43PFS5505 udhëzues
Philips 43PFS5505 udhëzues

Udhëzuesi i përdoruesit për Philips 43PFS5505 në Shqiptar. Ky udhëzues PDF ka 65 faqet.

PDF 65 1.1mb

Shiko një udhëzues të Philips 43PFS5505 më poshtë. Të gjithë udhëzuesit në ManualsCat.com mund të shikohen krejtësisht pa pagesë. Duke përdorur butonin 'Zgjidh një gjuhë', mund të zgjedhësh gjuhën e udhëzuesit që dëshiron të shohësh.

MANUALSCAT | SQ

Pyetje dhe përgjigje

Ke një pyetje në lidhje me Philips 43PFS5505 por nuk mund ta gjesh përgjigjen në udhëzuesin e përdoruesit? Ndoshta përdoruesit e ManualsCat.com mund të të ndihmojnë me përgjigjen e pyetjes tënde. Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, pyetja jote do të shfaqet poshtë udhëzuesit të Philips 43PFS5505. Lutemi sigurohu që ta përshkruash vështirësinë tënde me Philips 43PFS5505 sa më saktë që të mundesh. Sa më e saktë është pyetja jote, aq më të larta janë shanset për të marrë shpejt një përgjigje nga një përdorues tjetër. Kur dikush reagon ndaj pyetjes tënde do të njoftohesh automatikisht me email.

Bëj një pyetje në lidhje me Philips 43PFS5505

Faqja: 1
Përmbajtja 1 Merrni mbështetje 3 1.1 Identifikimi dhe regjistrimi i televizorit 3 1.2 Ndihma për televizorin dhe manuali i përdorimit 3 1.3 Ndihma në internet dhe manuali i përdorimit 3 1.4 Kujdesi për klientin / Riparimi 3 2 Softueri 5 2.1 Përditëso softuerin 5 2.2 Versioni i softuerit 5 3 Udhëzuesi i shpejtë 6 3.1 Telekomanda 6 3.2 Sensori infrakuq 7 3.3 Leva - komandim lokal (nëse ka) 8 4 Konfigurimi 9 4.1 Lexoni për sigurinë 9 4.2 Vendosja e televizorit 9 4.3 Ndezja e televizorit 11 5 Lidhjet 12 5.1 Udhëzuesi i lidhjeve 12 5.2 Antena (televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304) 12 5.3 Antena (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) 12 5.4 Satelitor (nëse ka) 12 5.5 Pajisja e videos 13 5.6 Pajisja e zërit 16 5.7 Kompjuteri 18 5.8 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+ 19 5.9 Pajisja USB 20 5.10 Rrjeti me tela - "Freeview" (foleja e rrjetit ofrohet vetëm për modelet e Mbretërisë së Bashkuar) 21 6 Ndërrimi i burimit 23 6.1 Lista e burimeve 23 6.2 Riemërtimi i pajisjes 23 7 Kanalet 24 7.1 Rreth kanaleve dhe ndërrimit të tyre 24 7.2 Instalimi i kanalit 24 7.3 Lista e kanaleve 29 7.4 Zgjedhja e filtrit të kanaleve 30 7.5 Kanalet e preferuara 31 8 Guida televizive 33 8.1 Çfarë ju duhet 33 8.2 Përdorimi i guidës televizive 33 9 Regjistrimi dhe pushimi i televizorit (Nuk zbatohet për modelet për Turqi) 35 9.1 Çfarë ju duhet 35 9.2 Regjistrimi 35 9.3 Pushimi i televizorit 36 10 Videot, fotografitë dhe muzika 38 10.1 Nga një lidhje USB 38 10.2 Fotografitë 38 10.3 Video 38 10.4 Muzikë 39 11 Hapja e menysë së cilësimeve të televizorit 40 11.1 Pamja e përgjithshme e menysë kryesore 40 11.2 Menyja e programeve ndihmëse 40 11.3 "Cilësimet e shpejta" dhe "Të gjitha cilësimet" 40 11.4 Të gjitha cilësimet 40 12 Mjedisore 47 12.1 Etiketa evropiane e energjisë 47 12.2 Fleta e produktit 47 12.3 Fundi i përdorimit 48 13 Specifikimet 49 13.1 Energjia 49 13.2 Marrja 49 13.3 Rezolucioni i ekranit 49 13.4 Rezolucioni i hyrjes së ekranit 50 13.5 Zëri 50 13.6 Multimedia 50 13.7 Lidhja 50 14 Zgjidhja e problemeve 53 14.1 Këshilla 53 14.2 Aktivizimi 53 14.3 Telekomanda 53 14.4 Kanalet 54 14.5 Figura 54 14.6 Zëri 54 14.7 HDMI 54 14.8 USB 55 15 Siguria dhe kujdesi 56 15.1 Siguria 56 15.2 Kujdesi për ekranin 57 15.3 Kushtet e përdorimit 57 16 Të drejtat e autorit 59 16.1 HDMI 59 16.2 Dolby Audio 59 16.3 DTS 2.0 + Digital Out ™ 59 16.4 Markat e tjera tregtare 59 17 Burim i hapur 60 17.1 Softueri me burim të hapur 60 17.2 Licenca e burimit të hapur 60 Tregues 63 2
Faqja: 2
1 Merrni mbështetje 1.1 Identifikimi dhe regjistrimi i televizorit Identifikoni televizorin - modelin e televizorit dhe numrin e serisë Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të televizorit. Regjistrimi i televizorit Regjistrojeni televizorin dhe shijoni një sërë përfitimesh, duke përfshirë mbështetje të plotë (duke përfshirë ngarkimet), hyrje të privilegjuar në informacionet mbi produktet e reja, uljet e çmimeve dhe ofertat ekskluzive, mundësinë për të fituar çmime, madje dhe për të marrë pjesë në anketime të posaçme për produktet e reja. Shkoni te www.philips.com/TVsupport 1.2 Ndihma për televizorin dhe manuali i përdorimit Shtypni  Cilësimet > Ndihmë Në menynë "Ndihmë", mund të përditësoni me lehtësi softuerin, të rivendosni televizorin në cilësimet standarde dhe të lexoni manualin e përdorimit. - Përditësimi i softuerit: Kontrolloni për përditësimet e mundshme të softuerit. - Manuali i përdorimit: Lexoni manualin e përdorimit për informacion rreth televizorit. - Diagnostikimi: Gjeni një zgjidhje për pyetjet që bëhen shpesh. - Cilësimet e fabrikës: Rivendosni të gjitha cilësimet në vlerat e fabrikës. - Riinstalimi i televizorit: Kryeni sërish instalimin e plotë të televizorit. - Informacioni i kontaktit: Shfaqni numrin e telefonit ose adresën e internetit për shtetin ose rajonin ku ndodheni. 1.3 Ndihma në internet dhe manuali i përdorimit Për të zgjidhur problemet e televizorit Philips, mund t'i drejtoheni ndihmës që ofrojmë në internet. Mund të zgjidhni gjuhën tuaj dhe të jepni numrin e modelit të produktit. Shkoni te www.philips.com/TVsupport. Te faqja mbështetëse në internet mund të gjeni numrin e telefonit të kontaktit me ne për shtetin tuaj, si edhe përgjigjet për pyetjet e shpeshta (FAQ). Në disa shtete mund të bisedoni me një nga bashkëpunëtorët tanë për t'i bërë pyetjet drejtpërdrejt apo për të dërguar një pyetje me email. Softuerin e televizorit apo manualin mund ta shkarkoni për ta lexuar në kompjuter. Për më tej në lidhje me diagnostikimin e televizorit dhe pyetjet e shpeshta (FAQ)... Shkoni te http://philips-tvconsumercare.kxondeman d.com/portal/en/ModelSelect "Ndihma e televizorit" në tabletë, celular inteligjent ose kompjuter Për t'i zbatuar më lehtë sekuencat e zgjeruara të udhëzimeve, "Ndihmën për televizorin" mund ta shkarkoni në format PDF, për ta lexuar në celularin inteligjent, në tabletë ose në kompjuter. Përndryshe mund të printoni faqen përkatëse "Ndihma" nga kompjuteri. Për të shkarkuar "Ndihmën" (manualin e përdorimit), shkoni te www.philips.com/TVsupport 1.4 Kujdesi për klientin / Riparimi Për mbështetjen dhe riparimin e televizorit, telefononi kujdesin për klientin në vendin tuaj. Teknikët tanë të shërbimit do të kujdesen për riparimin, nëse nevojitet. Gjeni numrin e telefonit të printuar në dokumentacionin e pajisur me televizorin. Ose konsultohuni me faqen tonë të internetit www.philips.com/TVsupport dhe zgjidhni shtetin ku ndodheni nëse nevojitet. Numri i modelit dhe numri i serisë i televizorit Mund t'ju kërkohet të jepni numrin e modelit dhe numrin e serisë së televizorit. Këta numra gjenden në etiketën e paketimit ose në etiketën e llojit, e cila ndodhet në pjesën e pasme ose të poshtme të televizorit.  Paralajmërim 3
Faqja: 3
Mos u përpiqni ta riparoni vetë televizorin. Kjo mund të shkaktojë lëndime të rënda, dëmtime të pariparueshme në televizor ose mund ta bëjë garancinë të pavlefshme. 4
Faqja: 4
2 Softueri 2.1 Përditëso softuerin Kërkimi për përditësime  (Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Kërkimi për përditësime. Për të ngarkuar softuerin në televizor, ju duhet një kompjuter dhe një pajisje memorieje USB. Përdorni një pajisje memorieje USB me hapësirë të lirë 256 MB. Sigurohuni që mbrojtja ndaj shkrimit të mos jetë aktive. 1. Filloni përditësimin në televizor -  (Kreu) > Cilësimet > Përditëso softuerin > Kërko për përditësime. 2. Identifikimi i televizorit - Futni memorien USB në një nga lidhjet e USB në televizor. Zgjidhni Nisje dhe shtypni OK. Te pajisja e memories USB do të shkruhet një skedar identifikimi. 3. Shkarkoni softuerin e televizorit - Futni memorien USB në kompjuter. - Te pajisja e memories USB, gjeni skedarin update.htm dhe dyklikojeni. - Klikoni Dërgo ID. - Zgjidhni rajonin tuaj - Nëse ka softuer të ri, shkarkoni skedarin .zip. Pas shkarkimit, dekompresojeni skedarin dhe kopjoni skedarin autorun.upg te pajisja e memories USB. 4. Përditësimi i softuerit të televizorit - Futeni sërish në televizor memorien USB. Përditësimi do të fillojë automatikisht. Televizori fiket vetë për 10 sekonda dhe rindizet automatikisht. Prisni. Mos . . . - e hiqni pajisjen e memories USB nga televizori Nëse gjatë përditësimit ndërpritet energjia elektrike, pajisjen e memories USB mos e hiqni asnjëherë nga televizori. Përditësimi do të vazhdojë kur të rikthehet energjia. Përditësimet lokale Për shitësit dhe përdoruesit ekspertë…  (Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Përditësimet lokale. Kërkimi për përditësime OAD (shkarkim me valë) Kërkoni për përditësimin me valë të softuerit.  (Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Kërkimi për përditësime OAD. * Ofrimi i përditësimeve OAD varet nga shteti ku ndodheni. 2.2 Versioni i softuerit Për të parë versionin aktual të softuerit të televizorit…  (Kryefaqja) > Cilësimet > Përditësimi i softuerit > Të dhënat e softuerit aktual 5
Faqja: 5
3 Udhëzuesi i shpejtë 3.1 Telekomanda Bateritë dhe pastrimi Ndërrimi i baterive Nëse televizori nuk reagon ndaj shtypjes së tasteve të telekomandës, kësaj mund t'i kenë rënë bateritë. Për të ndërruar bateritë, hapni folenë e baterive në anën e pasme të telekomandës. 1. Rrëshqitni kapakun e folesë së baterive në drejtimin që tregohet me shigjetë. 2. Ndërroni bateritë e vjetra me 2 bateri të llojit AAA-R03-1,5 V . Sigurohuni që polet + dhe - të baterive të vendosen siç duhet. 3. Rivendosni kapakun e folesë së baterive dhe rrëshqiteni në vend derisa të puthitet. - Hiqini bateritë nëse nuk do ta përdorni telekomandën për kohë të gjatë. - Hidhini bateritë e vjetra sipas udhëzimeve të përfundimit të përdorimit. Pastrimi Telekomanda është e veshur me një shtresë rezistente ndaj gërvishtjeve. Për ta pastruar telekomandën, përdorni një leckë të butë e të lagur. Mos përdorni asnjëherë mbi telekomandë substanca si alkooli, kimikatet ose solucionet pastruese për shtëpinë. Përmbledhje e tasteve Pjesa e sipërme 1.  Pritje / Ndezur Për të ndezur televizorin ose për ta kaluar në gjendje pritjeje. 2. Tastet e luajtjes - Play , për të luajtur - Pause , për të ndaluar luajtjen - Stop , për të ndërprerë luajtjen - Rewind , për të ecur mbrapsht - Fast forward , për të ecur shpejt përpara - Record , për të regjistruar në çast * Modelet për Turqi nuk mbështetin regjistrimin dhe ndalimin e televizorit. 3.  TV GUIDE Për të hapur ose mbyllur funksionin Guida televizive. 4.  FORMAT Për të hapur ose mbyllur menynë "Formati i figurës". 5.  SETUP Për të hapur menynë "Cilësimet". Pjesa e sipërme (për modelet në Turqi) 1.  Pritje / Ndezur Për të ndezur televizorin ose për ta kaluar në gjendje pritjeje. 2. Tastet e luajtjes - Play , për të luajtur - Pause , për të ndaluar luajtjen - Stop , për të ndërprerë luajtjen - Rewind , për të ecur mbrapsht - Fast forward , për të ecur shpejt përpara 3.  TV GUIDE 6
Faqja: 6
Për të hapur ose mbyllur funksionin Guida televizive. 4.  Shfletuesi multimedial Për të hapur ose mbyllur menynë "Shfletuesi multimedial". 5.  FORMAT Për të hapur ose mbyllur menynë "Formati i figurës". 6.  SETUP Për të hapur menynë "Cilësimet". Mesatar 1.  HOME Për të hapur ose mbyllur menynë kryesore. 2.  SOURCES Për të hapur menynë "Burimet" - listën e pajisjeve të lidhura. 3. Colour keys Funksionet e butonave ndjekin udhëzimet në ekran. 4.  INFO Për të hapur ose mbyllur informacionin e programit. 5.  BACK Për të kaluar sërish te kanali i mëparshëm që kishit zgjedhur. Për të mbyllur një meny pa ndryshuar cilësimet. 6.  EXIT Për t'u kthyer te shikimi i televizorit. 7.  OPTIONS Për të hapur ose mbyllur menynë "Opsionet". 8. Tasti OK Për të konfirmuar zgjedhjen ose cilësimin. 9. Tastet me shigjeta/të shfletimit Për të lëvizur lart, poshtë, majtas ose djathtas. 10.  LIST Për të hapur ose mbyllur listën e kanaleve. Nga poshtë 1.  Mute Për të hequr zërin ose për ta rikthyer. 2.  Volume Për të rregulluar nivelin e volumit. 3. Tastet numerike Për të zgjedhur direkt një kanal televiziv. 4. SUBTITLE Për të caktuar titrat në "Aktive", "Joaktive" ose "Automatike". 5.  Channel Për të kaluar te kanali vijues ose i mëparshëm në listën e kanaleve. Për të hapur faqen vijuese ose të mëparshme tek "Teleteksti". Për të hapur kapitullin vijues ose të mëparshëm në një disk. 6. TEXT Për të hapur ose mbyllur funksionin "Teleteksti". 3.2 Sensori infrakuq Televizori mund të marrë komanda edhe nga një telekomandë që përdor IR (rreze infrakuqe) për të dërguar komanda. Nëse përdorni telekomandë të tillë, sigurohuni gjithmonë që ta drejtoni telekomandën nga sensori infrakuq në pjesën e përparme të televizorit.  Paralajmërim Mos vendosni objekte para sensorit infrakuq të 7
Faqja: 7
televizorit pasi mund të bllokojë sinjalin. 3.3 Leva - komandim lokal (nëse ka) Leva - Komandim lokal Nëse ju ka humbur telekomanda ose i kanë rënë bateritë, mund të kryeni gjithsesi disa veprime bazë në televizor. Për të hapur menynë bazë… 1. Me televizorin të ndezur, shtypni tastin e levës në pjesën e pasme të televizorit për të shfaqur menynë. 2. Shtypni majtas ose djathtas për të zgjedhur  "Volumin",  "Kanalin" ose  "Burimet". Shtypni lart ose poshtë për të rregulluar volumin ose për t'u sintonizuar në kanalin vijues ose atë të mëparshëm. Shtypni lart ose poshtë për të kaluar nëpër listën e burimeve, duke përfshirë zgjedhjen e sintonizuesit. Menyja do të zhduket automatikisht. 8
Faqja: 8
4 Konfigurimi 4.1 Lexoni për sigurinë Lexoni udhëzimet e sigurisë përpara se të përdorni televizorin. Për të lexuar udhëzimet, shikoni kapitullin Siguria dhe kujdesi te Manuali i përdorimit. 4.2 Vendosja e televizorit Këshilla mbi vendosjen - Pozicionojeni televizorin në vende ku drita nuk bie drejtpërdrejt në ekran. - Pozicionojeni televizorin deri në 15 cm larg murit. - Distanca ideale për të parë televizor është 3 herë sa gjatësia diagonale e ekranit. Kur jeni të ulur, sytë duhet të jenë në një nivel me mesin e ekranit. Shënim: Mbajeni televizorin larg burimeve që prodhojnë pluhur, si p.sh. sobat. Sugjerohet t'i pastroni rregullisht pluhurat për të shmangur futjen e tij në televizor. Bazamenti i televizorit Udhëzimet për montimin e bazamentit të televizorit mund t'i gjeni në udhëzuesin e shpejtë që vjen me televizorin. Në rast se ju ka humbur ky udhëzues, mund ta shkarkoni nga www.philips.com. Përdorni numrin e modelit të televizorit për të kërkuar e shkarkuar Udhëzuesin e shpejtë. Montimi në mur Televizorët e serive 4304, 4354 Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport muri të standardit VESA (shitet veçmas). Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së suportit të murit. . . - 24PHx43x4 - VESA MIS-F 75x75, M4 (minimumi 10 mm, maksimumi 12 mm) Përgatitja Sigurohuni që vidat metalike për montimin e televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth 10 mm në bokullat e filetuara të televizorit. Kujdes Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit. Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para pozicionimit të televizorit. "TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të shkaktojnë aksident ose lëndim. Televizorët e serive 4504, 4503 Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport muri të standardit VESA (shitet veçmas). Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së suportit të murit. . . - 32PHx450x - VESA MIS-F 100, M6 (minimumi 12 mm, maksimumi 16 mm) Përgatitja 9
Faqja: 9
Sigurohuni që vidat metalike për montimin e televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth 10 mm në bokullat e filetuara të televizorit. Kujdes Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit. Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para pozicionimit të televizorit. "TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të shkaktojnë aksident ose lëndim. Televizorët e serisë 5304 Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport muri të standardit VESA (shitet veçmas). Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së suportit të murit. . . - 22PFS5304 - VESA MIS-F 75x75, M4 (minimumi 8 mm, maksimumi 8 mm) Përgatitja Sigurohuni që vidat metalike për montimin e televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth 10 mm në bokullat e filetuara të televizorit. Kujdes Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit. Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para pozicionimit të televizorit. "TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të shkaktojnë aksident ose lëndim. Televizorët e serisë 5503 Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport muri të standardit VESA (shitet veçmas). Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së suportit të murit. . . - 43PFx5503 - VESA MIS-F 200x100, M6 (minimumi 9 mm, maksimumi 11 mm) Përgatitja Sigurohuni që vidat metalike për montimin e televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth 10 mm në bokullat e filetuara të televizorit. Kujdes Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit. Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para pozicionimit të televizorit. "TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të shkaktojnë aksident ose lëndim. Televizorët e serive 5505, 5525, 5535 Televizori juaj është i përgatitur gjithashtu për suport muri të standardit VESA (shitet veçmas). Përdorni kodin e mëposhtëm VESA gjatë blerjes së suportit të murit. . . - 24PFx55x5 - VESA MIS-F 75x75, M4 (minimumi 8 mm, maksimumi 10 mm) - 32PHx55x5 - VESA MIS-F 100, M6 (minimumi 12 mm, maksimumi 16 mm) - 43PFx55x5 - VESA MIS-F 200x100, M6 (minimumi 8 mm, maksimumi 10 mm) Përgatitja Sigurohuni që vidat metalike për montimin e televizorit me suport të standardit VESA të futen rreth 10 mm në bokullat e filetuara të televizorit. Shënim 10
Faqja: 10
Për modelin 24 inç, sigurohu që pllaka ose kapësja e madhe e montimit nuk pengon bashkuesin elektrik. Kujdes Montimi i televizorit në mur kërkon ekspertizë dhe duhet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar. Montimi i televizorit në mur duhet të përmbushë standardet e sigurisë sipas peshës së televizorit. Gjithashtu, lexoni masat paraprake të sigurisë para pozicionimit të televizorit. "TP Vision Europe B.V." nuk mban përgjegjësi për montimin e pasaktë apo montime të tjera që mund të shkaktojnë aksident ose lëndim. 4.3 Ndezja e televizorit Lidhja e kordonit elektrik - Futni kordonin elektrik te foleja POWER mbrapa televizorit. - Sigurohuni që kordoni elektrik është lidhur në mënyrë të sigurt në fole. - Sigurohuni që të mund ta arrini gjithmonë spinën në prizë. - Kur e hiqni nga priza kordonin, tërhiqni gjithmonë spinën dhe asnjëherë kordonin. Për 32" e lart Për 22"/24" Për 24PFS5535 Edhe pse televizori ka konsum shumë të ulët energjie gjatë qëndrimin në pritje, hiqeni nga priza për të kursyer energji nëse nuk e përdorni për kohë të gjata. Ndezja ose kalimi në gjendje pritjeje Përpara se të ndizni televizorin, sigurohuni që të lidhni rrjetin elektrik në folenë POWER në pjesën e pasme të televizorit. Aktivizimi Shtypni butonin e ndezjes (nëse ka) në pjesën anësore ose të pasme të televizorit. Ose shtypni  në telekomandë. Kalimi në modalitet pritjeje Për ta kaluar televizorin në pritje, shtypni  në telekomandë. Për ta fikur plotësisht televizorin, shkëputni spinën. Gjatë shkëputjes së prizës, tërhiqni gjithmonë spinën dhe asnjëherë kordonin. Sigurohuni që të mund ta arrini gjithmonë spinën, kordonin elektrik dhe prizën. 11
Faqja: 11
5 Lidhjet 5.1 Udhëzuesi i lidhjeve Gjithmonë lidheni pajisjen me televizorin me lidhjen më cilësore të mundshme. Gjithashtu, përdorni kabllo të cilësisë së lartë për të garantuar transferim të mirë të figurës dhe zërit. Kur lidhni një pajisje, televizori e njeh llojin e saj dhe i jep secilës pajisje emrin e saktë të llojit. Mund ta ndryshoni emrin e llojit nëse dëshironi. Nëse pajisjes i caktohet emri i duhur i llojit, televizori kalon automatikisht në cilësimet e tij ideale kur kaloni te kjo pajisje në menynë "Burimet". 5.2 Antena (televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304) Futeni mirë fishën e antenës në folenë Antena në pjesën e pasme të televizorit. Mund të lidhni antenën tuaj ose sinjalin e antenës nga një sistem shpërndarjeje të sinjalit të antenës. Përdorni fole antene RF IEC për koaksial 75 om. Përdoreni këtë lidhje antene për sinjale hyrëse DVB-T dhe DVB-C. Për 32" e lart Për 22"/24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx 5.3 Antena (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Futeni mirë fishën e antenës në folenë Antena në pjesën e pasme të televizorit. Mund të lidhni antenën tuaj ose sinjalin e antenës nga një sistem shpërndarjeje të sinjalit të antenës. Përdorni fole antene RF IEC për koaksial 75 om. Përdoreni këtë lidhje antene për sinjale hyrëse DVB-T dhe DVB-C. 12
Faqja: 12
5.4 Satelitor (nëse ka) Lidhni fishën satelitore tip "F" me folenë satelitore SAT në pjesën e pasme të televizorit. Për 32" e lart (seritë 4503, 4504, 5503) Për 22"/24" (seritë 4304, 4354,5304) Për 32" e lart (seritë 5505, 5525) Për 24" (seritë 5505, 5525, 5535) * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar 5.5 Pajisja e videos HDMI (televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304) Për transmetimin e sinjalit me cilësi maksimale, përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë dhe mos përdorni kabllo HDMI më të gjatë se 5 m. 13
Faqja: 13
* Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx Mbrojtja nga kopjimi Kabllot DVI dhe HDMI mbështesin HDCP (mbrojtje e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë). HDCP është një sinjal i mbrojtjes nga kopjimi që parandalon kopjimin e materialeve nga disku DVD ose disku Blu- ray. Përmendet gjithashtu edhe si DRM (menaxhim i të drejtave dixhitale). HDMI (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Për transmetimin e sinjalit me cilësi maksimale, përdorni kabllo HDMI të shpejtësisë së lartë dhe mos përdorni kabllo HDMI më të gjatë se 5 m. Për 32" e lart Për 24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx Mbrojtja nga kopjimi Kabllot DVI dhe HDMI mbështesin HDCP (mbrojtje e materialeve dixhitale të shpejtësisë së lartë). HDCP është një sinjal i mbrojtjes nga kopjimi që parandalon kopjimin e materialeve nga disku DVD ose disku Blu- ray. Përmendet gjithashtu edhe si DRM (menaxhim i të drejtave dixhitale). 14
Faqja: 14
HDMI - DVI (televizorë të serive 4304, 4354, 5304) Nëse keni ende pajisje që ka vetëm dalje DVI, mund ta lidhni me adaptor DVI-HDMI në folenë HDMI 2. Përdorni përshtatës DVI-HDMI nëse pajisja ka vetëm lidhje DVI. Përdorni folenë HDMI 2 si dhe një kabllo zëri majtas/djathtas (minifishë 3,5 mm) në hyrjen e zërit, në pjesën e pasme të televizorit. Për 22"/24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx HDMI - DVI (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Nëse keni ende pajisje që ka vetëm dalje DVI, mund ta lidhni me adaptor DVI-HDMI në folenë HDMI 2. Përdorni përshtatës DVI-HDMI nëse pajisja ka vetëm lidhje DVI. Përdorni folenë HDMI 2 si dhe një kabllo zëri majtas/djathtas (minifishë 3,5 mm) në hyrjen e zërit, në pjesën e pasme të televizorit. Për 24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx Lidhja HDMI-CEC - EasyLink Lidhni pajisje që mbështesin "HDMI CEC" me televizorin mund t'i komandoni me telekomandë. "EasyLink HDMI CEC" duhet të aktivizohet në televizor dhe në pajisjen e lidhur. Aktivizimi i "EasyLink"  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > EasyLink > EasyLink > Aktiv Telekomandimi i pajisjeve që mbështesin "HDMI CEC".  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > EasyLink > Telekomanda "EasyLink" > Aktive Shënim: - "EasyLink" mund të mos funksionojë me pajisje të markave të tjera. - Funksioni "HDMI CEC" ka emra të ndryshëm në marka të ndryshme. Disa shembuj janë: "Anynet", 15
Faqja: 15
"Aquos Link", "Bravia Theatre Sync", "Kuro Link", "Simplink" dhe "Viera Link". Jo të gjitha markat përputhen plotësisht me "EasyLink". Emrat e markave të "HDMI CEC" të përmendura si shembuj janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. SCART (nëse ka) SCART është një lidhje me cilësi të mirë. Lidhja SCART mund të përdoret për sinjale video CVBS dhe RGB, por nuk mund të përdoret për sinjalet e televizorëve me rezolucion të lartë (HD). Lidhja SCART kombinon sinjalet e videos dhe të audios. Lidhja "SCART" mbështet edhe luajtje në format NTSC. Për televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304 * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx 5.6 Pajisja e zërit HDMI ARC HDMI ARC (Audio Return Channel;kanali i kthimit të zërit) ka vetëm HDMI 1 në televizor. Nëse edhe pajisja, zakonisht sistem kinemaje në shtëpi (HTS), ka lidhje HDMI ARC, lidheni me HDMI 1 në televizor. Me lidhjen "HDMI ARC" nuk është e nevojshme të lidhni kabllo shtesë audioje që dërgon zërin e figurës së televizorit drejt sistemit të kinemasë. Lidhja "HDMI ARC" i kombinon të dy sinjalet. Dalja e zërit dixhital (televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304) Dalja e audios - Optike është lidhje zëri e cilësisë së lartë. Kjo lidhje optike mund të transmetojë audio 5.1-kanalëshe. Nëse pajisja juaj, zakonisht sistemi i kinemasë (HTS), nuk ka lidhje HDMI ARC, mund ta përdorni këtë lidhje me lidhjen Dalja e audios - Optike në HTS. Lidhja Dalja e audios - Optike e dërgon zërin nga televizori në HTS. * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx Dalja e zërit dixhital (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Dalja e audios - Optike është lidhje zëri e cilësisë së lartë. Kjo lidhje optike mund të transmetojë audio 5.1-kanalëshe. Nëse pajisja juaj, zakonisht sistemi i kinemasë (HTS), nuk ka lidhje HDMI ARC, mund ta përdorni këtë lidhje me lidhjen Dalja e audios - Optike në HTS. Lidhja Dalja e audios - Optike e dërgon zërin nga televizori në HTS. Për 32" e lart 16
Faqja: 16
Për 24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx Kufjet (televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304) Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen  në pjesën anësore të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm. Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas. Kufjet (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Mund të lidhni një palë kufje në lidhjen  në pjesën anësore të televizorit. Lidhja është minifole 3,5 mm. Volumin e kufjeve mund ta rregulloni veçmas. Për 32" e lart Për 24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar 17
Faqja: 17
** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx 5.7 Kompjuteri HDMI - DVI (televizorë të serive 4304, 4354, 5304) Nëse keni ende pajisje që ka vetëm dalje DVI, mund ta lidhni me adaptor DVI-HDMI në folenë HDMI 2. Përdorni përshtatës DVI-HDMI nëse pajisja ka vetëm lidhje DVI. Përdorni folenë HDMI 2 si dhe një kabllo zëri majtas/djathtas (minifishë 3,5 mm) në hyrjen e zërit, në pjesën e pasme të televizorit. Për 22"/24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx HDMI - DVI (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Nëse keni ende pajisje që ka vetëm dalje DVI, mund ta lidhni me adaptor DVI-HDMI në folenë HDMI 2. Përdorni përshtatës DVI-HDMI nëse pajisja ka vetëm lidhje DVI. Përdorni folenë HDMI 2 si dhe një kabllo zëri majtas/djathtas (minifishë 3,5 mm) në hyrjen e zërit, në pjesën e pasme të televizorit. Për 24" * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx VGA (nëse ka) Përdorni kabllo VGA nëse pajisja ka vetëm dalje VGA. Përdorni folenë VGA si dhe një kabllo zëri majtas/djathtas (minifishë 3,5 mm) në hyrjen e zërit, në pjesën e pasme të televizorit. Për 22"/24" (seritë 4304, 4354,5304) Për 24" (seritë 5505, 5525, 5535) 18
Faqja: 18
* Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar ** Foleja e satelitit është vetëm për serinë xxPxSxxxx Cilësimet ideale  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kompjuteri Caktojeni në Aktiv për të pasur cilësimet ideale të figurës për ta përdorur televizorin si monitor kompjuteri. * Ofrohet vetëm për burimet HDMI dhe VGA. 5.8 Moduli CAM me kartë "Smart" - CI+ Rreth CI+ Televizori është gati për modulin e hyrjes së kushtëzuar CI+. Me CI+ mund të shikoni programe HD me pagesë, si p.sh. filma dhe sport, të cilat ofrohen nga operatorët televizivë dixhitalë në rajonin tuaj. Këto programe kodohen nga operatori televiziv dhe dekodohen me një modul të parapaguar CI+. Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë, operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+ (moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë shoqëruese "Smart". Këto programe kanë nivel të lartë mbrojtjeje nga kopjimi. Kontaktoni operatorin televiziv dixhital për më tepër informacion mbi kushtet. Kartë "Smart" Kur abonoheni për programet e tyre me pagesë, operatorët televizivë dixhitalë ofrojnë modulin CI+ (moduli me hyrje të kushtëzuar - CAM) dhe një kartë shoqëruese "Smart". Futni kartën "Smart" në modulin CAM. Shihni udhëzimet e marra nga operatori. Për të futur modulin CAM në televizor… 1. Shihni në modulin CAM për mënyrën e saktë të futjes. Futja e pasaktë mund ta dëmtojë modulin CAM dhe televizorin. 2. Ndërsa shihni në pjesën e pasme të televizorit, me modulin CAM të drejtuar nga vetja, futeni me kujdes në folenë COMMON INTERFACE. 3. Shtyjeni modulin CAM deri në fund. Lëreni gjithnjë në fole. Kur ndizni televizorin, mund të duhet pak kohë për aktivizimin e modulit CAM. Nëse keni futur modulin CAM dhe keni paguar tarifat e abonimit (format e abonimit mund të ndryshojnë), mund t'i shikoni kanalet e koduara që mbështeten nga karta "Smart" e modulit CAM. Moduli CAM dhe karta "Smart" janë ekskluzivisht për televizorin tuaj. Nëse e hiqni modulin "CAM", nuk do të mund t'i shikoni më kanalet e koduara të mbështetura nga moduli CAM. Për televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304 Për televizorë të serive 5505, 5525, 5535 19
Faqja: 19
Shikojeni kanalin në kartën "Smart" Mund të shikoni kanale të instaluara nga kartat CI/CAM. 1. Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni  LIST për të hapur listën e kanaleve. 2. Zgjidhni: Lista e kanaleve CI+ . Vendosja e fjalëkalimeve dhe i kodeve PIN Për disa module CAM duhet të jepni një kod PIN për t'i parë kanalet. Kur caktoni kodin PIN për modulin CAM, ju rekomandojmë të përdorni të njëjtin kod që përdorni për kyçjen e televizorit. Për të caktuar kodin PIN për modulin CAM…  (Kryefaqja) > Cilësimet > Kyçja për fëmijët > Kodi PIN i modulit CAM 5.9 Pajisja USB Njësia "Flash USB" Mund t'i shikoni fotot dhe të luani muzikën dhe videot tuaja nga njësia e lidhur "Flash USB". Futni një njësi "Flash USB" në lidhjen USB në televizor ndërkohë që ky i fundit është i ndezur. Televizori do të diktojë njësinë Flash dhe do të hapë një listë që shfaq përmbajtjet e saj. Nëse lista e përmbajtjeve nuk shfaqet automatikisht, shtypni  SOURCES dhe zgjidhni USB. Për televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304 Për televizorë të serive 5505, 5525, 5535 Disku USB Nëse lidhni një disk USB, mund të pushoni ose të regjistroni teletransmetime dixhitale (transmetime DVB ose të ngjashme). Hapësira minimale e diskut - Për të ndaluar një transmetim, ju duhet një njësi disku e pajtueshme me USB me minimumi 4 GB hapësirë. - Për të ndaluar dhe regjistruar një transmetim, ju duhet minimumi 32 GB hapësirë disku. Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një transmetim, duhet të lidhni dhe të formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë skedarët nga disku USB. * Modelet për Turqi nuk mbështetin regjistrimin dhe ndalimin e televizorit. Për televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304 20
Faqja: 20
Për televizorë të serive 5505, 5525, 5535 Paralajmërim Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB, materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i instaluar në televizor duhet të riformatohet për përdorim me kompjuter. 5.10 Rrjeti me tela - "Freeview" (foleja e rrjetit ofrohet vetëm për modelet e Mbretërisë së Bashkuar) Rrjeti Rreth rrjetit Foleja dhe funksioni i rrjetit janë vetëm për veçoritë e transmetimit "Freeview HD". Lidhuni me rrjetin (televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304) Për të lidhur televizorin me internetin, nevojitet një rrugëzues rrjeti me lidhje me internetin. Përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me internetin. Kryerja e lidhjes Për të vendosur lidhjen me tela… 1. Lidhni rrugëzuesin me televizorin me kabllo rrjeti (kabllo "Ethernet"**). 2. Sigurohuni që rrugëzuesi të jetë ndezur. 3. Shtypni  (Kryefaqja) , zgjidhni Cilësimet > Rrjeti dhe shtypni  (djathtas) për t'u futur në meny. 4. Zgjidhni Lidhje me rrjetin dhe shtypni OK 5. Zgjidhni Me tel dhe shtypni OK. Televizori kërkon vazhdimisht për lidhje në rrjet. 6. Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një mesazh. Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive. Lidhuni me rrjetin (televizorë të serive 5505, 5525, 5535) Për të lidhur televizorin me internetin, nevojitet një rrugëzues rrjeti me lidhje me internetin. Përdorni lidhje të shpejtësisë së lartë (brezgjerë) me internetin. Për 32" e lart 21
Faqja: 21
Për 24" Kryerja e lidhjes Për të vendosur lidhjen me tela… 1. Lidhni rrugëzuesin me televizorin me kabllo rrjeti (kabllo "Ethernet"**). 2. Sigurohuni që rrugëzuesi të jetë ndezur. 3. Shtypni  (Kryefaqja) , zgjidhni Cilësimet > Rrjeti dhe shtypni  (djathtas) për t'u futur në meny. 4. Zgjidhni Lidhje me rrjetin dhe shtypni OK 5. Zgjidhni Me tel dhe shtypni OK. Televizori kërkon vazhdimisht për lidhje në rrjet. 6. Pasi lidhja të kryhet me sukses do të shfaqet një mesazh. Nëse lidhja nuk arrihet, mund të kontrolloni konfigurimin e DHCP së rrugëzuesit. DHCP duhet të jetë aktive. Cilësimet e rrjetit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rrjeti > Shfaq cilësimet e rrjetit Këtu mund të shikoni të gjitha cilësimet aktuale të rrjetit. Adresa IP dhe MAC, fuqia e sinjalit, shpejtësia, mënyra e enkriptimit etj.  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rrjeti > Konfigurimi i rrjetit Nëse jeni përdorues i avancuar dhe dëshironi ta instaloni rrjetin me adresë statike IP, caktojeni televizorin në IP statike. Zgjidhni Konfigurimi i IP statike dhe konfiguroni lidhjen. Mund të caktoni numrin për opsionet Adresa IP, Maska e rrjetit, Portëkalimi, DNS. 22
Faqja: 22
6 Ndërrimi i burimit 6.1 Lista e burimeve - Për të hapur menynë e burimeve, shtypni  SOURCES . - Për të kaluar te një pajisje e lidhur, zgjidheni pajisjen me shigjeta  (lart) ose  (poshtë) dhe shtypni OK. - Për ta mbyllur menynë e burimeve pa e ndërruar pajisjen, shtypni sërish  SOURCES. 6.2 Riemërtimi i pajisjes - Mund të riemërtohen apo t'u zëvendësohet ikona vetëm burimeve HDMI, VGA (nëse ka), SCART (nëse ka) 1. Shtypni  SOURCES dhe zgjidhni HDMI ose VGA (nëse ka). 2. Shtypni  Modifikim dhe shtypni OK. 3. Zgjidhni njërën nga ikonat e pajisjeve dhe shtypni OK, emri i paracaktuar shfaqet në fushën e shkrimit. 4. Zgjidhni Rename, pastaj shkruani një emër të ri duke përdorur tastierën virtuale. - Shtypni tastin  (e kuq) për të shkruar me shkronja të vogla - Shtypni tastin  (e gjelbër) për të shkruar me shkronja të mëdha - Shtypni tastin  (e verdhë) për të shkruar numra dhe simbole - Shtypni tastin  (e kaltër) për të fshirë një shkronjë 5. Zgjidhni Fund pasi të keni përfunduar modifikimin. 23
Faqja: 23
7 Kanalet 7.1 Rreth kanaleve dhe ndërrimit të tyre Shikimi i kanaleve televizive - Shtypni . Televizori sintonizohen në kanalin që keni parë të fundit. - Shtypni  (Home) > Channels dhe pastaj shtypni OK. - Shtypni  + ose  - për të ndërruar kanalet. - Nëse e dini numrin e kanalit, shkruajeni numrin me tastet numerike. Shtypni OK pas vendosjes së numrit për ndërrimin e kanaleve. - Për t'u kthyer sërish te kanali i mëparshëm, shtypni  BACK . Për të kaluar në një kanal nga lista e kanaleve - Gjatë shikimit të një kanali televiziv, shtypni  LIST për të hapur listën e kanaleve. - Lista e kanaleve mund të ketë faqe të ndryshme me kanale. Për të parë faqen e mëparshme apo të mëpasme, shtypni  + ose  -. - Për t'i mbyllur listat e kanaleve pa i ndërruar kanalet, shtypni sërish  LIST . Ikonat e kanaleve Pas një përditësimi automatik të listës së kanaleve, kanalet e gjetura rishtas shënohen me një  (yll). Nëse e kyçni një kanal, ai shënohet me një  (kyç). Kanalet radiofonike Nëse ka transmetim dixhital, stacionet dixhitale radiofonike instalohen gjatë instalimit. Kaloni në një kanal radioje njëlloj si me kanalet televizive. Ky televizor mund të marrë sinjal standard dixhital televiziv DVB. Televizori mund të mos funksionojë siç duhet me disa operatorë televizionesh dixhitale që nuk pajtohen plotësisht me specifikimet e standardit. 7.2 Instalimi i kanalit Antena dhe kabllori Kërkimi manual për kanale dhe cilësimet e tyre Kërkimi për kanale Përditësimi i listës ekzistuese të kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi për kanale > Përditësimi i kanaleve Riinstalimi i të gjitha kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi për kanale > Riinstalimi i kanaleve 1. Zgjidhni shtetin ku ndodheni dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni Antena (DVB-T) ose Kabllori (DVB-C) , dhe zgjidhni një artikull që duhet të riinstaloni. 3. Zgjidhni Kanalet dixhitale dhe analoge, Vetëm kanalet dixhitale ose Vetëm kanalet analoge. 4. Zgjidhni Nisja dhe shtypni OK për të përditësuar kanalet. Kjo mund të zgjasë disa minuta. Cilësimet e kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Kërkimi për kanale > Riinstalimi i kanaleve 1. Zgjidhni shtetin ku ndodheni dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni Antena (DVB-T) ose Kabllori (DVB-C) , dhe zgjidhni një artikull që duhet të riinstaloni. 3. Zgjidhni Kanalet dixhitale dhe analoge, Vetëm kanalet dixhitale ose Vetëm kanalet analoge. 4. Zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK. 5. Shtypni  (i kuq) për t'i rivendosur, ose shtypni  (i gjelbër) pasi të keni përfunduar cilësimet. Frequency scan Zgjidhni mënyrën e kërkimit për kanale. - Quick: zgjidhni mënyrën më të shpejtë dhe përdorni cilësimet e paracaktuara që përdoren nga shumica e operatorëve kabllorë në shtetin tuaj. - Full: Nëse kjo mënyrë nuk jep kanale të instaluara ose nëse mungojnë disa kanale, mund të zgjidhni mënyrën e zgjeruar Kërkim i plotë. Kjo mënyrë kërkon më shumë kohë për kërkimin dhe instalimin e kanaleve. - Advanced: Nëse keni marrë një vlerë specifike të frekuencës së rrjetit për kërkimin e kanaleve, zgjidhni I avancuar. Frekuenca e rrjetit Nëse për kërkimin e kanaleve synoni të përdorni metodën Kërkim i shpejtë te Kërkimi i frekuencave, zgjidhni opsionin Automatik. Televizori do të përdorë 1 nga frekuencat e paracaktuara të rrjetit (ose HC - kanal lokalizues) që përdoret nga shumica e operatorëve kabllorë në shtetin tuaj. Nëse keni marrë një vlerë specifike të frekuencës së rrjetit për kërkimin e kanaleve, zgjidhni Manual. Frekuenca e rrjetit Me modalitetin Frekuenca e rrjetit të caktuar në Manual, mund ta jepni këtu vlerën e frekuencës së rrjetit që morët nga operatori. Për të dhënë vlerën, përdorni tastet me ngjyrë. 24
Faqja: 24
Modaliteti i shpejtësisë së modulimit Nëse operatori kabllor nuk ju ka dhënë një vlerë specifike të shpejtësisë së modulimit për të instaluar kanalet televizive, lëreni cilësimin e modalitetit të shpejtësisë së modulimit në Automatik. Nëse keni marrë një vlerë specifike të shpejtësisë së modulimit, zgjidhni Manual. Shpejtësia e modulimit Me Modaliteti i shpejtësisë së modulimit të caktuar në Manual, mund të jepni shpejtësinë e modulimit nëpërmjet tasteve numerike. Të hapura / të koduara Nëse keni pajtim dhe modul CAM - modul me hyrje të kushtëzuar për shërbimet televizive me pagesë, zgjidhni Të hapura + të koduara. Nëse nuk keni pajtim për shërbime dhe kanale me pagesë, mund të zgjidhni Vetëm kanalet e hapura . Kërkimi automatik i kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Përditësimi automatik i kanaleve Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni televizorin që ta përditësojë automatikisht listën me kanalet e reja. Përndryshe, mund ta bëni vetë. Automatic channel update Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në orën 06:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja ruhen në listën "Të gjitha kanalet", por edhe në listën "Kanalet e reja". Kanalet boshe do të hiqen. Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të bërë përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet të jetë në modalitet pritjeje. Mesazhi i përditësimit të kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Mesazhi i përditësimit të kanaleve Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund ta çaktivizoni. Dixhital: Testi i marrjes  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Dixhital: Testi i marrjes Shfaqet frekuenca dixhitale për këtë kanal. Nëse marrja është e dobët, mund ta ripoziciononi antenën. Për të kontrolluar sërish cilësinë e sinjalit të kësaj frekuence, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Për të dhënë manualisht një frekuencë specifike, përdorni tastet numerike të telekomandës. Përndryshe, zgjidhni frekuencën, poziciononi shigjetën mbi një numër me  dhe  dhe ndryshoni numrin me  dhe . Për të verifikuar frekuencën, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK. Nëse përdorni DVB-C për të marrë kanalet, ofrohet opsioni Modaliteti i shpejtësisë së modulimit. Për modalitetin e shpejtësisë së modulimit, zgjidhni Automatik, nëse operatori kabllor nuk ju ka dhënë vlerë specifike të shpejtësisë së modulimit. Për të dhënë vlerën e shpejtësisë së modulimit, zgjidhni Shpejtësia e modulimit dhe përdorni tastet numerike ose  dhe . Analog: Instalimi manual  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i antenës/kabllorit > Analog: Instalimi manual Kanalet analoge televizive mund të instalohen manualisht, kanal pas kanali. Sistemi Për të konfiguruar sistemin e televizorit, zgjidhni Sistemi. Zgjidhni shtetin tuaj ose vendin ku ndodheni aktualisht dhe shtypni OK. Search Channel Për të gjetur një kanal, zgjidhni Search channel dhe shtypni OK. Mund të jepni vetë një frekuencë për të gjetur një kanal ose të lini ta kërkojë televizori. Shtypni OK, zgjidhni Kërkim dhe shtypni OK për të kërkuar automatikisht një kanal. Kanali i gjetur do të shfaqet në ekran dhe nëse marrja është e dobët, shtypni sërish Kërkim. Nëse dëshironi ta ruani kanalin, zgjidhni Fund dhe shtypni OK. Sintonizimi Për të sintonizuar një kanal, zgjidhni Sintonizimi dhe shtypni OK. Mund të sintonizoni kanalin me  ose . Nëse dëshironi ta ruani kanalin e gjetur, zgjidhni Fund dhe shtypni OK. Ruajtja Kanalin mund ta ruani në numrin aktual të kanalit ose në një numër të ri. Zgjidhni Ruajtja dhe shtypni OK. Numri i kanalit të ri do të shfaqet shkurtimisht. Këto hapa mund t'i kryeni sërish derisa të keni gjetur të gjitha kanalet e ofruara analoge. 25
Faqja: 25
Satelitor (nëse ka) Rreth instalimit të satelitëve Deri në 4 satelitë Në këtë televizor mund të instalohen deri në 4 satelitë (4 koka LNB). Zgjidhni numrin e saktë të satelitëve që dëshironi të instaloni në fillim të instalimit. Kjo do ta shpejtonte instalimin. Unicable Për të lidhur antenën me televizorin mund të përdorni sistem "Unicable". Në fillim të instalimit mund të zgjidhni "Unicable" për 1 ose 2 satelitë. MDU - njësi shumëpozicionale Sintonizuesit e integruar satelitorë mbështesin MDU në satelitët "Astra" dhe për Digiturk në satelitin "Eutelsat". MDU nuk mbështetet në "Türksat". Fillimi i instalimit Përditësimi i kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Kërkimi për satelitë > Përditësimi i kanaleve Përditësimin manual të kanaleve mund ta bëni në çdo çast - do të shtohen kanale të reja dhe kanalet e padisponueshme do të hiqen. Jepni kodin PIN nëse nevojitet. Riinstalimi i kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Kërkimi për satelitë > Riinstalimi i kanaleve Mund t'i kërkoni sërish manualisht satelitët dhe kanalet. 1. Zgjidhni një opsion që duhet të riinstaloni. 2. Zgjidhni Cilësimet ose zgjidhni Nisja për të përditësuar kanalet. Menyja "Cilësimet" Shtypni  Rivendosje për t'i rivendosur, ose shtypni  Fund pasi të keni përfunduar cilësimet. - Connection type Zgjidhni numrin e satelitëve që dëshironi të instaloni. Televizori e cakton automatikisht llojin e përshtatshëm të lidhjes. • Deri në 4 satelitë - Mund të instaloni deri në 4 satelitë (4 koka LNB) në televizor. Zgjidhni numrin e saktë të satelitëve që dëshironi të instaloni në fillim të instalimit. Kjo do ta shpejtonte instalimin. • Unicable - Për të lidhur antenën parabolike me televizorin mund të përdorni sistemin "Unicable". Në fillim të instalimit mund të zgjidhni "Unicable" për 1 ose 2 satelitë. - Cilësimet e kokave LNB Në disa shtete, mund të rregulloni cilësimet për përdoruesit ekspertë për transponderët lokalizues dhe çdo kokë LNB. Përdorini ose ndryshojini këto cilësime vetëm nëse nuk bëhet dot instalimi normal. Këto cilësime mund t'i përdorni për të anuluar ato normale nëse keni pajisje jostandarde satelitore. Disa operatorë mund t'ju japin disa vlera transponderi ose koke LNB të cilat mund t'i vendosni këtu. • Energjia e kokës LNB - Në cilësimin bazë, energjia e kokës LNB është e caktuar në "Aktive". • Toni 22 kHz - Në cilësimin bazë, "Toni" është i caktuar në "Automatik". • Frekuenca e ulët LO / Frekuenca e lartë LO - Frekuencat e oshilatorit lokal caktohen në vlerat standarde. Rregullojini vlerat vetëm në rast pajisjesh të posaçme që kërkojnë vlera të ndryshme. Jepni kodin PIN nëse nevojitet. Shtimi ose heqja e satelitit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Kërkimi për satelitë > Shtim sateliti ose Heqje sateliti  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Kërkimi për satelitë > Shtim sateliti • Instalimit aktual të satelitorit mund t'i shtoni një satelit shtesë. Satelitët e instaluar dhe kanalet e tyre nuk preken. Disa operatorë satelitorë nuk e lejojnë shtim satelitësh. • Sateliti shtesë duhet të shihet si suplementar. Nuk ka të bëjë me abonimin në satelitin kryesor apo me vetë satelitin kryesor paketën e kanaleve të të cilit përdorni. Rëndom 3 satelitëve të instaluar, do t'i shtonit edhe një satelit të 4-rt. Nëse keni të instaluar 4 satelitë, shihni mundësinë e heqjes së njërit prej tyre përpara se të mund të shtoni satelit të ri. • Nëse keni aktualisht të instaluar vetëm 1 ose 2 satelitë, cilësimet e instalimit aktual mund të mos e lejojnë shtimin e një sateliti tjetër. Nëse ju duhet t'i ndryshoni këto cilësime, duhet të kryeni sërish instalimin e plotë të satelitit. Nëse nevojitet ndryshimi i cilësimeve, nuk është e mundur të përdoret opsioni Shto satelit.  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Kërkimi për satelitë > Heqje sateliti 26
Faqja: 26
Nga instalimi i satelitëve aktualë mund të hiqni një a më shumë satelitë. Sateliti hiqet së bashku me kanalet e tij. Disa operatorë satelitorë nuk e ofrojnë heqjen e satelitëve. Lista e kanaleve satelitore  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Lista e kanaleve satelitore Mund të zgjidhni listën e preferuar të kanaleve satelitore kur shtypni  LIST për të hapur kanalet satelitore. Satelitët mund të ofrojnë paketa që përmbledhin kanale të hapura (transmetime falas) dhe mundësojnë një renditje në përshtatje me shtetin përkatës. Disa satelitë ofrojnë paketa abonimi - një përmbledhje kanalesh me pagesë. Zgjidhni Nga një paketë me kanale të renditura për të instaluar vetëm kanalet e paketës ose zgjidhni Të gjitha kanalet e parenditura për të instaluar paketën së bashku me të gjitha kanalet e tjera të mundshme. Për paketat e pajtimit, rekomandojmë instalimin e shpejtë. Ju rekomandojmë një instalim të plotë nëse keni satelitë shtesë të cilët nuk janë pjesë e paketës suaj të pajtimit. Të gjitha kanalet e instaluara vendosen në listën e kanaleve. Kërkimi automatik i kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Përditësimi automatik i kanaleve Nëse merrni kanale dixhitale, mund ta caktoni televizorin që ta përditësojë automatikisht listën me kanalet e reja. Përndryshe, mund ta bëni vetë. Përditësimi automatik i kanaleve Televizori i përditëson kanalet një herë në ditë, në orën 06:00 dhe ruan kanalet e reja. Kanalet e reja ruhen në listën "Të gjitha kanalet", por edhe në listën "Kanalet e reja". Kanalet boshe do të hiqen. Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të bërë përditësimin automatik të kanaleve, televizori duhet të jetë në modalitet pritjeje. Mesazhi i përditësimit të kanaleve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Mesazhi i përditësimit të kanaleve Me ndezjen e televizorit shfaqet një mesazh nëse gjenden kanale të reja ose nëse kanalet janë përditësuar ose hequr. Për të shmangur shfaqjen e këtij mesazhi pas çdo përditësimi të kanaleve, mund ta çaktivizoni. Instalimi manual  (Kryefaqja) > Cilësimet > Instalimi i satelitorit > Instalimi manual Instalimi manual i satelitit. - Koka LNB - zgjidhni kokën LNB për të cilën dëshironi të shtoni kanale të reja. - Polarizimi - Zgjidhni polarizimin që ju nevojitet. - Modaliteti i shpejtësisë së modulimit - Zgjidhni "Manual" për të dhënë shpejtësinë e modulimit. - Frekuenca - Jepni frekuencën e transponderit. - Kërkim - Kërkoni për transponder. Zgjidhja e problemeve Televizori nuk i gjen satelitët që dua ose televizori instalon të njëjtin satelit dy herë - Sigurohuni që në fillim të instalimit të jetë caktuar numri i saktë i satelitëve te "Cilësimet". Televizorin mund ta caktoni të kërkojë për një, dy ose 3/4 satelitë. Koka LNB dyshe nuk gjen dot satelit të dytë - Nëse televizori gjen njërin satelit, por nuk gjen dot të dytin, rrotullojeni me disa gradë antenën parabolike. Pozicionojeni në mënyrë që të marrë sinjalin më të fortë te sateliti i parë. Kontrolloni treguesin e fuqisë së sinjalit të satelitit të parë në ekran. Me satelitin e parë të caktuar në sinjalin më të fortë, zgjidhni sërish "Kërko" për të gjetur satelitin e dytë. - Sigurohuni që cilësimet të jenë caktuar te "Dy satelitë". Ndryshimi i cilësimeve të instalimit nuk e zgjidhi problemin - Të gjitha cilësimet, satelitët dhe kanalet ruhen vetëm pas përfundimit të instalimit. Janë zhdukur të gjitha kanalet satelitore - Nëse përdorni sistem "Unicable", sigurohuni që te cilësimet të caktoni dy numra unikë bande përdoruesi për të dy marrësit e integruar. Mund të ndodhë që një marrës tjetër satelitor në sistemin "Unicable" të përdorë të njëjtin numër bande përdorimi. Disa kanale satelitore duket se janë zhdukur nga lista e kanaleve - Nëse disa kanale nuk figurojnë më apo kanë lëvizur, transmetuesi mund të ketë ndryshuar vendndodhjen e transponderit të këtyre kanaleve. Për të rivendosur pozicionet e kanaleve te lista e kanaleve, mund të provoni të përditësoni paketat e kanaleve. 27
Faqja: 27
Nuk heq dot një satelit - Paketat e pajtimit nuk lejojnë heqjen e satelitëve. Për të hequr satelitin, duhet të kryeni sërish instalimin e plotë dhe të zgjidhni një paketë tjetër. Ndonjëherë sinjali i marrjes është i dobët - Kontrolloni nëse antena parabolike është montuar mirë. Era e fortë mund ta lëvizë antenën parabolike. - Bora dha shiu mund të ulin cilësinë e marrjes. Kopjimi i listës së kanaleve Hyrje Kopjimi i listës së kanaleve synohet për shitësit dhe përdoruesit ekspertë. Me funksionin Kopjimi i listës së kanaleve, kanalet e instaluara në televizor mund t'i kopjoni drejt një televizori tjetër "Philips" të së njëjtës gamë. Me funksionin Kopjimi i listës së kanaleve, shmangni kërkimin e tepruar të kanaleve, duke ngarkuar në televizor një listë kanalesh të paracaktuara. Përdorni njësi "Flash USB" prej së paku 1 GB. Kushtet - Të dy televizorët i përkasin së njëjtës periudhë prodhimi. Kontrolloni emrin e modelit të televizorit me shifrën e fundit. (Për shembull: te xxPxx4xx4, 4 d.m.th. produkt i vitit 2019) - Të dy televizorët kanë versione të pajtueshme softueri. Kopjimi i një liste kanalesh, kontrolli i versionit të saj Për të kopjuar listën e kanaleve… 1. Ndizni televizorin. Televizori duhet të ketë kanale të instaluara. 2. Lidhni një njësi "Flash USB". 3. Shtypni  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Kopjimi i listës së kanaleve. 4. Zgjidhni Kopjim në USB dhe shtypni OK. Për të kopjuar listën e kanaleve mund t'ju kërkohet të jepni kodin PIN të bllokimit për fëmijët. 5. Pas përfundimit të kopjimit, hiqeni njësinë "Flash USB". 6. Nëse është e nevojshme, shtypni vazhdimisht  (majtas) për të mbyllur menynë. Tani mund ta ngarkoni listën e kopjuar e kanaleve drejt një televizori tjetër "Philips". Kontrolloni versionin aktual të listës së kanaleve... 1. Shtypni  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Kopjimi i listës së kanaleve. 2. Zgjidhni Kopjimi i listës së kanaleve dhe zgjidhni Versioni aktual, më pas shtypni OK. 3. Nëse është e nevojshme, shtypni vazhdimisht  (majtas) për të mbyllur menynë. Ngarkimi i një liste kanalesh Drejt televizorëve të painstaluar Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një mënyrë tjetër. Drejt një televizori ende të painstaluar 1. Për të filluar instalimin, futeni televizorin në prizë dhe zgjidhni gjuhën e shtetin. Mund ta anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin. 2. Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e kanaleve të televizorit tjetër. 3. Për të filluar ngarkimin e listës së kanaleve, shtypni  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Kopjimi i listës së kanaleve > Kopjimi në televizor dhe shtypni OK. Jepni kodin PIN nëse nevojitet. 4. Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash USB". Drejt televizorëve të instaluar Në varësi të instalimit ose jo të televizorit, për të ngarkuar listën e kanaleve duhet të përdoret një mënyrë tjetër. Drejt një televizori të instaluar 1. Verifikoni cilësimin e shtetit tek televizori. (Për ta verifikuar cilësimin, shikoni kapitullin Riinstalimi i kanaleve. Filloni këtë procedurë derisa të arrini cilësimin e shtetit. Shtypni  BACK për të anuluar instalimin.) Nëse shteti është i saktë, vazhdoni me hapin 2. Nëse shteti nuk është i saktë, duhet të filloni një riinstalim. Shikoni kapitullin Riinstalimi i kanaleve dhe filloni instalimin. Zgjidhni shtetin e saktë dhe anashkaloni kërkimin e kanaleve. Përfundoni instalimin. Kur ta keni përfunduar, vazhdoni me hapin 2. 2. Lidhni njësinë "Flash USB" që përmban listën e kanaleve të televizorit tjetër. 3. Për të filluar ngarkimin e listës së kanaleve, shtypni  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Kopjimi i listës së kanaleve > Kopjimi në televizor dhe shtypni OK. Jepni kodin PIN nëse nevojitet. 4. Televizori do t'ju njoftojë nëse lista e kanaleve 28
Faqja: 28
kopjohet me sukses në televizor. Hiqni njësinë "Flash USB". Opsionet e kanaleve Hapja e opsioneve Mund të caktoni disa opsione ndërkohë që shikoni një kanal. Në varësi të llojit të kanalit që po shikoni (analog ose dixhital) ose në varësi të cilësimeve të televizorit që keni caktuar, ju mundësohen disa opsione. Për të hapur menynë e opsioneve… 1. Ndërkohë që shikoni një kanal, shtypni  OPTIONS. 2. Për ta mbyllur, shtypni sërish  OPTIONS. Titrat Për të aktivizuar "Titrat", shtypni SUBTITLE. Mund t'i kaloni titrat në Titra aktive ose Titra joaktive. Përndryshe mund të zgjidhni Automatike. Automatike Nëse informacionet e gjuhës janë pjesë e transmetimit dixhital dhe programi i transmetuar nuk është në gjuhën tuaj (gjuha e caktuar në televizor), televizori mund të shfaqë automatikisht titrat në një nga gjuhët tuaja të preferuara. Njëra nga këto gjuhë titrash duhet të jetë edhe pjesë e transmetimit. Gjuhët e preferuara të titrave mund t'i zgjidhni te Gjuha e titrave. Gjuha e titrave Nëse nuk ofrohet asnjëra nga gjuhët e preferuara të titrave, mund të zgjidhni një gjuhë tjetër që ofrohet. Nuk e zgjidhni dot këtë opsion nëse nuk ofrohet asnjë gjuhë titrash. Gjuha e audios Nëse nuk ofrohet asnjë nga gjuhët e preferuara të audios, mund të zgjidhni një gjuhë tjetër, nëse ofrohet. Nëse nuk ofrohet asnjë gjuhë audioje, nuk e zgjidhni dot këtë opsion. Dual I-II Ky opsion ofrohet nëse sinjali i zërit përmban dy gjuhë audioje, por njëra nga gjuhët — ose të dyja — nuk ka tregues gjuhe. Ndërfaqja e përbashkët (CI) Nëse ofrohet material cilësor me parapagesë nga një modul CAM, mund t'i caktoni cilësimet e operatorit me këtë opsion. Mono/stereo Zërin e një kanali analog mund ta kaloni në "Mono" ose "Stereo". Për të kaluar në "Mono" ose "Stereo"... 1. Sintonizohuni në një kanal analog. 2. Shtypni  OPTIONS, zgjidhni Mono/Stereo dhe shtypni  (djathtas). 3. Zgjidhni Mono ose Stereo dhe shtypni OK. 4. Nëse është e nevojshme, shtypni vazhdimisht  (majtas) për të mbyllur menynë. Statusi Zgjidhni Statusi për të parë informacionin teknik rreth kanalit. Ora Shfaqni orën në këndin e televizorit. 7.3 Lista e kanaleve Hapja e listës së kanaleve Për të hapur listën aktuale të kanaleve… 1. Shtypni , për të kaluar te televizori. 2. Shtypni  LIST për të hapur listën aktuale të kanaleve. 3. Shtypni  OPTIONS > Zgjidh listën e kanaleve, dhe zgjidhni një listë kanalesh që dëshironi të shikoni. 4. Shtypni sërish  LIST për të mbyllur listën e kanaleve. Opsionet e listës së kanaleve Hapja e menysë "Opsionet" Për të hapur menynë e opsioneve të listës së kanaleve... 1. Shtypni , për të kaluar te televizori. 2. Shtypni  LIST për të hapur listën aktuale të kanaleve. 3. Shtypni  OPTIONS dhe zgjidhni një nga opsionet. 29
Faqja: 29
4. Shtypni sërish  LIST për të mbyllur listën e kanaleve. Riemërtimi i kanalit 1. Shtypni , për të kaluar te televizori. 2. Shtypni  LIST për të hapur listën aktuale të kanaleve. 3. Zgjidhni një kanal që doni të riemërtoni. 4. Shtypni  OPTIONS > Riemërtimi i kanalit dhe shtypni OK. 5. Në fushën e shkrimit, shtypni OK për të hapur tastierën virtuale, ose zgjidhni Fshehje për të fshehur tastierën në ekran. 6. Përdorni tastet e navigimit për të zgjedhur një shkronjë dhe më pas shtypni OK. - Shtypni tastin  (e kuq) për të shkruar me shkronja të vogla - Shtypni tastin  (e gjelbër) për të shkruar me shkronja të mëdha - Shtypni tastin  (e verdhë) për të shkruar numra dhe simbole - Shtypni tastin  (e kaltër) për të fshirë një shkronjë 7. Zgjidhni Fund pasi të keni përfunduar modifikimin. 8. Shtypni sërish  LIST për të mbyllur listën e kanaleve. Krijimi ose modifikimi i listës së kanaleve të preferuara  LIST >  OPTIONS > Krijimi i listës së preferencave Zgjidhni një kanal dhe shtypni OK për ta shtuar në listën e kanaleve të preferuara dhe pasi të keni përfunduar, shtypni  Fund.  LIST >  OPTIONS > Modifiko preferencat Zgjidhni një kanal dhe shtypni OK për ta shtuar apo hequr nga një listë kanalesh të preferuara, pasi të përfundoni shtypni  Fund. Zgjedhja e vargut të kanaleve  LIST >  OPTIONS > Zgjedhje vargu kanalesh Zgjidhni një varg kanalesh në një listë kanalesh të preferuara dhe pasi të keni përfunduar, shtypni OK. Zgjedhja e listës së kanaleve  LIST >  OPTIONS > Zgjidh listën e kanaleve Zgjidhni një varg kanalesh në një listë kanalesh të preferuara dhe pasi të përfundoni, shtypni OK. Kyçja, shkyçja e kanaleve  LIST >  OPTIONS > Kyçja e kanalit, Shkyçja e kanalit Kanalet mund t'i kyçni për të parandaluar shikimin nga fëmijët. Për të parë një kanal të kyçur, fillimisht duhet të jepni kodin PIN 4-shifror të funksionit Kyçja për fëmijët. Programet nuk i kyçni dot nga pajisjet e lidhura. Kanali i kyçur do të ketë  përbri stemës së kanalit. Kërkimi i kanaleve  LIST >  OPTIONS > Kërkimi për kanal Mund të kërkoni një kanal për ta gjetur në një listë të gjatë kanalesh. 1. Shtypni , për të kaluar te televizori. 2. Shtypni  LIST për të hapur listën aktuale të kanaleve. 3. Shtypni  OPTIONS > Kërkimi për kanal, dhe shtypni OK. Në fushën e shkrimit, shtypni OK për të hapur tastierën virtuale, ose  BACK për ta fshehur. Përdorni tastet e navigimit për të zgjedhur një shkronjë dhe më pas shtypni OK. - Shtypni tastin  (e kuq) për të shkruar me shkronja të vogla - Shtypni tastin  (e gjelbër) për të shkruar me shkronja të mëdha - Shtypni tastin  (e verdhë) për të shkruar numra dhe simbole - Shtypni tastin  (e kaltër) për të fshirë një shkronjë 4. Zgjidhni Fund pasi të keni përfunduar modifikimin. 5. Shtypni sërish  LIST për të mbyllur listën e kanaleve. 7.4 Zgjedhja e filtrit të kanaleve  LIST >  OPTIONS > Zgjedhja e filtrit të kanaleve Zgjidhni një nga kombinimet e kanaleve që shfaqen në listë. 30
Faqja: 30
7.5 Kanalet e preferuara Rreth kanaleve të preferuara Mund të krijoni një listë me kanale të preferuara e cila mban vetëm kanalet që dëshironi të shikoni. Kur zgjidhni listën e kanaleve të preferuara, kanalet e preferuara do t'i shihni vetëm kur ndërroni kanalet. Krijimi i një liste preferencash 1. Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni  LIST për të hapur listën e kanaleve. 2. Zgjidhni një kanal dhe shtypni  Piketim si të preferuar për ta shënuar si të preferuar. 3. Kanali i zgjedhur shënohet me një . 4. Për të mbaruar, shtypni  BACK . Kanalet shtohen në listën "Preferencat". Heqja e kanaleve nga lista e preferencave Për të hequr një kanal nga lista e preferencave, zgjidhni kanalin me , më pas shtypni sërish  Shpiketo si kanal të preferuar për ta shpiketuar. Rirenditja e kanaleve Kanalet e listës së preferencave mund t'i rirendisni dhe lëvizni. 1. Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni  LIST >  OPTIONS > zgjedhja e listës së kanaleve. 2. Zgjidhni Antenë - Kanalet e preferuara , Kabllor - Kanalet e preferuara ose Satelitor - Kanalet e preferuara* dhe shtypni OK. 3. Shtypni  OPTIONS dhe zgjidhni Rirendit kanalet. 4. Zgjidhni kanalin për t'u rirenditur dhe shtypni OK. 5. Shtypni Butonat e shfletimit për të lëvizur diku tjetër kanalin e zgjedhur dhe shtypni OK. 6. Pasi të keni përfunduar, shtypni OK. * Kanalet vetëm satelitor mund të kërkohen në modelet e televizorëve xxPxSxxxx. "Lista e preferencave" në "Guidën televizive" "Guidën televizive" mund ta lidhni për "Listën e preferencave". 1. Ndërkohë që shikoni një kanal televiziv, shtypni  LIST >  OPTIONS > zgjedhja e listës së kanaleve. 2. Zgjidhni Antenë - Kanalet e preferuara , Kabllor - Kanalet e preferuara ose Satelitor - Kanalet e preferuara* dhe shtypni OK. 3. Shtypni  TV GUIDE për ta hapur. Me "Guidën televizive" mund të shihni listën aktuale të programeve televizive dhe të programeve të planifikuara të kanaleve tuaja të preferuara. Ndër kanalet tuaja të preferuara, 3 kanalet e para më të përdorura nga lista bazë e transmetuesit do të bashkëngjiten pas kanaleve tuaja të preferuara për shikimin paraprak. Këto kanale duhet t'i shtosh në listën e preferencave për t'u lejuar komandimin (shih kapitullin "Guida televizive"). Në secilën faqe te "Guida televizive" ka një tabelë "A e dije se" që futet në listën e kanaleve të preferuara. Kanali "A e dinit" ofron këshilla të dobishme për të përmirësuar mënyrën sesi e përdorni televizorin. * Kanalet vetëm satelitor mund të kërkohen në modelet e televizorëve xxPxSxxxx. Teleteksti Faqet e teletekstit Për të hapur teletekstin, shtypni TEXT ndërsa shikoni kanale televizive. Për ta mbyllur teletekstin, shtypni sërish TEXT. Zgjedhja e një faqeje teleteksti Për të zgjedhur një faqe . . . 1. Shkruani numrin e faqes me tastet numerike. 2. Përdorni tastet me shigjetë për të lëvizur. 3. Shtypni një tast me ngjyrë për të zgjedhur një element me ngjyrë në pjesën e poshtme të ekranit. Nënfaqet e teletekstit Një numër faqeje teleteksti mund të përmbajë disa nënfaqe. Numrat e nënfaqeve shfaqen në një shirit përbri numrit të faqes kryesore. Për të zgjedhur një nënfaqe, shtypni  ose . Pasqyra e teletekstit Faqet e teletekstit Disa transmetues ofrojnë pasqyrë Teleteksti. Për të hapur T.O.P. Faqet e teletekstit brenda funksionit "Teleteksti", shtypni  OPTIONS dhe 31
Faqja: 31
zgjidhni Përmbledhje e pasqyrës. * Teleteksti mund të hapet vetëm kur kanalet instalohen direkt në sintonizuesin e brendshëm të televizorit dhe ky i fundit është i caktuar në modalitetin e televizorit. Nëse përdoret një dekodues, teleteksti do të jetë i padisponueshëm nëpërmjet televizorit. Në këtë rast mund të përdoret teleteksti i dekoduesit. Opsionet e teletekstit Te "Teleteksti", shtypni  OPTIONS për të zgjedhur të mëposhtmet… - Ngrirja e faqes Për të ndaluar shfletimin automatik të nënfaqeve. - Ekran i dyfishtë / Ekran i plotë Për të shfaqur kanalin televiziv dhe teletekstin përbri njëri-tjetrit. - Përmbledhja e pasqyrës Për të hapur pasqyrën. teletekstit. - Zmadhim Për ta zmadhuar faqen e teletekstit për lexim komod. - Shfaqje Për të rishfaqur informacionin e fshehur në një faqe. - Qarkullimi i nënfaqeve Për të qarkulluar nënfaqet, nëse ka. - Gjuha Për të ndërruar grupin e germave që përdoren nga teleteksti për t'u shfaqur siç duhet. Konfigurimi i teletekstit Gjuha e teletekstit Disa teletransmetues dixhitalë ofrojnë disa gjuhë teleteksti. Për të caktuar gjuhën kryesore dhe dytësore të teletekstit. . . 1. Shtypni , zgjidhni Cilësimet > Rajoni dhe gjuha dhe shtypni  (djathtas) për t'u futur në meny. 2. Zgjidhni Gjuhët dhe shtypni  (djathtas) për t'u futur në meny. 3. Zgjidhni Teleteksti kryesor ose Teleteksti dytësor dhe shtypni OK. 4. Zgjidhni gjuhën që dëshironi dhe shtypni OK. 5. Nëse është e nevojshme, shtypni vazhdimisht  (majtas) për të mbyllur menynë. 32
Faqja: 32
8 Guida televizive 8.1 Çfarë ju duhet Me funksionin "Guida televizive" mund të shihni listën e programeve televizive dhe të programeve aktuale dhe të planifikuara të kanaleve tuaja. Në varësi të origjinës së informacionit (të të dhënave) të guidës televizive, do të shfaqen kanalet analoge dhe dixhitale ose vetëm kanalet dixhitale. Jo të gjitha kanalet televizive ofrojnë informacionin e guidës televizive. Televizori mund të mbledhë informacion të guidës televizive për kanalet e instaluara (p.sh. kanalet që shikoni me funksionin "Shikimi televiziv"). Televizori nuk mund të mbledhë informacion të guidës televizive për kanalet e shikuara nga një marrës dixhital. 8.2 Përdorimi i guidës televizive Hapja e guidës televizive Për të hapur guidën televizive, shtypni  TV GUIDE . Shtypni sërish  TV GUIDE për ta mbyllur. Herën e parë që hapni guidën televizive, televizori kontrollon të gjitha kanalet televizive për informacione programesh. Ky veprim mund të zgjasë disa minuta. Të dhënat e guidës televizive ruhen në televizor. Sintonizimi në një program Kalimi te një program Nga guida televizive mund të kalosh në një program aktual. Për të zgjedhur programin, përdor tastet me shigjetë për të theksuar emrin e programit. Kaloni djathtas për të parë programet e planifikuar për më vonë atë ditë. Për të ndërruar programin (kanalin), zgjidhni programin dhe shtypni OK. Shfaqja e detajeve të programit Për të shfaqur detajet e programit të zgjedhur, shtypni  INFO . Ndryshimi i ditës Nëse informacioni i guidës televizive vjen nga transmetuesi, për të parë programin e një prej ditëve të ardhshme, shtypni  + . Shtypni  - për të kaluar te dita e mëparshme. Përndryshe, mund të shtypni  OPTIONS dhe të zgjidhni Ndrysho ditën. Caktimi i një rikujtuesi Mund të caktoni një rikujtues për një program. Do të njoftoheni me mesazh kur të fillojë programi. Mund të sintonizoheni menjëherë në këtë kanal. Programet me rikujtues shënohen me një  (orë) te "Guida televizive". Për të caktuar një rikujtues… 1. Shtypni  TV GUIDE dhe zgjidhni një program në vijim. 2. Shtypni  Cakto rikujtues dhe shtypni OK. Për të spastruar një rikujtues… 1. Shtypni  TV GUIDE dhe zgjidhni një program me rikujtues, i cili është i shënuar me një  (orë). 2. Shtypni  Spastrimi i rikujtuesit, zgjidhni Po, dhe shtypni OK. Kërkimi sipas zhanrit Nëse jepen informacione, programet e planifikuara mund t'i kërkoni sipas zhanrit si p.sh filma, sporte etj. Për të kërkuar programet sipas zhanrit, shtypni  OPTIONS dhe zgjidhni Kërkim sipas zhanrit. Zgjidhni një zhanër dhe shtypni OK. Do të shfaqet një listë me programet e gjetura. Lista e rikujtuesve Mund të shikoni një listë të rikujtuesve që keni caktuar. Lista e rikujtuesve Për të hapur listën e rikujtuesve… 1. Shtypni  TV GUIDE. 2. Shtypni  OPTIONS dhe zgjidhni Të gjithë rikujtuesit. 3. Zgjidhni rikujtuesin që doni të hiqni nga lista, i cili do të shënohet si . 4. Shtypni , zgjidhni Spastrim i të zgjedhurave dhe shtypni OK. 5. Zgjidhni Mbyll për të mbyllur listën e rikujtuesve. 33
Faqja: 33
Caktimi i një regjistrimi (Nuk zbatohet për modelet për Turqi) Mund të caktoni një regjistrim te "Guida televizive"*. Programi i caktuar për regjistrim do të shënohet me një  te "Guida televizive". Për të parë listën e regjistrimeve, shtypni  Regjistrimet, programi i caktuar për regjistrim shënohet me një  (pikë të kuqe) përpara emrit të programit. Për të regjistruar një program… 1. Shtypni  TV GUIDE dhe zgjidhni një program të ardhshëm ose aktual. 2. Shtypni tastin me ngjyrë  Regjistro . Për të anuluar një regjistrim… 1. Shtypni  TV GUIDE dhe zgjidhni programin e caktuar për regjistrim. 2. Shtypni tastin me ngjyrë  Spastrim i regjistrimit . 34
Faqja: 34
9 Regjistrimi dhe pushimi i televizorit (Nuk zbatohet për modelet për Turqi) 9.1 Çfarë ju duhet Nëse lidhni një disk USB, mund të pushoni ose të regjistroni teletransmetime dixhitale (transmetime DVB ose të ngjashme). Hapësira minimale e diskut - Për të ndaluar një transmetim, ju duhet një njësi disku e pajtueshme me USB me minimumi 4 GB hapësirë. - Për të ndaluar dhe regjistruar një transmetim, ju duhet minimumi 32 GB hapësirë disku. Përpara se të mund të pushoni ose të regjistroni një transmetim, duhet të lidhni dhe të formatoni diskun USB. Formatimi fshin të gjithë skedarët nga disku USB. Për të ndaluar dhe regjistruar 1. Lidhni diskun USB me një nga lidhjet USB në televizor. Mos lidhni pajisje tjetër USB në foletë e tjera USB gjatë formatimit. 2. Ndizni televizorin dhe diskun USB. 3. Kur televizori është i sintonizuar në një kanal televiziv dixhital, shtypni  (Pushim). Përpjekja për ta pushuar fillon formatimin. Ndiqni udhëzimet në ekran. Pasi të jetë formatuar, lëreni të lidhur diskun USB. Për televizorë të serive 4503, 5503, 4304, 4354, 4504, 5304 Për televizorë të serive 5505, 5525, 5535 Paralajmërim Disku USB formatohet ekskluzivisht për këtë televizor dhe nuk mund t'i përdorni regjistrimet e ruajtura në një kompjuter apo televizor tjetër. Mos i kopjoni apo ndryshoni skedarët e regjistrimit në diskun USB me aplikacione kompjuterike. Kjo do t'i dëmtonte regjistrimet. Kur formatoni një disk tjetër USB, materialet në diskun e parë humbin. Disku USB i instaluar në televizor duhet të riformatohet për përdorim me kompjuter. Shënim: Funksioni i regjistrimit është vetëm për transmetimet televizive dixhitale. Nuk është e mundur të regjistrohen materiale nga pajisje të jashtme (p.sh. HDMI). 9.2 Regjistrimi Çfarë ju duhet Mund të regjistroni një transmetim televiziv dixhital dhe ta shihni më vonë. Për të regjistruar një program televiziv ju duhet… - një njësi e lidhur disku USB e formatuar në këtë televizor - kanalet dixhitale televizive të instaluara në këtë televizor - për të marrë informacionin e kanaleve për guidën televizive në ekran - një cilësim të besueshëm të orës së televizorit. Nëse e caktoni manualisht orën e televizorit, regjistrimet mund të mos kryhen. Nuk mund të kryhet regjistrim gjatë përdorimit të funksionit "Pushimi i televizorit". Për sa i përket zbatimit të legjislacionit të të drejtave të autorit, disa operatorë të DVB mund të vendosin kufizime të ndryshme me anë të teknologjisë DRM (menaxhimi i të drejtave dixhitale). Në rastin e transmetimit të kanaleve të mbrojtura, regjistrimi, vlefshmëria e regjistrimit ose numri i shikimeve mund 35
Faqja: 35
të kufizohen. Regjistrimi mund të ndalohet plotësisht. Mund të shfaqet një mesazh gabimi nëse përpiqeni të regjistroni një transmetim të mbrojtur apo të rishikoni një regjistrim të skaduar. Regjistrimi i një programi Regjistrimi në moment Për të regjistruar programin që jeni duke parë, shtypni  (Regjistro) në telekomandë. Regjistrimi fillon menjëherë. Për të ndaluar regjistrimin, shtypni  (Ndalo). Kur ofrohen të dhënat e "Guidës televizive", programi që po shikoni do të regjistrohet që nga momenti që shtypni tastin e regjistrimit deri në fund të programit. Nëse nuk ofrohen të dhëna për guidën televizive, do të regjistrohen vetëm 30 minutat e fundit të programit. Koha e përfundimit të regjistrimit mund të rregullohet në listën e Regjistrimeve. Planifikimi i një regjistrimi Mund të planifikoni regjistrimin e një programi të ardhshëm që do të transmetohet sot ose pas disa ditësh (maksimumi pas 8 ditësh). Televizori do të përdorë të dhënat nga "Guida televizive" për të nisur dhe përfunduar regjistrimin. Për të regjistruar një program… 1. Shtypni  TV GUIDE. 2. Te guida televizive, zgjidhni kanalin dhe programin që dëshironi të regjistroni. Shtypni  (Djathtas) ose  (Majtas) për të lëvizur mes programeve të një kanali. 3. Me programin të theksuar, zgjidhni tastin me ngjyrë  Regjistro . Programi është programuar për t'u regjistruar. Do të shfaqet automatikisht një paralajmërim nëse planifikoni regjistrime të mbivendosura. Nëse programoni ta regjistroni programin në mungesën tuaj, kujtohuni ta lini televizorin në gjendje pritjeje dhe diskun USB të aktivizuar. Lista e regjistrimeve Mund t'i shikoni dhe menaxhoni regjistrimet në listën e regjistrimeve. Përbri listës së regjistrimeve, ka një listë të veçuar për regjistrimet dhe rikujtuesit e planifikuar. Për të hapur listën e regjistrimeve… 1. Shtypni  TV GUIDE. 2. Shtypni tastin me ngjyrë  Regjistrimet . 3. Pasi të keni zgjedhur regjistrimin në listë, mund ta hiqni me tastin me ngjyrë  Hiq . Një regjistrim mund ta riemërtoni me tastin me ngjyrë  Riemërto. Ose mund të shtypni tastin me ngjyrë  Rregullim i orarit për të ndryshuar orën e nisjes dhe të përfundimit të regjistrimit. Shikimi i një regjistrimi Për të parë një regjistrim… 1. Shtypni  TV GUIDE. 2. Shtypni tastin me ngjyrë  Regjistrimet . 3. Në listën e regjistrimeve, zgjidhni regjistrimin që ju nevojitet dhe shtypni OK për të filluar shikimin. 4. Mund të përdorni tastet  (pushim),  (luajtje),  (mbrapa),  (shpejt përpara) ose  (ndalim). 5. Për t'u rikthyer në televizor, shtypni  EXIT. 9.3 Pushimi i televizorit Çfarë ju duhet Teletransmetimin dixhital mund ta pushoni dhe ta rinisni pak më vonë. Për të pushuar një program televiziv ju duhet… - një njësi e lidhur disku USB e formatuar në këtë televizor - kanalet dixhitale televizive të instaluara në këtë televizor - për të marrë informacionin e kanaleve për guidën televizive në ekran Me diskun USB të lidhur e të formatuar, televizori ruan vazhdimisht transmetimin televiziv që jeni duke parë. Kur kaloni në një kanal tjetër, transmetimi i kanalit të mëparshëm fshihet. Gjithashtu, kur e kaloni televizorin në gjendje pritjeje, transmetimi spastrohet. Televizori nuk pushohet dot kur jeni duke regjistruar. Pushimi i programit Për të pushuar dhe rifilluar transmetimin… Për të pushuar transmetimin, shtypni butonin  (Pushim). Një shirit ecurie shfaqet shkurtimisht në fund të ekranit. Për të hapur shiritin e ecurisë, shtypni sërish  (Pause). Për të rifilluar shikimin, shtypni  (Play). Me shiritin e ecurisë në ekran, shtypni butonat  (Mbrapa) ose  (Përpara) për të zgjedhur ku dëshironi të filloni të shikoni transmetimin e pushuar. Për të ndryshuar shpejtësinë, shtypini këto taste vazhdimisht. 36
Faqja: 36
Transmetimin mund ta pushoni për një periudhë maksimale prej 90 minutash. Për t'u rikthyer në teletransmetimin e drejtpërdrejtë, shtypni  (Ndalim). Riluajtja Meqenëse televizori ruan transmetimin që jeni duke parë, në shumicën e rasteve, transmetimi mund të luhet sërish për disa sekonda. Për të riluajtur transmetimin aktual… 1. Shtypni  (Pushim) 2. Shtypni  (Mbrapa). Mund të shtypni disa herë  për të zgjedhur nga ku dëshironi të filloni shikimin e transmetimit të pushuar. Për të ndryshuar shpejtësinë, shtypini këto taste vazhdimisht. Në një moment do të kapni fillimin e memories së transmetimit ose intervalin kohor maksimal. 3. Shtypni  (Luajtje) për ta parë sërish transmetimin. 4. Shtypni  (Ndalim) për ta parë transmetimin drejtpërdrejt. 37
Faqja: 37
10 Videot, fotografitë dhe muzika 10.1 Nga një lidhje USB Mund të shikoni fotografitë ose të luani muzikën dhe videot nga një njësi "Flash USB" ose disk i lidhur USB. Me televizorin të ndezur, lidhni një njësi "Flash USB" ose një disk USB në lidhjen USB. Shtypni  SOURCES, më pas zgjidhni  USB . Tani mund t'i shfletoni skedarët në strukturë dosjesh që keni organizuar në diskun USB. Paralajmërim Nëse përpiqeni të pushoni apo regjistroni një program me një disk të lidhur USB, televizori ju kërkon të formatoni njësinë USB. Ky formatim fshin të gjithë skedarët aktualë në diskun USB. 10.2 Fotografitë Shikimi i fotove Hapja e dosjes së fotove 1. Shtypni  SOURCES, zgjidhni  USB dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni  Njësia Flash USB dhe shtypni  (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që ju nevojitet. 3. Zgjidhni Fotot, mund të shtypni  Listë për t'i parë si listë ose shtypni sërish  Miniatura për t'i parë si miniatura. Shikimi i skedarëve të fotove 1. Shtypni  SOURCES, zgjidhni  USB dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni  Njësia Flash USB dhe shtypni  (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që ju nevojitet. 3. Zgjidhni Fotot dhe zgjidhni njërën nga fotot tuaja, mund të shtypni OK për të parë foton e zgjedhur. Opsionet e fotografisë Me një foto në ekran, shtypni  OPTIONS për… Filloni fotoserinë, Ndaloni fotoserinë Filloni ose ndaloni fotoserinë. Tranzicionet e fotoserisë Caktoni tranzicionin nga njëra figurë në tjetrën. Shpeshtësia e fotoserisë Zgjidhni kohën e shfaqjes për secilën foto. Përsëritje, luajtje e vetme Shikojini figurat vazhdimisht ose vetëm një herë. Përzierja aktive, Përzierja joaktive Shfaqini figurat në rend të njëpasnjëshëm ose të përziera. Rrotullo figurën Rrotullon foton. Fillo muzikën, ndalo muzikën Fillo ose ndalo muzikën që luhet në sfond. * Shënim: skedari muzikor ngarkohet nga direktoria bazë e USB, shtojini skedarët muzikorë në direktorinë bazë të USB. 10.3 Video Luajtja e videove Për të luajtur një video në televizor… Zgjidhni  Video , zgjidhni emrin e skedarit dhe shtypni OK. - Për të pushuar videon, shtypni OK. Shtypni sërish OK për të vazhduar. - Për ta kthyer pas ose për ecur shpejt përpara, shtypni  ose . Shtypini tastet disa herë për të përshpejtuar - 2x, 4x, 8x, 16x, 32x. - Për të kaluar te videoja tjetër apo e mëparshme në një dosje, shtypni  + ose  -. - Për ta ndaluar luajtjen e videos, shtypni  (Stop). - Për t'u kthyer mbrapa te dosja, shtypni . Hapja e dosjes së videove 1. Shtypni  SOURCES, zgjidhni  USB dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni Njësia "Flash USB" dhe shtypni  (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që ju nevojitet. 3. Zgjidhni Videot, mund të shtypni  Lista për t'i parë si listë ose shtypni sërish  Miniatura për t'i parë si miniatura. Luani një skedar video 38
Faqja: 38
1. Shtypni  SOURCES, zgjidhni  USB dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni Njësia "Flash USB" dhe shtypni  (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që ju nevojitet. 3. Zgjidhni Videot dhe zgjidhni një video, mund të shtypni OK për të luajtur videon e zgjedhur ose shtypni  Luaji të gjitha për të luajtur të gjithë skedarët video në dosje. Opsionet e videos Gjatë luajtjes së videos, shtypni  OPTIONS për… Titrat Për të shfaqur titrat, nëse ka, zgjidhni Aktive, Joaktive, ose Aktive kur hiqet zëri. Gjuha e titrave Luani gjuhën e titrave nëse ka. Grupi i germave Zgjidhni një nga sistemet për germat. Gjuha e audios Luani gjuhën e audios nëse ka. Përzierja aktive, Përzierja joaktive Luajini videot në rend të njëpasnjëshëm ose të përzier. Përsëritje, luajtje e vetme Luajini videot vazhdimisht ose vetëm një herë. Shfaq informacionin Shfaqni të dhënat e skedarit, si p.sh. modalitetin e zërit. Cilësimet e titrave Caktoni ngjyrën e titrave, përmasat e shkrimit, pozicionin, shmangien e sinkronizimit nëse ka. 10.4 Muzikë Luajtja e muzikës Hapja e dosjes së muzikës 1. Shtypni  SOURCES, zgjidhni  USB dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni  Njësia Flash USB dhe shtypni  (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që ju nevojitet. 3. Zgjidhni Muzika, për t'i parë skedarët e muzikës në listë. Luani një skedar muzike 1. Shtypni  SOURCES, zgjidhni  USB dhe shtypni OK. 2. Zgjidhni  Njësia Flash USB dhe shtypni  (djathtas) për të zgjedhur pajisjen USB që ju nevojitet. 3. Zgjidhni Muzika dhe zgjidhni një pjesë muzikore, mund të shtypni OK për të luajtur muzikën e zgjedhur ose shtypni  Luaji të gjitha për të luajtur të gjithë skedarët e muzikës në dosje. Opsionet e muzikës Opsionet për luajtjen e muzikës... Përsëritje, luajtje e vetme Luajini këngët vazhdimisht ose vetëm një herë. Përzierja aktive, Përzierja joaktive Luani këngët në rend të njëpasnjëshëm ose të përzier. 39
Faqja: 39
11 Hapja e menysë së cilësimeve të televizorit 11.1 Pamja e përgjithshme e menysë kryesore Shtypni  (Kryefaqja) për të zgjedhur një nga menytë e mëposhtme dhe më pas shtypni OK. Kanalet Ky rresht përmban të gjitha kanalet. - Shtypni OK për të hapur guidën televizive. - Shtypni  (majtas) për t'i parë kanalet me stema, ose zgjidhni Shfaqi të gjitha për të parë të gjitha kanalet. Burimet Ky rresht përmban burimet e disponueshme në këtë televizor. Programet ndihmëse Ky rresht përmban funksionet e disponueshme të televizorit për përdoruesin. Cilësimet Ky rresht përmban cilësimet e disponueshme për përdoruesin. 11.2 Menyja e programeve ndihmëse Guida televizive Hapni guidën televizive. Për më shumë informacion, shikoni kapitullin Guida televizive te Manuali i përdorimit. Regjistrimet (Nuk zbatohet për modelet për Turqi) Për më shumë informacion, shikoni kapitullin Regjistrimi dhe pushimi i televizorit te Manuali i përdorimit Kanalet Shfaqja e listës së kanaleve. Përditësimi i softuerit Për më shumë informacion, shikoni kapitullin Softueri te Manuali i përdorimit. "Demo Me" Shikoni "Demo Me" për demonstrim në këtë televizor. 11.3 "Cilësimet e shpejta" dhe "Të gjitha cilësimet" Menyja e cilësimeve të shpejta: Shtypni tastin  SETUP në telekomandë për të gjetur cilësimet e përdorura më shpesh në menynë "Cilësimet e shpejta". - Stili i figurës: Zgjidhni një nga stilet e paracaktuara të figurës për një shikim ideal të tyre. - Formati i figurës: Zgjidhni një nga formatet e paracaktuara të figurës i cili përshtatet me ekranin. - Stili i zërit: Zgjidhni një nga stilet e paracaktuara të zërit për cilësime ideale. - Volumi i kufjeve: Rregulloni volumin e kufjeve të lidhura. - Dalja e audios: Caktoni që televizori ta luajë zërin në televizor ose në sistemin e lidhur të zërit. - Ora: Shfaqni orën në këndin e sipërm djathtas të ekranit të televizorit. - Fjetja me orar: Caktojeni televizorin të kalojë automatikisht në gjendje pritjeje pas një kohe të paracaktuar. - Të gjitha cilësimet: Shfaqni të gjitha cilësimet. - Ndihmë: Përditësoni me lehtësi softuerin, rivendosni televizorin në cilësimet standarde dhe lexoni manualin e përdorimit. Menyja "Të gjitha cilësimet": Shtypni tastin  (Kryefaqja) në telekomandë, zgjidhni Cilësimet dhe shtypni OK. 11.4 Të gjitha cilësimet 40
Faqja: 40
Cilësimet e figurës Stili i figurës Zgjedhja e një stili Për rregullim me lehtësi të figurës mund të zgjidhni një stil të paracaktuar.  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Stili i figurës Stilet e mundshme të figurës janë ... - Personal - Preferencat e figurës që caktoni në hapat e parë - Të ndezura - Ideale për shikim ditën - Natyrale - Cilësimet natyra të figurës - Standarde - Cilësimi më i kujdesshëm për konsumin e energjisë - Filma - Ideal për shikimin e filmave - Lojëra - Ideal për lojëra Personalizimi i një stili Mund t'i rregulloni e ruani cilësimet e figurës në stilin aktual, si p.sh. Ngjyrat, Kontrasti ose Qartësia. Rikthimi i një stili Për ta rikthyer stilin në konfigurimin fillestar, kthehuni te Stili i figurës, më pas shtypni  Rikthe stilin. Ngjyra, Kontrasti, Qartësia, Ndriçimi Rregullimi i ngjyrës së figurës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Ngjyrat Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën e fortësisë së ngjyrave të figurës. Rregullimi i kontrastit të figurës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Kontrasti i ndriçimit të pasmë Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën e kontrastit të figurës. Mund ta ulni vlerën e kontrastit për të pakësuar konsumin e energjisë. Rregullimi i qartësisë së figurës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Qartësia Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën e qartësisë së figurës. Cilësimet e avancuara të figurës Kompjuteri  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kompjuteri Caktojeni në Aktiv për të pasur cilësimet ideale të figurës për ta përdorur televizorin si monitor kompjuteri. * Ofrohet vetëm për burimet HDMI dhe VGA. Cilësimet e ngjyrave  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat Rregullimi i përforcimit të ngjyrave  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat > Përforcimi i ngjyrave Zgjidhni Maksimum, mesatar, ose Minimum për të caktuar nivelin e intensitetit të ngjyrës dhe detajeve në ngjyrat e ndezura. Zgjedhja e temperaturës së paracaktuar të ngjyrave  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat > Temperatura e ngjyrave Zgjidhni Normale, E ngrohtë, ose E ftohtë për të caktuar temperaturën e ngjyrave sipas preferencës. Personalizimi i temperaturës së ngjyrave  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Ngjyrat > Temperatura e personalizuar e ngjyrave Zgjidhni "E personalizuar" në menynë "Temperatura e ngjyrës" për të personalizuar vetë një temperaturë ngjyre. Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën. Cilësimet e kontrastit Modalitetet e kontrastit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti > Modaliteti i kontrastit Zgjidhni Normal, I optimizuar për figurë, I optimizuar për kursim energjie për të caktuar televizorin që të reduktojë automatikisht kontrastin, për konsumin më të mirë të energjisë ose për figurë optimale, ose 41
Faqja: 41
zgjidhni Joaktiv për të çaktivizuar rregullimin. Kontrasti dinamik  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti > Kontrasti dinamik Zgjidhni Maksimum, Mesatar, ose Minimum për të caktuar nivelin në të cilin televizori përforcon automatikisht detajet në zonat e errëta, mesatare dhe të çelëta të figurës. Kontrasti i videos, Gama Kontrasti i videos  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti > Kontrasti i videos Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar nivelin e kontrastit të videos. Gama  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Kontrasti > Gama Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të caktuar një cilësim jolinear për dritën dhe kontrastin e figurës. Super Resolution  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Qartësia > Super Resolution Zgjidhni Aktiv për një qartësi të lartë në skajet dhe detajet e linjave. Pastrimi i figurës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Pastrimi i figurës Pakësimi i zhurmës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Pastrimi i figurës > Pakësimi i zhurmës Zgjidhni Maksimum, Mesatar, Minimum për të caktuar nivelin e zhurmës në përmbajtjen e videos. Zhurma ka pamjen e pikave të vogla lëvizëse në figurën në ekran. Pakësimi i kuadratizimit MPEG  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Të avancuara > Pastrimi i figurës > Pakësimi i kuadratizimit MPEG Zgjidhni Aktive për t'i zbutur tranzicionet në figurë. Artefaktet MPEG kanë kryesisht pamjen e kuadrateve të vogla ose të anëve të dhëmbëzuara në figurë. Formati dhe skajet  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Formati dhe skajet Formati i figurës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Formati dhe skajet > Formati i figurës Nëse shfaqen shirita të zinj sipër, poshtë ose në të dyja anët e figurës, figurën mund ta rregulloni në një format që mbush ekranin. Skajet e ekranit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Figura > Formati dhe skajet > Formati i figurës > Skajet e ekranit Me Skajet e ekranit, mund ta zmadhoni pak figurën për të fshehur skajet e deformuara. Cilësimet e zërit Stili i zërit Zgjedhja e një stili Për rregullim të lehtë të zërit, mund të zgjidhni një cilësim të paracaktuar.  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Stili i zërit Stilet e mundshme të zërit janë... - Personal - Preferencat e zërit që caktoni në hapat e parë. - Origjinal - Cilësimi më neutral i zërit - Filma - Ideal për shikimin e filmave - Muzikë - Ideal për dëgjimin e muzikës - Lojëra - Ideal për lojëra - Lajme - Ideal për ligjërime Personalizimi i një stili Mund të rregulloni e ruani cilësimet e zërit në stilin aktual, si Basi ose Altoja. Rikthimi i një stili Për ta rikthyer stilin në cilësimet fillestare, kthehuni te Stili i zërit dhe shtypni  Rikthe stilin. 42
Faqja: 42
Basi, Altoja Bas  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Basi Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar nivelin e toneve të ulëta të zërit. Alto  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Altoja Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar nivelin e toneve të larta të zërit. Volumi i kufjeve  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Volumi i kufjeve Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për ta rregulluar veçmas volumin e kufjeve të lidhura. Zëri rrethues  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Modaliteti rrethues Zgjidhni efektin e zërit rrethues për altoparlantët e brendshëm të televizorit. Vendosja e televizorit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Vendosja e televizorit Zgjidhni Në bazament ose Në murpër riprodhimin më të mirë të zërit sipas cilësimit. Cilësimet e avancuara të zërit Kontrolli i volumit Nivelimi automatik i volumit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Nivelimi automatik i volumit Zgjidhni Aktiv për të balancuar automatikisht ndryshimet e befta të volumit. Zakonisht kur ndërroni kanalet. Volumi individual  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Volumi individual Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën e volumit individual në altoparlantët e televizorit. Cilësimet e daljes së zërit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Dalja e audios Caktoni që televizori ta luajë zërin në televizor ose në sistemin e lidhur të zërit. Mund të zgjidhni se ku dëshironi ta dëgjoni zërin e televizorit dhe se si dëshironi ta kontrolloni. - Nëse zgjidhni Altoparlantët e televizorit joaktivë, do t'i fikni përfundimisht altoparlantët e televizorit. - Nëse zgjidhni Altoparlantët e televizorit, altoparlantët e televizorit janë gjithnjë aktivë. Me pajisjen e zërit të lidhur me "HDMI CEC", zgjidhni Fonia HDMI. Televizori çaktivizon altoparlantët e vet kur luhet zë nga pajisja. Clear Sound  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Pastrimi i zërit Zgjidhni Aktiv për të përmirësuar zërin për ligjërim. Ideal për programet e lajmeve. Cilësimet e daljes dixhitale Cilësimet e daljes dixhitale ofrohen për sinjale zëri optike dhe "HDMI ARC". Formati i daljes dixhitale  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Formati i daljes dixhitale Caktoni sinjalin e daljes së zërit të televizorit që të përshtatet me kapacitetet e zërit të sistemit të lidhur të kinemasë. - Nëse keni sistem kinemaje (HTS) me mundësi procesimi zëri shumëkanalësh, caktojeni opsionin Formati i daljes dixhitale në Shumëkanalësh. Me funksionin Shumëkanalësh, televizori mund ta dërgojë në sistemin e kinemasë sinjalin e kompresuar të zërit shumëkanalësh nga kanalet televizive apo ndonjë luajtës i lidhur. - Nëse keni sistem kinemaje pa procesim zëri shumëkanalësh, zgjidhni Stereo. Nivelimi i daljes dixhitale  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Nivelimi i daljes dixhitale Rregulloni nivelin e lartësisë së zërit nga pajisja e 43
Faqja: 43
lidhur me daljen e zërit dixhital (SPDIF) ose HDMI. - Zgjidhni Më shumë për volum më të lartë. - Zgjidhnit Më pak për volum të ulët. Vonesa e daljes dixhitale  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Vonesa e daljes dixhitale Për disa sisteme kinemaje mund të nevojitet rregullimi i vonesës së sinkronizimit të audios për të kryer sinkronizimin e zërit me figurën. Zgjidhni Joaktiv nëse është caktuar vonesë zëri në sistemin e kinemasë. Shmangia e daljes dixhitale (mundësohet vetëm kur "Vonesa e daljes dixhitale" është caktuar "Aktive")  (Kryefaqja) > Cilësimet > Zëri > Të avancuara > Shmangia e daljes dixhitale Nëse nuk mund ta caktoni vonesën në sistemin e kinemasë në shtëpi, mund të caktoni televizorin që të sinkronizojë zërin. Mund të caktoni një zhvendosje që kompenson kohën që i nevojitet sistemit të kinemasë në shtëpi për përpunimin e zërit të figurës së televizorit. Mund ta caktoni vlerën në hapa 5 ms. Cilësimi maksimal është 60 ms. Cilësimet ekonomike Caktimi i nivelit të kursimit të energjisë  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet ekonomike > Kursimi i energjisë Zgjidhni Minimum, Mesatar, ose Maksimum për gradë të ndryshme të kursimit të energjisë, ose zgjidhni Joaktiv për ta çaktivizuar modalitetin e kursimit të energjisë. Caktimi i ekranit fikur për të kursyer konsumin e energjisë  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet ekonomike > Fikja e ekranit Zgjidhni Ekrani fikur dhe ekrani i televizorit do të fiket. Për ta rindezur, shtypni një tast çfarëdo në telekomandë. Caktimi i fikjes me orar të televizorit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet ekonomike > Fikja me orar. Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën. Vlera 0 (Joaktiv) e çaktivizon fikjen automatike. Zgjidhni "Fikja me orar" dhe televizori do të fiket automatikisht për të kursyer energji. * Televizori do të fiket nëse merr sinjal televiziv, por nuk shtypni ndonjë tast në telekomandë gjatë një periudhe 4-orëshe. * Televizori fiket nëse nuk merr sinjal televiziv apo komandë nga telekomanda për 10 minuta. Nëse e përdorni televizorin si monitor ose nëse për të parë televizor përdorni një marrës dixhital (një dekodues - STB) dhe nuk e përdorni telekomandën e televizorit, duhet ta çaktivizoni këtë fikje automatike, për të caktuar vlerën në 0. Cilësimet e përgjithshme Cilësimet në lidhje me lidhjet Disku USB  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Disku USB Duhet të konfiguroni dhe formatoni* një disk USB para se të regjistroni një kanal. * Nuk zbatohet për modelet për Turqi. Profili i operatorit të modulit CAM  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Profili i operatorit të modulit CAM Për aktivizimin e profilit të operatorit të modulit CI+/CAM për instalim të lehtë të kanaleve dhe përditësimeve. Lidhja HDMI-CEC - EasyLink Lidhni pajisje që mbështesin "HDMI CEC" me televizorin mund t'i komandoni me telekomandë. "EasyLink HDMI CEC" duhet të aktivizohet në televizor dhe në pajisjen e lidhur. Aktivizimi i "EasyLink"  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > EasyLink > EasyLink > Aktiv. Telekomandimi i pajisjeve që mbështesin "HDMI CEC".  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > EasyLink > Telekomanda "EasyLink" > Aktive. 44
Faqja: 44
Shënim: - "EasyLink" mund të mos funksionojë me pajisje të markave të tjera. - Funksioni "HDMI CEC" ka emra të ndryshëm në marka të ndryshme. Disa shembuj janë: "Anynet", "Aquos Link", "Bravia Theatre Sync", "Kuro Link", "Simplink" dhe "Viera Link". Jo të gjitha markat përputhen plotësisht me "EasyLink". Emrat e markave të "HDMI CEC" të përmendura si shembuj janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. Vendndodhja - Shtëpi ose dyqan Zgjedhja e vendndodhjes së televizorit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Vendndodhja Zgjidhni Dyqan, stili i figurës do të rikthehet në I ndezur dhe mund të rregulloni cilësimet e dyqanit. Modaliteti i dyqanit është për promocion në dyqan. Rivendosja e cilësimeve të televizorit dhe riinstalimi Rivendosja e të gjitha vlerave të cilësimeve në cilësimet fillestare të televizorit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Cilësimet e fabrikës Riinstalimi i plotë dhe rivënia e statusit të televizorit si në herën e parë që e ndezët  (Kryefaqja) > Cilësimet > Cilësimet e përgjithshme > Riinstalimi i televizorit Jepni kodin PIN dhe zgjidhni Po dhe televizori do të riinstalohet plotësisht. Të gjitha cilësimet do të rivendosen dhe kanalet e instaluara do të zëvendësohen. Instalimi mund të zgjasë disa minuta Cilësimet e rajonit dhe gjuhës Gjuha  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha Ndryshimi i gjuhës së menysë dhe mesazheve të televizorit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Gjuha e menysë Caktimi i gjuhës së preferuar të audios  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Gjuha kryesore e audios, Gjuha dytësore e audios Kanalet televizive dixhitale mund të transmetojnë audio në disa gjuhë të folura për një program të caktuar. Mund të caktoni një gjuhë të preferuar kryesore dhe një gjuhë dytësore të audios. Nëse ofrohet audio në ndonjë nga këto gjuhë, televizori do të kalojë te kjo audio. Caktimi i gjuhës së preferuar të titrave  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Gjuha kryesore e titrave, Gjuha dytësore e titrave Kanalet dixhitale mund të ofrojnë disa gjuhë titrash për një program. Mund të caktoni një gjuhë të preferuar kryesore dhe një gjuhë dytësore titrash. Nëse titrat ofrohen në njërën prej këtyre gjuhëve, televizori do të shfaqë titrat që keni zgjedhur. Caktimi i gjuhës së preferuar të teletekstit  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Gjuha > Teleteksti kryesor, Teleteksti dytësor Disa transmetues televizivë dixhitalë ofrojnë disa gjuhë teleteksti. Ora  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Ora Korrigjimi automatik i orës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Ora > Modaliteti i orës automatike - Cilësimi standard për orën e televizorit është Automatike. Informacioni i orës vjen nga transmetimi i kohës së koordinuar botërore UTC. - Nëse ora nuk është e saktë, mund ta caktoni në televizor Sipas shtetit. Korrigjimi manual i orës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Ora > Modaliteti i orës automatike > Manuale  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Ora > Data, ora 45
Faqja: 45
Kaloni në menynë e mëparshme dhe zgjidhni Data dhe Ora për të rregulluar vlerën. Shënim: - Nëse asnjëri nga cilësimet automatike nuk e tregon orën saktë, mund ta caktoni manualisht. - Nëse planifikoni regjistrime nga "Guida televizive", rekomandojmë që datën dhe orën të mos e ndryshoni manualisht. Caktimi i brezit orar ose i shmangies kohore në rajonin tuaj  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Ora > Brezi orar Zgjidhni një nga brezat orar. Caktimi i televizorit që të kalojë automatikisht në pritje pas një kohe të paracaktuar  (Kryefaqja) > Cilësimet > Rajoni dhe gjuha > Ora > Fjetja me orar Caktojeni televizorin të kalojë automatikisht në pritje pas një kohe të paracaktuar. Me shiritin me rrëshqitje mund ta caktoni kohën deri në 180 minuta në hapa 5-minutësh. Nëse caktohet në 0 minuta, fjetja me orar fiket. Mund ta fikni gjithmonë më herët televizorin ose të ricaktoni kohën gjatë numërimit mbrapsht. Cilësimet e asistencës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Asistenca Me funksionin Asistenca të aktivizuar, televizori është gati për përdorim nga persona të shurdhër, me vështirësi dëgjimi, të verbër ose me shikim të pjesshëm. Aktivizimi i cilësimeve të asistencës  (Kryefaqja) > Cilësimet > Asistenca > Asistenca > Aktive. Asistenca për persona me vështirësi në dëgjim  (Kryefaqja) > Cilësimet > Asistenca > Për vështirësi në dëgjim > Aktive - Disa kanale dixhitale televizive transmetojnë audio dhe titra të posaçme të përshtatura për personat me vështirësi në dëgjim ose që nuk dëgjojnë. - Kur aktivizohet funksioni, televizori kalon automatikisht në audion dhe titrat e përshtatura, nëse ka. "Asistenca" për persona të verbër ose me shikim të pjesshëm  (Kryefaqja) > Cilësimet > Asistenca > Përshkrimi i audios > Përshkrimi i audios > Aktiv Kanalet dixhitale televizive mund të transmetojnë komente të posaçme për audion ku përshkruhet çfarë është duke ndodhur në ekran.  (Kryefaqja) > Cilësimet > Asistenca > Përshkrimi i audios > Përshkrimi i audios > Volumi i përzier, Efektet zanore, Ligjërimi - Zgjidhni Volumi i përzier, që të mund të kombinoni volumin e audios normale me komente për audion. Shtypni shigjetat  (lart) ose  (poshtë) për të rregulluar vlerën. - Caktojeni opsionin Efekti zanor në Aktiv për efekte të mëtejshme zanore në audion e komenteve si p.sh. stereo ose zë në ulje. - Zgjidhni opsionin Ligjërimi për të caktuar preferencën e ligjërimit në Përshkrues ose Titra. Cilësimet e kyçjes Caktimi dhe ndryshimi i kodit Caktimi i kodit të ri ose rivendosja e kodit të ndryshuar  (Kryefaqja) > Cilësimet > Kyçja për fëmijët > Caktimi i kodit, Ndryshimi i kodit Për të kyçur ose shkyçur kanalet dhe programet përdoret kodi PIN i kyçjes për fëmijët. Shënim: Nëse keni harruar kodin PIN, mund ta anashkaloni kodin aktual duke përdorur 8888 e të vendosni një kod të ri. Kyçja për program  (Kryefaqja) > Cilësimet > Kyçja për fëmijët > Klasifikimi prindëror Caktoni një moshë minimale të lejuar për të parë programe të klasifikuara. Kodi PIN i modulit CAM  (Kryefaqja) > Cilësimet > Kyçja për fëmijët > Kodi PIN i modulit CAM Caktoni kodin PIN të modulit CAM për regjistrim. 46
Faqja: 46
12 Mjedisore 12.1 Etiketa evropiane e energjisë Etiketa evropiane e energjisë ju informon mbi kategorinë e efikasitetit energjetik të këtij produkti. Sa më ekonomike të jetë klasa e efikasitetit të energjisë të këtij produkti, aq më pak energji konsumon. Në etiketë mund të gjeni klasën e efikasitetit të energjisë, konsumin mesatar të energjisë të produktit gjatë përdorimit dhe konsumin mesatar të energjisë për 1 vit. Gjithashtu, mund të gjeni vlerat e konsumit të energjisë për këtë produkt duke shkuar në faqen e "Philips" për shtetin tuaj, në adresën www.philips.com/TVsupport 12.2 Fleta e produktit Televizorët e serive 4304, 4354 24PHx43x4 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A+ - Përmasa e ekranit të dukshëm: 60 cm / 24 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 20 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 30 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1366 x 768 * Konsumi i energjisë në kWh në vit, sipas konsumit të energjisë së televizorit gjatë përdorimit 4-orësh në ditë për 365 ditë. Konsumi aktual i energjisë varet nga përdorimi i televizorit. ** Kur televizori fiket me telekomandë dhe nuk ka asnjë funksion aktiv. Televizorët e serisë 4504 32PHx4504 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A+ - Përmasa e ekranit të dukshëm: 80 cm / 32 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 27 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 40 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1366 x 768 * Konsumi i energjisë në kWh në vit, sipas konsumit të energjisë së televizorit gjatë përdorimit 4-orësh në ditë për 365 ditë. Konsumi aktual i energjisë varet nga përdorimi i televizorit. ** Kur televizori fiket me telekomandë dhe nuk ka asnjë funksion aktiv. Televizorët e serisë 5304 22PFS5304 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A - Përmasa e ekranit të dukshëm: 55 cm / 22 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 20 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 30 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1920 x 1080 * Konsumi i energjisë në kWh në vit, sipas konsumit të energjisë së televizorit gjatë përdorimit 4-orësh në ditë për 365 ditë. Konsumi aktual i energjisë varet nga përdorimi i televizorit. ** Kur televizori fiket me telekomandë dhe nuk ka asnjë funksion aktiv. Televizorët e serisë 4503 32PHx4503 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A+ - Përmasa e ekranit të dukshëm: 80 cm / 32 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 28 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 41 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1366 x 768 * Konsumi i energjisë në kWh në vit, sipas konsumit të energjisë së televizorit gjatë përdorimit 4-orësh në ditë për 365 ditë. Konsumi aktual i energjisë varet nga përdorimi i televizorit. ** Kur televizori fiket me telekomandë dhe nuk ka asnjë funksion aktiv. Televizorët e serisë 5503 43PFx5503 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A+ - Përmasa e ekranit të dukshëm: 108 cm / 43 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 76 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 52 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1920 x 1080 * Konsumi i energjisë në kWh në vit, sipas konsumit të energjisë së televizorit gjatë përdorimit 4-orësh në ditë për 365 ditë. Konsumi aktual i energjisë varet nga përdorimi i televizorit. 47
Faqja: 47
** Kur televizori fiket me telekomandë dhe nuk ka asnjë funksion aktiv. Televizorët e serive 5505, 5525, 5535 24PFx55x5 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A - Përmasa e ekranit të dukshëm: 60 cm / 24 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 22 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 33 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1920 x 1080 32PHx55x5 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A+ - Përmasa e ekranit të dukshëm: 80 cm / 32 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 24 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 36 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1366 x 768 43PFx55x5 - Kategoria e efikasitetit energjetik: A+ - Përmasa e ekranit të dukshëm: 108 cm / 43 inçë - Konsumi i energjisë në modalitetin aktiv (W): 49 W - Konsumi vjetor i energjisë (kWh)*: 72 kWh - Konsumi i energjisë në modalitet pritjeje (W)**: 0,30 W - Rezolucioni i ekranit (pikëza): 1920 x 1080 * Konsumi i energjisë në kWh në vit, sipas konsumit të energjisë së televizorit gjatë përdorimit 4-orësh në ditë për 365 ditë. Konsumi aktual i energjisë varet nga përdorimi i televizorit. ** Kur televizori fiket me telekomandë dhe nuk ka asnjë funksion aktiv. 12.3 Fundi i përdorimit Eliminimi i produkteve dhe i baterive të vjetra Produkti është projektuar dhe prodhuar me materiale dhe përbërës të cilësisë së lartë, të cilat mund të riciklohen dhe të ripërdoren. Nëse produkti mban simbolin e koshit me rrota me kryq, do të thotë se mbulohet nga direktiva evropiane 2012/19/BE. Informohuni rreth sistemeve të veçuara vendase të grumbullimit për produktet elektrike dhe elektronike. Veproni sipas rregullave vendase dhe mos i hidhni produktet e vjetra në të njëjtin vend me mbeturinat normale të shtëpisë. Hedhja e pajisjes së vjetër në mënyrën e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative të mundshme për mjedisin dhe për shëndetin e njerëzve. Produkti mban bateri që mbulohen nga direktiva evropiane 2006/66/KE dhe të cilat nuk mund të hidhen me mbeturinat e zakonshme të shtëpisë. Mësoni rreth rregullave vendase në lidhje me grumbullimin e veçuar të baterive, pasi hedhja e duhur e tyre parandalon pasojat negative në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. 48
Faqja: 48
13 Specifikimet 13.1 Energjia Specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. Për më detaje mbi specifikimet e këtij produkti, shihni www.philips.com/TVsupport Energjia - Rrjeti elektrik: AC 220-240V +/-10% - Temperatura e ambientit: 5°C deri në 35°C Për informacione rreth konsumit të energjisë, shikoni kapitullin Fleta e produktit. 13.2 Marrja Për televizorët e serisë PxT - Hyrja e antenës: 75 om koaksial (IEC75) - Brezat e sintonizuesit: Hyperband, S-Channel, UHF, VHF - DVB : DVB-T2, DVB-C (kabllor) QAM - Luajtja e videos analoge: SECAM, PAL - Luajtja e videos dixhitale: MPEG2 SD/HD (ISO/IEC 13818-2), MPEG4 SD/HD (ISO/IEC 14496-10), HEVC* - Luajtja e audios dixhitale (ISO/IEC 13818-3) * Vetëm për DVB-T2 Për televizorët e serisë PxS - Hyrja e antenës: 75 om koaksial (IEC75) - Brezat e sintonizuesit: Hyperband, S-Channel, UHF, VHF - DVB : DVB-T2, DVB-C (kabllor) QAM - Luajtja e videos analoge: SECAM, PAL - Luajtja e videos dixhitale: MPEG2 SD/HD (ISO/IEC 13818-2), MPEG4 SD/HD (ISO/IEC 14496-10), HEVC* - Luajtja e audios dixhitale (ISO/IEC 13818-3) - Hyrja e antenës satelitore: 75 om tipi F - Diapazoni i frekuencës hyrëse: 950 deri 2150 MHz - Diapazoni i nivelit të hyrjes: 25 deri 65 dBm - DVB-S2 QPSK, shpejtësia e simboleve 2 deri 45M simbole, SCPC dhe MCPC - LNB : Mbështetet 1 deri në 4 koka LND me "DiSEqC 1.0", zgjedhje polariteti 14/18 V, zgjedhje bande 22 kHz, modalitet përforcimi të sinjalit, rryma e kokës LNB maks. 300 mA * Vetëm për DVB-T2, DVB-S2 13.3 Rezolucioni i ekranit Televizorët e serive 4304, 4354 Madhësia diagonale e ekranit - 24PHx43x4 : 60 cm / 24 inçë Rezolucioni i ekranit - PHx43x4: 1366x768 Televizorët e serive 4504, 4503 Madhësia diagonale e ekranit - 32PHx450x : 80 cm / 32 inçë Rezolucioni i ekranit - PHx4504: 1366x768 Televizorët e serisë 5304 Madhësia diagonale e ekranit - 22PFS5304 : 55 cm / 22 inçë Rezolucioni i ekranit - PFS5304: 1920x1080 Televizorët e serisë 5503 Madhësia diagonale e ekranit - 43PFx5503 : 108 cm / 43 inçë Rezolucioni i ekranit - PFx5503: 1920x1080 Televizorët e serive 5505, 5525 Madhësia diagonale e ekranit - 24PFx55x5 : 60 cm / 24 inçë - 32PHx55x5 : 80 cm / 32 inçë - 43PFx55x5 : 108 cm / 43 inçë Rezolucioni i ekranit - PHx55x5: 1366x768 - PFx55x5: 1920x1080 49
Faqja: 49
Televizorët e serisë 5535 Madhësia diagonale e ekranit - 24PFS5535 : 60 cm / 24 inçë Rezolucioni i ekranit - PFS5535: 1920x1080 13.4 Rezolucioni i hyrjes së ekranit Për televizorët e serisë PHx Formatet e videos Rezolucioni — shpejtësia e rifreskimit - 480i - 60 Hz - 480p - 60 Hz - 576i - 50 Hz - 576p - 50 Hz - 720p - 50 Hz, 60 Hz - 1080i - 50 Hz, 60 Hz - 1080p - 24 Hz, 25 Hz, 30 Hz Formatet e kompjuterit Rezolucionet (midis të tjerash) - 640 x 480p - 60 Hz - 800 x 600p - 60 Hz - 1024 x 768p - 60 Hz - 1280 x 768p - 60 Hz - 1360 x 768p - 60 Hz Për televizorët e serisë PFx Formatet e videos Rezolucioni — shpejtësia e rifreskimit - 480i - 60 Hz - 480p - 60 Hz - 576i - 50 Hz - 576p - 50 Hz - 720p - 50 Hz, 60 Hz - 1080i - 50 Hz, 60 Hz - 1080p - 24 Hz, 25 Hz, 30 Hz Formatet e kompjuterit Rezolucionet (midis të tjerash) - 640 x 480p - 60 Hz - 800 x 600p - 60 Hz - 1024 x 768p - 60 Hz - 1280 x 768p - 60 Hz - 1360 x 768p - 60 Hz - 1280 x 1024p - 60 Hz - 1920 x 1080p - 60 Hz 13.5 Zëri Televizorë të serive 4304, 4354, 5304, 5535 - Fuqia në dalje (RMS): 6W - Dolby Audio - DTS 2.0+ Digital out ™ Televizorët e serisë 4504 - Fuqia në dalje (RMS): 10W - Dolby Audio - DTS 2.0+ Digital out ™ Televizorët e serive 4503, 5503 - Fuqia në dalje (RMS): 32" - 10W, 43" - 16W - Dolby Audio - DTS 2.0+ Digital out ™ Televizorët e serive 5505, 5525 - Fuqia në dalje (RMS): 24" - 6W, 32" - 10W, 43" - 16W - Dolby Audio - DTS 2.0+ Digital out ™ 13.6 Multimedia Sistemet e mbështetura të skedarëve për USB - USB (FAT / FAT 32 / NTFS): lidhni vetëm pajisje USB që konsumojnë energji nga 500 mA e poshtë. Formatet e luajtjes - Kodeku i fotove: JPEG, GIF, PNG, BMP - Kodeku i audios: MP3, WAV, WMA (v2 deri në v9.2), AC3, AAC, HE-AAC, DTS 2.0 - Kodeku i videos: AVI, MKV, H.264/MPEG-4 AVC, MPEG1, MPEG2, MPEG4, WMV9/VC1, HEVC - Titrat: SRT, SMI, SSA, SUB, ASS, TXT 50
Faqja: 50
13.7 Lidhja Televizorët e serive 4304, 4354, 5304 Për 24PHS43x4, 22PFS5304 Mbrapa televizorit - HDMI 1 ARC: Kanal kthimi audioje HDMI - HDMI 2 - DIGITAL AUDIO OUT: SPDIF - VGA - AUDIO IN (DVI/VGA): Minifole stereo 3,5 mm - SCART (RGB/CVBS): Adaptor SCART - ANTENA E TELEVIZORIT: 75 om koaksial (IEC) - Satelitori Anash televizorit - CI: Ndërfaqja CI - USB - Kufjet: Minifoleja stereo 3,5 mm Për 24PHT43x4 Mbrapa televizorit - HDMI 1 ARC: Kanal kthimi audioje HDMI - HDMI 2 - DIGITAL AUDIO OUT: SPDIF - VGA - AUDIO IN (DVI/VGA): Minifole stereo 3,5 mm - SCART (RGB/CVBS): Adaptor SCART - ANTENA E TELEVIZORIT: 75 om koaksial (IEC) - Rrjeti LAN - RJ45 (për "Freeview HD")* Anash televizorit - CI: Ndërfaqja CI - USB - Kufjet: Minifoleja stereo 3,5 mm * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar Televizorët e serive 4503, 4504, 5503 Për 32PHS4504, 32PHS4503, 43PFS5503 Mbrapa televizorit - HDMI 1 ARC: Kanal kthimi audioje HDMI - HDMI 2 - Kufjet: Minifoleja stereo 3,5 mm - Satelitorit - DIGITAL AUDIO OUT: SPDIF - AUDIO IN (DVI): Minifoleja stereo 3,5 mm Anash televizorit - CI: Ndërfaqja CI - USB - ANTENA E TELEVIZORIT: Koaksiale, 75 om (IEC) Për 32PHT4504, 32PHT4503, 43PFT5503 Mbrapa televizorit - HDMI 1 ARC: Kanal kthimi audioje HDMI - HDMI 2 - Kufjet: Minifoleja stereo 3,5 mm - Rrjeti LAN - RJ45 (për "Freeview HD")* - DIGITAL AUDIO OUT: SPDIF - AUDIO IN (DVI): Minifoleja stereo 3,5 mm Anash televizorit - CI: Ndërfaqja CI - USB - ANTENA E TELEVIZORIT: Koaksiale, 75 om (IEC) * Foleja e rrjetit është vetëm për modelet në Mbretërinë e Bashkuar 32PHS4503, 43PFS5503 Televizorë të serive 5505, 5525, 5535 (24 inçë) Për 24PFS55x5 Poshtë televizorit - VGA - AUDIO IN (DVI/VGA): Minifoleja stereo 3,5 mm - Kufjet: Minifoleja stereo 3,5 mm - Satelitori - DIGITAL AUDIO OUT: SPDIF Anash televizorit - CI: Ndërfaqja CI - USB - ANTENA E TELEVIZORIT: Koaksiale, 75 om (IEC) Mbrapa televizorit - HDMI 1 ARC: Kanal kthimi audioje HDMI - HDMI 2 Për 24PFT55x5 Poshtë televizorit - VGA - AUDIO IN (DVI/VGA): Minifoleja stereo 3,5 mm 51
Markë:
Philips
Produkti:
Nuk kategorizohet
Modeli/emri:
43PFS5505
Lloji i skedarit:
PDF
Gjuhët e disponueshme:
Shqiptar