesionale
apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në
këtë manual përdorimi, garancia bëhet e
pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj
përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
- Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi
të autorizuar nga Philips për kontroll ose
riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen,
përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
- Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas
përdorimit.
- Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta
përpara se ta përdorni apo ta pastroni atë.
- Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë
pajisje të dalin në ngjyrë të verdhtë të artë
në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo
ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos
skuqni patate të freskëta në temperaturë
mbi 180°C (për të minimizuar krijimin e
akrilamidit).
- Mos shtypni butonin e lëshimit të shportës
gjatë lëkundjes.
- Bëni kujdes kur pastroni pjesën e sipërme
të dhomës së gatimit: rezistenca e nxehtë,
skajet e pjesëve metalike.
- Sigurohuni gjithmonë që ushqimi në fritezën
me ajër është skuqur plotësisht.
- Sigurohuni gjithmonë që keni nën kontroll
fritezën me ajër, edhe kur përdorni
funksionin e kontrollit nga largësia ose nisjen
e vonuar.
Faqja: 7
7
SHQIP
- Kur gatuani ushqime me yndyrë, nga friteza
me ajër mund të dalë tym. Tregoni kujdes të
veçantë kur përdorni funksionin e kontrollit
nga largësia ose nisjen e vonuar.
- Sigurohuni që funksioni i kontrollit nga
largësia të përdoret vetëm nga një person në
çdo rast.
- Bëni kujdes kur gatuani ushqime që prishen
shpejt kur përdorni funksionin e nisjes së
vonuar (mund të krijohen baktere).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje "Philips" është në përputhje me të gjitha standardet
dhe rregulloret e zbatueshme lidhur me fushat elektromagnetike.
Fikja automatike
Kjo pajisje është e pajisur me një funksion fikjeje automatike.
Nëse nuk shtypni një buton brenda 20 minutave, pajisja fiket
automatikisht. Për ta fikur manualisht pajisjen, shtypni butonin e
ndezjes/fikjes.
Faqja: 8
9
SHQIP
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Philips Airfryer është friteza e vetme me ajër me teknologjinë
unike Rapid Air për skuqjen e ushqimeve tuaja të preferuara me
pak apo aspak vaj dhe me deri në 90% më pak yndyrë.
Teknologjia Philips Rapid Air e gatuan ushqimin në tërësi si dhe
dizajni ynë në formë ylli deti për rezultate perfekte nga kafshata e
parë deri tek e fundit.
Mund të shijoni një ushqim të skuqur më së miri – krokante nga
jashtë dhe i butë nga brenda – me skuqje, skarë dhe pjekje për
të përgatitur një larmi gatimesh të shijshme në një mënyrë të
shëndetshme, të shpejtë dhe të lehtë.
Për më shumë frymëzim, receta dhe informacion për fritezën me
ajër, vizitoni www.philips.com/kitchen ose shkarkoni programin
NutriU* falas për IOS® ose Android™.
* Programi NutriU mund të mos ofrohet në shtetin ku ndodheni.
Në këtë rast jeni të lutur të hapni faqen vendore të internetit të
Philips për frymëzim.
Përshkrim i përgjithshëm
1 Paneli i kontrollit
A Butoni i rritjes së temperaturës
B Butoni i uljes së temperaturës
C Butoni i menysë
D Menytë e preseteve
E Butoni i ndezjes/fikjes
F Butoni i uljes së kohës
G Butoni i rritjes së kohës
H Treguesi i kohës
I Ekrani
J Treguesi i temperaturës
K Treguesi i Wi-Fi
2 Treguesi MAX
3 Koshi
4 Butoni i lirimit të koshit
5 Tigani
6 Kordoni elektrik
7 Vrimat e daljes së ajrit
8 Hyrja e ajrit
Faqja: 9
10 SHQIP
Statusi i treguesit të Wi-Fi
Treguesi i Wi-Fi është
i fikur
• Ose friteza juaj me ajër nuk është e lidhur me Wi-Fi e shtëpisë (nuk është
kryer ndonjë konfigurim fillestar i Wi-Fi deri tani), ose lidhja me Wi-Fi e
shtëpisë ka rënë për shkak p.sh. se rrugëzuesi ka ndryshuar ose distanca
mes fritezës me ajër dhe rrugëzuesit është shumë e madhe
Treguesi i Wi-Fi është
i ndezur
• Konfigurimi me programin NutriU është kryer dhe friteza me ajër është
lidhur me Wi-Fi të shtëpisë
Treguesi i Wi-Fi
pulson
• Ose friteza me ajër është në modalitet "konfigurimi" gjatë procesit të
"konfigurimit" të Wi-Fi. Ekrani tregon tre viza dhe butonat në fritezën me
ajër janë joaktive; ose nëse ishte lidhur që më parë, llamba pulsuese është
tregues se friteza është në proces lidhjeje me Wi-Fi e shtëpisë.
Treguesi i Wi-Fi
pulson me pushim të
gjatë ndërmjet
• Funksioni i Wi-Fi i fritezës ka defekt. Ose mund ta përdorni fritezën me
ajër pa funksionet e lidhjes, ose mund të telefononi linjën e shërbimit të
Philips, ose të kontaktoni me qendrën shërbimit të klientit për shtetin ku
ndodheni.
Përpara përdorimit të parë
1 Hiqni të gjithë materialin e paketimit.
2 Hiqni ngjitëset ose etiketat (nëse ka) nga pajisja.
3 Pastrojeni mirë pajisjen përpara përdorimit të parë, siç
tregohet në kapitullin e pastrimit.
Programi NutriU
Friteza juaj me ajër Philips mbështet Wi-Fi dhe mundëson lidhjen
me NutriApp për një përdorim më të gjerë të fritezës. Brenda
programit mund të zgjidhni recetat e preferuara, t'ia dërgoni
fritezës dhe ta ndizni nga pajisja juaj inteligjente. Mund ta ndizni,
monitoroni dhe rregulloni procesin e gatimit në pajisjen tuaj
inteligjente kudo ku ndodheni, edhe nëse nuk jeni në shtëpi.
Lidhja e fritezës me ajër me programin
1 Futeni fritezën me ajër në prizë.
2 Sigurohuni që pajisja juaj inteligjente të jetë brenda rrezes
së rrjetit Wi-Fi të shtëpisë përpara se të filloni procesin e
konfigurimit të lehtë të Wi-Fi.
3 Shkarkoni programin Philips NutriU në pajisjen tuaj inteligjente
nga dyqani i programeve ose nga www.philips.com/nutriu,
ndiqni procesin e regjistrimit dhe zgjidhni fritezën e lidhur me
fritezën e lidhur me
ajër
ajër në profilin tuaj te "My Appliances".
4 Ndiqni udhëzimet në program për ta lidhur fritezën me Wi-Fi
dhe për të çiftuar fritezën.
5 Kur llamba e Wi-Fi në ndërfaqen e përdorimit të fritezës të jetë
ndezur konstante, friteza është e lidhur.
Faqja: 10
11
SHQIP
Shënim
• Sigurohuni që ta lidhni fritezën me një rrjet Wi-Fi shtëpie 2,4 GHz
802.11 b/g/n.
• Konfigurimi i lehtë i Wi-Fi nevojitet për ta lidhur fritezën me Wi-Fi e
shtëpisë.
• Procesi i çiftimit është për të lidhur programin NutriU me fritezën tuaj
inteligjente.
• Procesi i konfigurimit të Wi-Fi mund të anulohet nëpërmjet programit
ose duke e hequr fritezën nga priza.
• Mund të çiftoni vetëm një pajisje inteligjente për rast me fritezën.
Nëse një përdorues i dytë fillon procesin e çiftimit, përdoruesi i parë
nxirret jashtë dhe duhet ta çiftojë sërish herën tjetër kur të gatuajë me
fritezën.
• Për të nisur procesin e çiftimit, shtypni gjatë butonin e uljes së
temperaturës dhe ndiqni udhëzimet në program ose niseni nga
cilësimet në programin NutriU.
Kontrolli me zë
1 Shkarkoni programin NutriU.
2 Lidheni programin NutriU me fritezën.
3 Jepni pëlqimin për "remote cooking".
4 Lidhni programin NutriU me programin tuaj të asistentit
zanor. Kjo lidhje mund të kryhet drejtpërdrejt gjatë hapave
të parë ose më vonë te cilësimet e programit NutriU. Në
rast se nuk e shihni opsionin për të aktivizuar kontrollin
zanor në vetë NutriU, aktivizoni aftësinë Kitchen+ përmes
programit tuaj të asistentit zanor.
Shënim
• Nëse nuk keni program kontrolli zanor, shkarkojeni përpara për të
dërguar komanda drejt fritezës.
• Komandat e detajuara zanore ofrohen në program për kontroll zanor.
Përgatitja për përdorim
1 Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme,
horizontale, të rrafshët dhe rezistente ndaj nxehtësisë.
Shënim
• Mos vendosni asgjë sipër ose në anët e pajisjes. Kjo mund të
ndërpresë rrjedhën e ajrit dhe të ndikojë në rezultatin e skuqjes.
• Mos e vendosni pajisjen e ndezur pranë apo poshtë objekteve që
mund të dëmtohen nga avulli, si muret dhe dollapët.
• Lëreni tapën e gomës në tigan. Mos e hiqni përpara gatimit.
Faqja: 11
12 SHQIP
Përdorimi i pajisjes
Tryeza e ushqimit
Tryeza më poshtë ju ndihmon të zgjidhni cilësimet bazë për llojet
e ushqimit që dëshironi të përgatisni.
Shënim
• Vini re se këto cilësime janë sugjerime. Duke qenë se përbërësit
ndryshojnë në origjinë, madhësi, formë, si dhe markë, ne nuk mund të
garantojmë cilësimin optimal për përbërësit tuaj.
• Kur përgatisni sasi të mëdha ushqimi (p.sh. patate, karkaleca, kofshë
pule, ushqime të ngrira), tundini, kthejini ose trazojini përbërësit në
kosh 2 a 3 herë për të arritur rezultate të njëtrajtshme.
Përbërësit
Sasia min.–
maks.
Ora
(min)
Temperatura Shënim
Patate të holla
të ngrira (7x7
mm/0.3x0.3 in)
200-800 g /
7-28 oz
14-31 180°C/350°F • Tundini, kthejini ose
trazojini 2-3 herë
ndërmjet
Patate të skuqura
shtëpie (10x10
mm/0.4x0.4 in
trashësi)
200-800 g /
7-28 oz
20-40 180°C/350°F • Tundini, kthejini ose
trazojini 2-3 herë
ndërmjet
Kroketa të ngrira pule 200-600 g/
7-21 oz
9-20 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose
trazojini deri në gjysmë
Role të ngrira 200-600 g/
7-21 oz
9-20 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose
trazojini deri në gjysmë
Hamburger (rreth 150
g/5 oz)
1-5 qofte 16-21 200°C/400°F
Copë mishi 1200 g / 42
oz
55-60 150°C/300°F • Përdorni aksesorin e
pjekjes
Thela mishi pa kockë
(rreth 150 g/5 oz)
1-4 thela 15-20 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose
trazojini deri në gjysmë
Salsiçe të holla (rreth
50 g/1.8 oz)
2-10 copë 11-15 200°C/400°F • Tundini, kthejini ose
trazojini deri në gjysmë
Kofshë pule (rreth 125
g/4.5 oz)
2-8 copë 17-27 180°C/350°F • Tundini, kthejini ose
trazojini deri në gjysmë
Gjoks pule (rreth 160
g/6 oz)
1-5 copë 15-25 180°C/350°F
Pulë e plotë 1200 g/42 oz 60-70 180°C/350°F
Peshk i plotë (rreth
300-400 g/11-14 oz)
1-2 peshq 20-25 200°C/400°F
Faqja: 12
13
SHQIP
Përbërësit
Sasia min.–
maks.
Ora
(min)
Temperatura Shënim
Filetë peshku (rreth
200 g/7 oz)
1-5 (1
shtresë)
25-32 160°C / 325°F
Perime të përziera (të
prera trashë)
200-800 g/7-
28 oz
9-18 180°C/350°F • Caktoni kohën e
gatimit sipas dëshirës
• Tundini, kthejini ose
trazojini deri në gjysmë
Kekë të vegjël (rreth
50 g/1.8 oz)
1-9 13-15 180°C/350°F • Përdorni kupa kekësh
të vegjël
Kek 500 g/18 oz 40-45 160°C/325°F • Përdorni tepsi keku
Bukë/simite të
paragatuara (rreth 60
g/ 2 oz)
1-6 copë 6-8 200°C/400°F
Bukë shtëpie 800 g / 28 oz 55-65 150°C/300°F • Përdorni aksesorin e
pjekjes
• Forma mund të jetë
sa më e rrafshët të
jetë e mundur për të
parandaluar takimin e
rezistencës nga buka
gjatë fryrjes.
Skuqja me ajër
Kujdes
• Kjo është një fritezë që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni
tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.
• Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat.
Kapeni tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë.
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
• Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë
të parë. Kjo është normale.
• Nuk është e nevojshme që pajisja të ngrohet paraprakisht.
1 Futeni spinën në prizë.
Faqja: 13
14 SHQIP
2 Hiqeni tiganin me koshin nga pajisja duke tërhequr
dorezën.
3 Vërini përbërësit në kosh.
Shënim
• Friteza mund të përgatisë një larmi të gjerë përbërësish. Shikoni
"Tabelën e ushqimeve" për sasitë e duhura dhe kohët e përafërta të
gatimit.
• Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe
mos e tejmbushni koshin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni
në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
• Nëse dëshironi të përgatisni përbërës të ndryshëm njëherësh,
sigurohuni të kontrolloni kohën e sugjeruar të gatimit të kërkuar për
përbërës të ndryshëm përpara se të filloni t'i gatuani njëherësh.
4 Vendoseni tiganin me koshin sërish në fritezë.
Kujdes
• Mos e përdorni tiganin pa koshin brenda.
• Mos e prekni tiganin apo koshin gjatë dhe për njëfarë kohe pas
përdorimit, pasi nxehen shumë.
5 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen.
Faqja: 14
15
SHQIP
6 Shtypni butonin e rritjes/uljes së temperaturës për të
zgjedhur temperaturën e nevojshme.
7 Shtypni butonin e rritjes së kohës për të zgjedhur kohën e
nevojshme.
8 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e
gatimit.
Shënim
• Gjatë gatimit temperatura dhe koha shfaqen me alternim.
• Minuta e fundit e gatimit shfaqet me numërim mbrapsht të
sekondave.
• Shihni tabelën e ushqimeve me cilësimet bazë të gatimit për lloje të
ndryshme ushqimi.
• Kur fillon procesi i gatimit dhe friteza është e çiftuar me pajisjen tuaj
inteligjente, mund të shikoni, kontrolloni dhe ndryshoni parametrat e
gatimit edhe në programin NutriU.
• Për të ndryshuar njësinë e temperaturës nga celsius në farenajt
ose anasjelltas te friteza, shtypni butonin e rritjes ose uljes së
temperaturës njëherësh për rreth 10 sekonda.
Këshillë
• Gjatë gatimit nëse dëshironi të ndryshoni kohën ose temperaturën e
gatimit, shtypni butonin përkatës të rritjes ose uljes në çfarëdo kohe
për ta bërë.
• Për të pushuar procesin e gatimit, shtypni butonin e ndezjes/fikjes. Për
të rifilluar procesin e gatimit, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes.
• Pajisja është automatikisht në modalitet pushimi kur nxirrni jashtë
tiganin dhe koshin. Procesi i gatimit vazhdon kur tigani dhe koshi
rifuten në pajisje.
Faqja: 15
16 SHQIP
Shënim
• Nëse nuk e caktoni kohën e kërkuar të gatimit brenda 30 minutave,
pajisja fiket automatikisht për arsye sigurie.
• Disa përbërë kërkojnë tundje ose kthim në gjysmën e kohës së
gatimit (shikoni "Tabelën e ushqimeve"). Për të tundur përbërësit,
nxirrni tiganin me koshin, vendosini në një sipërfaqe rezistente ndaj
nxehtësisë, vendosni kapakun dhe shtypni butonin e lirimit të koshit
për ta hequr koshin dhe për ta tundur mbi lavaman. Pastaj rifuteni
koshin në tigan dhe vendosini sërish në pajisje.
• Nëse e caktoni kronometrin në gjysmën e kohës së gatimit dhe
dëgjoni zilen e kronometrit është koha për të tundur ose kthyer
përbërësit. Sigurohuni ta ricaktoni kronometrin për kohën e mbetur
të gatimit.
9 Kur dëgjoni zilen e kronometrit, koha e gatimit ka
përfunduar.
Shënim
• Mund ta ndaloni manualisht procesin e gatimit. Për ta bërë këtë,
shtypni butonin e ndezjes/fikjes.
10 Nxirreni tiganin dhe kontrolloni nëse janë gati përbërësit.
Kujdes
• Tigani i fritezës është i nxehtë pas procesit të gatimit. Vendoseni
gjithnjë në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë (p.sh. këmbje
etj.) kur e hiqni tiganin nga pajisja.
Shënim
• Nëse përbërësit nuk janë ende gati, thjesht futeni tiganin sërish në
fritezë nga doreza dhe shtoi disa minuta të tjera mbi kohën e caktuar.
11 Për të hequr përbërësit e vegjël (p.sh. patatet e skuqura),
ngrijeni koshin jashtë tiganin duke rrëshqitur së pari
kapakun dhe pastaj duke shtypur butonin e lirimit të
koshit.
Kujdes
• Pas procesit të gatimit, tigani, koshi, hapësira e brendshme dhe
përbërësit janë të nxehtë. Në varësi të llojit të përbërësve në
fritezë, mund të dalë avull nga tigani.
Faqja: 16
17
SHQIP
12 Zbrazeni përmbajtjen e koshit në tas ose në një pjatë.
Hiqeni gjithnjë koshin nga tigani për të zbrazur
përmbajtjen, pasi mund të ketë vaj të nxehtë në fund të
tiganit.
Shënim
• Për të hequr përbërës të mëdhenj ose të brishtë, përdorni një palë
kapëse për ngritjen e përbërësve.
• Vaji i tepërt ose yndyra e përdorur nga përbërësit mblidhen në fund
të tiganit.
• Në varësi të llojit të përbërësve në gatim, mund të dëshironi ta
derdhni me kujdes vajin ose yndyrën e përdorur jashtë tiganit pas çdo
grupi ose përpara tundjes a rifutjes së koshit në tigan. Vendoseni
koshin në një sipërfaqe rezistente ndaj nxehtësisë. Mbani doreza të
sigurta për furrë për derdhjen e tepricës së vajit apo yndyrës së
përdorur. Kthejeni koshin në tigan.
Kur një grup përbërësish janë gati, friteza është në çast gati për të
bërë grupin e radhës.
Shënim
• Përsërisni hapat 3 deri 12 nëse dëshironi të përgatisni një grup tjetër.
Zgjidhni modalitetin e mbajtjes ngrohtë
1 Shtypni butonin e menysë aq herë sa të pulsojë ikona e
mbajtjes ngrohtë.
2 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur modalitetin e
mbajtjes ngrohtë.
Faqja: 17
18 SHQIP
Shënim
• Kronometri i mbajtjes ngrohtë caktohet në 30 minuta. Për të
ndryshuar kohën e mbajtjes ngrohtë (1–30 minuta), shtypni butonin e
uljes së kohës. Koha do të konfirmohet automatikisht.
• Temperatura nuk mund të ndryshohet në modalitetin me mbajtjes
ngrohtë.
3 Për ta pushuar modalitetin e mbajtjes ngrohtë, shtypni
butonin e ndezjes/fikjes. Për të rinisur modalitetin e
mbajtjes ngrohtë, shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes.
4 Për të dalë nga modaliteti i mbajtjes ngrohtë, shtypni gjatë
butonin e ndezjes/fikjes.
Këshillë
• Nëse ushqimet si patatet e skuqura humbasin vetinë krokante gjatë
modalitetit të mbajtjes ngrohtë, ose shkurtoni kohën e mbajtjes
ngrohtë duke e fikur pajisjen më herët ose bëjini krokante për 2-3
minuta në temperaturë 180°C/350°F.
Shënim
• Gjatë modalitetit të mbajtjes ngrohtë, ventilatori dhe ngrohësi brenda
pajisjes ndizen herë pas here.
• Modaliteti i mbajtjes ngrohtë është projektuar për mbajtjen ngrohtë
të ushqimit menjëherë pas gatimit me fritezë. Nuk synohet për
ringrohje ushqimi.
Gatimi me presete
1 Ndiqni hapat 1 deri 5 në kapitullin "Skuqja me ajër".
2 Shtypni butonin e menysë. Pulson ikona e ushqimeve të
ngrira. Shtypni butonin e menysë aq herë sa të pulsojë
preseti i dëshiruar.
3 Filloni procesin e gatimit duke shtypur butonin e ndezjes/
fikjes.
Shënim
• Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni më shumë informacion për
presetet.
Faqja: 18
19
SHQIP
Preset (Paravendos)
Koha e
presetit
(min)
Temperatura
e presetit
Pesha (maks.) Informacion
Ushqime çasti me
bazë patatesh të
ngrira
31
180°C/
350°F
800 g/28 oz
• Ushqime çasti me
bazë patatesh të
ngrira, si p.sh. patate
të ngrira për skuqje,
copa patatesh, patate
të valëzuara etj.
• Tundini, kthejini ose
trazojini 2-3 herë
ndërmjet
Patate të freskëta
38
180°C/
350°F
800 g/28 oz
• Përdorni patate
miellëse
• 10x10mm / 0.4x0.4
në prerje të trashë
• Zhytini 30 minuta në
ujë, thajini dhe pastaj
shtoni ¼ deri 1 lugë
gjelle vaj
• Tundini, kthejini ose
trazojini 2-3 herë
ndërmjet
Kofshë pule
27
180°C/
350°F
1000 g/35 oz
• Deri në 8 kofshë pule
• Tundini, kthejini ose
trazojini ndërmjet
Peshk i plotë rreth 300
g/11 oz
20
200°C/
400°F
600 g/21 oz
Kek
45
160°C/
325°F
500 g/18 oz
• Përdorni aksesorin e
pjekjes XL (199 x 189
x 80 mm)
Thela mishi
20
200°C/
400°F
600 g/21 oz
• Deri në 4 thela mishi
pa kockë
Perime të përziera
18
180°C/
350°F
800 g/28 oz
• Të prera trashë
• Përdorni aksesorin e
pjekjes XL
Mbajeni ngrohtë
30
80°C/
175°F
N/A
• Temperatura nuk
mund të rregullohet
Faqja: 19
20 SHQIP
Kalimi në preset tjetër
1 Gjatë procesit të gatimit shtypni gjatë butonin e ndezjes/
fikjes për të ndaluar procesin e gatimit. Pajisja kalon pastaj
në modalitetin pasiv.
2 Shtypni sërish butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur
pajisjen.
3 Shtypni butonin e menysë aq shpesh sa pulson preseti që ju
duhet.
4 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur procesin e
gatimit.
Nisja e një recete nga programi NutriU
1 Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur fritezën.
2 Hapni programin NutriU në pajisjen tuaj inteligjente dhe
shikoni për recetën e preferuar.
3 Hapni recetën dhe nisni procesin e gatimit në program.
Faqja: 20
21
SHQIP
Shënim
• Sigurohuni që gjatë gatimit recetat që janë hartuar për fritezën tuaj
të përdorin të njëjtat sasi ushqimi të përmendura në to. Kur përdorni
përbërës të tjerë apo sasi të tjera për ushqimet, rregulloni kohën e
gatimit. Kur gatuani receta që nuk janë hartuar për fritezën tuaj, vini
re se mund të nevojitet rregullimi i kohës dhe i temperaturës.
Këshillë
• Përmes filtrit në kërkimit e recetave mund ta filtroni fritezën për të
marrë recetat që janë hartuar për pajisjen tuaj.
• Kur procesi i gatimit niset nga programi, mund t'i shikoni cilësimet e
gatimit dhe në ekranin e fritezës.
• Mund ta pushoni procesin e gatimit ose të ndryshoni cilësimet në
fritezë ose në program.
• Kur të mbarojë procesi i gatimit, mund të nisni modalitetin e mbajtjes
ngrohtë në program ose ta nisni nga preseti "keep warm" në fritezë.
• Nëse ushqimi nuk është bërë ende, mund dhe ta zgjasni procesin e
gatimit brenda aplikacionit ose në fritezë.
• Për të dalë nga procesi i gatimit përpara se të mbarojë koha e gatimit,
shtypni gjatë butonin e ndezjes/fikjes në fritezë ose shtypni ikonën e
pushimit dhe pastaj të ndalimit në program.
• Mund dhe të nisni kohën tuaj individuale dhe temperaturën në
programin NutriU.
• Në fund të ekranit kryesor ka një buton për të kaluar në ekranin
kryesor, recetat, modalitetin manual, artikujt ose profilin tuaj. Shtypni
butonin e modalitetit manual dhe dërgoni kohën dhe temperaturën
tuaj individuale te friteza.
Skuqja e patateve të shtëpisë
Për patate fantastike shtëpie në fritezë:
- Zgjidhni një variete patatesh të përshtatshme për skuqje, p.sh.
patate të freskëta, (pak) miellëse.
- Është më mirë t'i skuqni patatet me ajër në racione deri
800 g/28 oz për rezultat të njëtrajtshëm. Patatet e mëdha
priren të jenë më pak krokante se të voglat.
1 Qërojini patatet dhe pritini të holla
(10 x 10 mm/0.4 x 0.4 trashësi).
2 Njomini patatet e prera në një tas me ujë për të paktën 30
minuta.
3 Zbrazeni tasin dhe thajini patatet e prera me një pecetë
enësh ose letre.
4 Hidhni një lugë gjelle vaj gatimi në tas, vendosini patatet
në tas dhe trazojini derisa patatet të vishen me vaj.
5 Hiqini patatet nga tasi me gishta ose një kapëse kulluese që
vaji të mbetet në tas.
Faqja: 21
22 SHQIP
Shënim
• Mos e anoni tasin për t'i hedhur të gjitha patatet e prera njëherësh në
kosh, që të evitoni derdhjen e vajit të tepërt në tigan.
6 Hidhini patatet e prera në kosh.
7 Skuqini patatet e prera dhe tundeni koshin 2-3 herë gjatë
gatimit.
Pastrimi
Paralajmërim
• Lëreni koshin, tiganin dhe brendësinë e pajisjes që të ftohet
plotësisht përpara se të filloni pastrimin.
• Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes kanë një veshje jongjitëse.
Mos përdorni enë kuzhine metalike ose materiale gërryese
pastrimi, pasi mund të dëmtoni veshjen jongjitëse.
Pastroni pajisjen pas çdo përdorimi. Hiqni vajin dhe yndyrën nga
fundi i tiganit pas çdo përdorimi.
1 Shtypni butonin On/Off
On/Off për të fikur pajisjen hiqeni nga
priza dhe lëreni të ftohet.
Këshillë
• Hiqni tiganin dhe koshin për ta lënë fritezën të ftohet më shpejt.
2 Hidheni yndyrën ose vajin e përdorur nga fundi i tiganit.
3 Pastrojeni tiganin dhe koshin në enëlarëse. Gjithashtu
mund t'i pastroni me ujë të nxehtë, solucion për larjen
e enëve dhe një sfungjer jogërryes (shihni "Tabelën e
pastrimit").
Shënim
• Vëreni tiganin me tapën e gomës në enëlarëse. Mos e hiqni tapën e
gomës përpara pastrimit.
Këshillë
• Nëse mbetjet e ushqimit ngjisin në tigan apo kosh, mund t'i njomni
me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh për 10-15 minuta. Njomja i
liron mbetjet ushqimore dhe lehtëson heqjen e tyre. Sigurohuni që të
përdorni një lëng larës që mund të shpërbëjë vajin dhe yndyrën. Nëse
ka njolla yndyre në tigan ose në kosh dhe nuk keni pasur mundësi t'i
hiqni me ujë të nxehtë dhe detergjent enësh, përdorni sgrasator.
• Nëse është nevoja, mbetjet ushqimore të ngjitura pas rezistencës
mund të hiqen me një furçë me fije të vuta deri mesatare. Mos
përdorni furçë me tel apo me fije të forta, pasi mund të dëmtoni
veshjen e rezistencës.
Faqja: 22
23
SHQIP
4 Fshijeni pjesën e jashtme të pajisjes me një leckë të njomë.
Shënim
• Sigurohuni që të mos mbetet lagështi mbi panelin e kontrollit. Thani
panelin e kontrollit me një leckë pasi ta keni pastruar.
5 Pastrojeni rezistencën me një furçë pastrimi për të hequr
mbetjet e mundshme të ushqimit.
6 Pastrojeni brendësinë e pajisjes me ujë të nxehtë dhe
sfungjer jogërryes.
Tryeza e pastrimit
Vendruajtja
1 Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të ftohet.
2 Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë të pastra dhe të thata
përpara se t'i ruani.
Faqja: 23
24 SHQIP
Shënim
• Mbajeni gjithmonë fritezën horizontalisht kur e transportoni.
Sigurohuni gjithashtu që ta mbani tiganin në pjesën e parme të
pajisjes pasi tigani me koshin mund të rrëshqasë jashtë pajisjes nëse
anohet gabimisht për poshtë. Kjo mund të sjellë dëmtimin e këtyre
pjesëve.
• Sigurohuni gjithnjë që pjesët e heqshme të fritezës të fiksohen
përpara se ta transportoni dhe/ose magazinoni.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturinat normale të shtëpisë (2012/19/BE).
- Ndiqni rregullat shtetërore për hedhjen e veçuar të produkteve
elektrike dhe elektronike. Hedhja e duhur ndihmon në
parandalimin e pasojave negative ndaj mjedisit dhe shëndetit
të njeriut.
Deklarata e konformitetit
Nëpërmjet këtij dokumenti, DAP B.V. deklaron se friteza me ajër
"HD928x" është në përputhje me Direktivën 2014/53/BE.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit të BE-së gjendet në
adresën e mëposhtme të internetit: https://www.philips.com.
Friteza me ajër HD928x është e pajisur me një modul Wi-Fi, 2,4
GHz 802.11 b/g/n me një fuqi maksimale dalëse prej 92,9 mW
EIRP.
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju duhet informacion apo mbështetje teknike, vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e posaçme të
garancisë botërore.
Përditësimet e softuerit
Përditësimi është thelbësor për të garantuar privatësinë tuaj dhe
funksionimin e duhur të fritezës me ajër dhe të aplikacionit.
Hera-herës, aplikacioni përditësohet automatikisht me softuerin
më të fundit. Gjithashtu, friteza me ajër përditëson firmuerin në
mënyrë automatike.
Faqja: 24
25
SHQIP
Shënim
• Gjatë instalimit të një përditësimi, sigurohuni që friteza të jetë e lidhur
me rrjetin Wi-Fi të shtëpisë. Pajisja inteligjente mund të lidhet me
çfarëdo rrjeti.
• Përdorni gjithmonë aplikacionin dhe firmuerin më të fundit.
• Përditësimet bëhen të disponueshme kur ka përmirësime të softuerit
apo për të parandaluar një problem me sigurinë.
• Përditësimi i firmuerit nis automatikisht kur friteza me ajër është në
modalitetin e pritjes. Ky përditësim zgjat deri në 1 minutë dhe ekrani
i fritezës tregon "---" me pulsim. Gjatë kësaj kohe friteza me ajër nuk
mund të përdoret.
Përputhshmëria e pajisjes
Për informacione të detajuara mbi përputhshmërinë e aplikacionit,
referojuni informacionit në "App Store".
Rikthimi në parametrat e fabrikës
Për ta rikthyer fritezën me ajër në parametrat e fabrikës, mbani
njëkohësisht shtypur butonat e temperaturës dhe të mbarimit të
kohës për 10 sekonda.
Pas kësaj, friteza me ajër nuk është më e lidhur me rrjetin Wi-
Fi të shtëpisë suaj dhe nuk është më e çiftuar me pajisjen tuaj
inteligjente.
Zgjidhja e problemeve
Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund
të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi ta zgjidhni
problemin me informacionin e mëposhtëm, vizitoni
www.philips.com/support për një listë të pyetjeve të shpeshta
ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të klientit për shtetin tuaj.
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pjesa e jashtme e
pajisjes nxehet gjatë
përdorimit.
Nxehtësia brenda
rrezaton në muret e
jashtme.
Kjo është normale. Të gjitha dorezat dhe
pullat që duhet të prekni gjatë përdorimit
qëndrojnë mjaftueshëm të ftohta për t'i
prekur.
Tigani, koshi dhe brendësia e pajisjes
mund të nxehen gjithnjë kur pajisja ndizet
për t'u siguruar që ushqimi të gatuhet siç
duhet. Këto pjesë janë gjithmonë shumë
të nxehta për t'u prekur.
Faqja: 25
26 SHQIP
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nëse e lini pajisjen të ndezur për një kohë
më të gjatë, disa zona nxehen shumë për
t'u prekur. Këto zona janë shënuar në
pajisje me ikonën e mëposhtme:
Për sa kohë që jeni të vetëdijshëm për
zonat e nxehta dhe shmangni prekjen e
tyre, pajisja është plotësisht e sigurt për t'u
përdorur.
Patatet e skuqura të
shtëpisë nuk dalin
ashtu siç i prisja.
Nuk keni përdorur
llojin e duhur të
patateve.
Për rezultate optimale, përdorni patate
të freskëta miellëse. Nëse ju duhet t'i
ruani patatet për më vonë, mos i mbani
në ambient të ftohtë, si p.sh. frigoriferi.
Zgjidhni patate paketimi i të cilave pohon
se janë të përshtatshme për skuqje.
Sasia e përbërësve në
kosh është shumë e
madhe.
Ndiqni udhëzimet në faqen 21 e këtij
manuali përdorimi, për të përgatitur
patate të skuqura shtëpie.
Përbërës të llojeve të
caktuara mund të jetë
nevoja të tunden deri
në gjysmën e kohës së
gatimit.
Ndiqni udhëzimet në faqen 21 e këtij
manuali përdorimi, për të përgatitur
patate të skuqura shtëpie.
Friteza nuk ndizet.
Pajisja nuk është në
prizë.
Kontrolloni nëse spina është futur siç
duhet në prizën e murit.
Disa pajisje janë të
lidhura në një prizë.
Friteza ka fuqi të lartë. Provoni një prizë
tjetër dhe kontrolloni siguresat.
Dalloj disa zona
të rrjepura brenda
fritezës sime.
Disa njolla të vogla
mund të shfaqen
brenda tiganit të
fritezës për shkak të
prekjes ose gërvishtjes
së rastësishme të
veshjes (p.sh. gjatë
pastrimit me mjete të
forta pastrimi dhe/ose
gjatë futjes së koshit).
Mund ta parandaloni dëmtimin duke e
ulur me kujdes koshin në tigan. Nëse e
futni koshin me kënd, ana e tij mund të
përpiqet kundër mureve të tiganit duke
shkaktuar ciflosjen e veshjes. Nëse ndodh
diçka e tillë, vini re se kjo nuk është e
rrezikshme pasi të gjitha materialet e
përdorura janë të sigurta për përdorim
ushqimor.
Del tym i bardhë nga
pajisja.
Po gatuani përbërës të
yndyrshëm.
Derdheni me kujdes tepricën e vajit ose
të yndyrës nga tigani dhe vazhdoni me
gatimin.
Tigani përmban ende
mbetje të yndyrshme
nga përdorimi i
mëparshëm.
Tymi i bardhë shkaktohet nga mbetjet e
yndyrshme që ngrohin tiganin. Pastrojeni
gjithnjë me kujdes tiganin dhe koshin pas
çdo përdorimi.
Faqja: 26
27
SHQIP
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Buka ose kuvertura
nuk ngjitet mirë me
ushqimin.
Thërrime të vogla buke mund të
shkaktojnë tym të bardhë. Shtypeni mirë
mbulimin me bukë ose kuverturën me
ushqimin për t'u siguruar që të ngjisin.
Marinadat, lëngjet e
ndryshme ose të mishit
spërkaten në yndyrën
e përdorur.
Takojeni ushqimin derisa të thahet përpara
se ta vendosni në kosh.
Llamba e Wi-Fi në
fritezën time nuk
ndizet më.
• Friteza nuk është më
e lidhur me Wi-Fi të
shtëpisë.
• Keni ndryshuar
rrjetin Wi-Fi të
shtëpisë.
Nisni procesin e konfigurimit të Wi-Fi duke
shtypur gjatë butonin e menysë dhe ndiqni
udhëzimet në program.
Programi tregon se
procesi i çiftimit nuk
është i suksesshëm.
Një përdorues tjetër
e ka çiftuar fritezën
me një pajisje tjetër
inteligjente dhe është
duke gatuar.
Prisni derisa përdoruesi tjetër të ketë
përfunduar procesin aktual të gatimit dhe
riçiftojeni pajisjen inteligjente me fritezën.
Ekrani im tregon "---"
me pulsim.
Friteza po përditëson
firmuerin.
Prisni për një minutë sa të përfundojë
procesi i përditësimit të firmuerit.
Nuk mund ta përdorni fritezën gjatë
përditësimit të firmuerit.
Ekrani i fritezës tregon
"E1".
Pajisja është prishur/ka
defekt.
Telefononi linjën e shërbimit të Philips ose
qendrën e shërbimit të klientit për shtetin
ku ndodheni.
Friteza mund të ruhet
në një vend ku bën
shumë ftohtë.
Nëse e keni mbajtur pajisjen diku me
temperaturë të ulët ambienti, lëreni të vijë
në temperaturën e ambientit të ri për të
paktën 15 minuta përpara se ta fusni në
prizë.
Nëse ekrani vazhdon të tregojë "E1",
telefonojini linjës së shërbimit të Philips
ose kontaktoni me qendrën e shërbimit të
klientit për shtetin ku ndodheni.
Faqja: 27
© 2022 Philips Domestic Appliances Holding B.V.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Pyetje dhe përgjigje
Ke një pyetje në lidhje me Philips Airfryer XL Essential HD9270 por nuk mund ta gjesh përgjigjen në udhëzuesin e përdoruesit? Ndoshta përdoruesit e ManualsCat.com mund të të ndihmojnë me përgjigjen e pyetjes tënde. Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, pyetja jote do të shfaqet poshtë udhëzuesit të Philips Airfryer XL Essential HD9270. Lutemi sigurohu që ta përshkruash vështirësinë tënde me Philips Airfryer XL Essential HD9270 sa më saktë që të mundesh. Sa më e saktë është pyetja jote, aq më të larta janë shanset për të marrë shpejt një përgjigje nga një përdorues tjetër. Kur dikush reagon ndaj pyetjes tënde do të njoftohesh automatikisht me email.
Bëj një pyetje në lidhje me Philips Airfryer XL Essential HD9270